Nje cift ne lendine perqafuar

Tri dimensionet e jetës në çift: Unë, ti, ne !

Një çift i ekuilibruar apo në një marrëdhënië të shëndetshme, shfaq gjithmonë një qasje tridimensionale ( unë, ti, ne), në të cilat ( dimensione) ka një respekt të madh për hapësirën personale.

Mungesa e vetëbesimit, mungesa e edukimit seksual, ose nje edukim seksist, por gjithashtu dhe idealizimi i dashurisë romantike, mund të cënojnë ekuilibrin në raport.

Shumë shpesh kur flas me ju në mesazhe, më duket sikur, pavarësisht gjinisë jeni të lodhur dhe pa energji, jeni të fiksuar apo të projektuar në dimensionin ( ne) ose ( ti) por jo në dimensionin ( unë).

Ndjenja e fajit për sjellje egoiste, të shtrengon sa herë që ke nëvojë për kohë për veten ( fizike apo spirituale), duke krijuar një ndjenjë frustrimi dhe më pak disponibilitet për çiftin. Ka raste ku akumulojmë dhe mbledhim aq shumë gjëra për të thënë duke shperthyer dhe duke cënuar harmoninë në çift dhe duke u ndjerë përsëri  në faj. Ndjenja e fajit na bën që të akumulojmë dhe të ruajmë ekuilibrat e vjetër deri në shpërthimin e rradhës. Kjo situatë nuk i bën mirë as individit as çiftit.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.