zemra

Dy fytyrat e dashurisë: romantike dhe e pjekur

Shumë prej nesh dhe për shkak të përrallave apo filmave vizatimorë, dhe jo vetëm, rriten me ideale të ndryshme rreth dashurisë në çift duke besuar te fjalia: “ dhe jetuan përgjithmonë të lumtur”. Ndërkohë realiteti dhe jeta e vërtetë është shumë ndryshe dhe për ketë arsye është e rëndësishme që të zhvillojmë një tjetër perceptim dhe mendim për dashurinë, një përceptim më të pjekur.

Po e nis nga diferenca midis dashurisë romantike dhe dashurisë më të pjekur.

Në dashurinë romantike:
  • Mendojmë që duhet jetuar vetëm me zemër
  • Mendojmë që do jetë përgjithmonë
  • Mendojmë që vuajtja individuale do vlerësohet me ndonjë çmim special
  • Mendojmë që personi tjetër do të ndryshojë
Në dashurinë e pjekur
  • Jetohet me mendje dhe zemër
  • E ke te qartë që “ përgjithmonë” nuk ekziston
  • Je i vetëdijshëm që mirëqënia e çiftit “është një partneritet” që kërkon angazhim nga të dyja palët
  • Pranohen limitet e personit tjetër pa e idealizuar

Kjo është vetëm një brief e kësaj tematike që është sigurisht më e gjerë. Jeni dakord me atë që them unë?

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.