Tërheqja midis seksit dhe vdekjes

Shpërndaje

Keni vënë re që në filmat horror amerikanë, kulmi i një skene seksi shpesh “prishet” nga vdekja. Sipas meje kjo nuk ndodh  vetëm sepse amerikanët janë trashëgimtarë të puritanizmit të baballarëve të tyre themelues. Ata shfrytëzojnë atë eksitimin që mund të çojë në shkatërrim e mbi të cilin Frojdi ka shkruajtur dhe një vepër: “Përtej parimit të kënaqësisë”, duke u inspiruar nga filozofi Empedokli. Ky kishte evidentuar dy koncepte kozmike që i shërbenin për tu aplikuar në biologji: philia ( dashuri, miqësi) dhe neikos ( urrejtje, inat). Të dy, jetojnë në një luftë të vazhdueshme, i pari bashkon elementët ( lindja), i dyti i ndan ( vdekja).  Këtu lind instikti i erosit, instikti i ketes, thanatos, instikti i shkatërrimit dhe vdekjes. I pari është një impuls psiqik dhe fizik që do të shfryjë tensionin brenda trupit njërëzor duke qënë i pakënaqur. Përsëritja e dëshirës sjell vuajtjen e cila shuhet vetëm nga vdekja. I dyti e sjell njeriun në nje stad pa mendim. Sipas psikoanalistit janë dy të kunderta, në luftë të vazhdueshme.

Në fakt vetë principi i erosit gjithmonë është përfaqësuar në mënyrë jo shumë pozitive. Historitë që  përfshijnë një pasion të madh ose një dashuri të thekur perfundojnë gjithmonë shumë keq. Sepse jashtë martesës së bekuar nuk mund të ekzistonte asgjë tjetër. Shembull i famshëm, Romeo dhe Zhulieta. Publiku adhurontë këto histori, sepse kërkonte një konfirmim të realitetit që jetonte.  Vetëm monotonia sjell siguri, të tjerat janë mënyra për të hequr mendjen , rrezik ose maksimumi, argëtim. Të zhytesh plotësisht në një gjë e cila të bën të humbasësh arsyen është si të hidhesh ne vrimën e zezë të vdekjes, pa u kthyer.

Dëshira për histori të tilla, ekziston dhe në kohën tonë, sidomos histori të tipit dark romance. Buffy nuk mund të bënte dashuri me vampirin Angel, sepse një mallkim do e transformonte në versionin më të keq të vetes. Ishte një metaforë për të thënë që adoleshentët duhet të qëndrojë larg seksit, përndryshe djali apo burri do ta kishte paragjykuar si një të përdalë.  I njëjti motiv në Twilight, në të cilin Bella dhe Edward nuk mund të kryenin marrëdhënie, përndryshe ajo mund të vdiste. Njëjtë edhe për Luciferin, djalli me sexy që ekziston.

Kur bëjmë seks, ndonjëherë mes atij vrulli dhe afshi, kërkojmë vdekjen, në kuptimin e pushimit të mendjes. Një kënaqësi kaq e madhe që ndalon aktivitetin celebral, që bëhët kaq i bezdisshëm në momentet tona më kafshërore.  Në frëngjisht orgazma quhet “petite mort”, dhe gjatë kohës së Shekspirit, folja “to die”, të vdesësh, do të thoshte dhe të arrije orgazmën. Edhe sot, nënkupton diçka që të pëlqen shumë.

Të vdesëh për të rilindur, më të freskët dhe të shkathët, si mbas një kafeje të mirë, ose të qetë dhe relaksuar, ose të mërzitur nga depresioni post orgazëm. Ndonjëherë në seks kërkojmë apnenë, sepse nuk ndjejmë plotësisht kënaqësinë. Më shumë dhemb, më shumë ndjejmë kënaqësi. Për këtë arsye ekzistojnë dhe dominatorët, si profesion i vërtetë. Në botë, jo këtu te ne, ku Elvis Naçi ka zënë vendin e shtetit social, kuptohet.

Sipas meje, vdekja është tabu më e madhe se seksi. Nuk e pranojmë. E mbyllim nëpër varreza, apo vazo, pa e parë në të vërtetë në fytyrë, sepse na kujton fatin tonë organik: ti kthehemi tokës. Bakterët që shpërbëjnë një kufomë, janë të gjalla, dhe materia që shpërbëhet, ushqen dheun. Sepse jeta dhe vdekja janë në të njëjtën linjë, ndiqen, përqafohen dhe kompletohen. Si dy dashnorë, pasioni i të cilëve nuk tolerohet nga askush. Midis hyjnive antike ka pasur disa që përfaqësonin këtë dikotomi fundamentale. Persefone jeton midis dy botëve, bota e përtejme dhe bota tokësore, si për të treguar që jeta dhe vdekja janë të lidhura bashkë. Disa hyjni azteke janë gjithashtu të përfaqësuar nga skeletra, si simbol i pjellorisë, shëndetit dhe kamjes. Sigurisht civilizimet më arkaike kishin një raport më natyral me zonjën vdekje.

Fakt është që nuk mund të lidhemi me arsyen me forcë, sikurse nuk mund të jetojmë gjithmonë në një gjendje lirie të plotë dhe braktisje mendore. Kur shkruajmë, interpretojmë, vizatojmë, duhet patjetër të arrijmë një status katarse, një purifikim të dhimbjes, pra të vdesim për të rilindur. Të pranosh impulset personale ndaj vdekjes, shërben për të jetuar në mënyrë më intense dhe të vërtëtë jetën. Duhet të shohim në fytyrë vdekjen dhe ta marrim ashtu si është: jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...