Puberteti: ndryshimet tek vajzat dhe djemtë

Shpërndaje

Puberteti është periudha kur njeriu kalon nga fëmijëria në adoleshencë; periudha e moshës kur fillon edhe pjekuria seksuale.

Mosha e pubertetit, jo e njëjtë për të gjithë

Ndryshimet e pubertetit nisin kur truri nxit prodhimin e hormoneve seksuale. Edhe pse ndryshimet fizike janë të parashikueshme,  nuk zhvillohen njësoj tek të gjithë adoleshentët. Puberteti zakonisht fillon më parë tek vajzat sesa djemtë. Tek pjesa më e madhe e vajzave puberteti fillon rreth moshës 11 vjeç. Ndërsa për djemtë, puberteti fillon nga mosha 10-14 vjeç. Mosha mesatare është 12 vjeç.

Zhvillimi i gjoksit, shenjë e pubertetit

Zhvillimi i gjoksit është zakonisht shenjë e parë e pubertetit tek vajzat. Fillimisht formohet një gjëndër e vogël poshtë thithkave, që shkakton dhimbje. Këto dhimbje largohen sapo gjoksi të jetë zhvilluar dhe ndryshon formë brenda pak vitesh. Nuk është e pazakontë që njëri gjoks të zhvillohet më ngadalë se tjetri. Djemtë gjithashtu mund të kenë një ënjtje të vogël në gjoks, por që zakonisht largohet brenda 1 ose 2 vitesh.

Djemtë: Ndryshime në organet gjenitale

Shenja e parë e pubertetit tek djemtë është rritja në madhësinë e testikujve. Rreth një vit më vonë, penisi dhe skrotumi fillojnë të rriten. Mund të prodhohet edhe spermë gjatë ereksionit kur ai është zgjuar ose duke fjetur.

030 030 detteSkalSkje1

Rritja e qimeve në pubertet

Pas zhvillimit të gjoksit dhe testikujve, fillojnë të rriten dhe të trashen qimet në trup. Si tek djemtë ashtu edhe vajzat fillojnë të shfaqen qime në sqetulal dhe zonën pubike përreth organeve gjenitale. Qimet tek krahët dhe këmbët gjithashtu fillojnë të trashen. Tek djemtë fillojnë të shfaqen qime edhe në kraharor dhe fytyrë.

906z513 formule zivljenja pubertet

Aknet: Një shenjë e parë e pubertetit

Nivelet e larta të hormoneve gjatë pubertetit shkaktojnë shfaqjen e akneve. Gjatë kësaj faze, gjëndrat dhjamore janë më aktive dhe fëmija djersit ë shumë.

553758 605 450 0 0 0 0

Fazat e fundit të pubertetit për vajzat

1 vit pasi fillon faza e pubertetit, vajzat zhvillojnë shumë në trup. Ato zgjaten, iu zgjerohet kraharori dhe rritet gjoksi. Gjithashtu fillojnë të shtojnë më shumë kilogramë në bark, mollaqe dhe këmbë. Zakonisht vajzat arrijnë gjatësinë maksimale nga mesi apo fundi i adoleshencës.

Vrulli i rritjes: Nga djem në burra

Vrullin e rritjes zakonisht djemtë e kanë më vonë se vajzat. Kjo ndodh 6 muaj pasi fillojnë të zhvillohen qimet në zonën pubike. Në varësi të fillimit të pubertetit, djali mund të mos arrijë gjatësinë maksimale deri në fund të adoleshencës apo fillimin e të 20-ave.

Periodat e para

Vajzave zakonisht iu vijnë periodat mes moshës 10-16 vjeç (gati 2 deri 2 e gjysmë vite pas fillimit të pubertetit). Menstruacionet janë një shenjë që vajzat është fizikisht e rritur dhe e aftë për të ngelur shtatzënë. Nëse vajzës nuk i vijnë periodat deri në moshën 16 vjeç, atëherë duhet konsultuar me mjekun specialist.

maxresdefault 1

Puberteti shkakton trashje të zërit

Nga fundi i pubertetit zëri i djemve është më i trashë. Ndryshimet e zërit shkaktohen nga testosteroni, një hormon i prodhuar tek djemtë gjatë fazës së pubertetit. Ky hormon bën që kordat zanore të jetë më të trasha dhe më të gjata, ndërkohë që fillon të rritet edhe fyti. Kjo quhet ndryshe “molla e Adamit”.

Burimi: WebMD

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...