Shpikje në botën e modës dhe bukurisë për të cilat duhet të falenderojmë gratë

Shpërndaje

Shpesh herë, gjatë historisë, emrat e tyre janë lënë në hije nga figurat mashkullore që kanë përvetësuar zbulimet dhe idetë e tyre, por gratë që kanë kontribuar në ndryshimin e botës janë të shumta: nga shkrimtaret, tek shkencëtaret, nga krijueset tek artistet.

Dëshira për emancipim, ka nxitur tek ato nevojën për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën, duke revolucionarizuar një botë të ndërtuar sipas masës dhe me një perspektivë ekskluzive mashkullore.

Sektori i modës dhe bukurisë, për shembull, nuk ka qenë domosdoshmërisht një instrument kushtëzimi dhe kufizimi për gratë, por është dëshmuar të jetë një mjet për t’i lejuar ato të shijojnë lirinë dhe vetëvendosjen shpesh të mohuar.

“Nuk pata kohë të prisja çlirimin e grave dhe kështu e bëra vetë”, i pëlqente të përsëriste Mary Quant, shpikëses së  minifundi; Por ajo nuk është e vetmja që ka pasur një intuitë që mund të përmirësojë, qoftë edhe vetëm duke e zbukuruar atë, jetën e grave.

elizabeth arden 5

Një novatore legjendare, Elizabet Arden, themeloi industrinë amerikanë të bukurisë pothuajse 1 shekull më parë.

coco 1

Coco Chanel është një nga stilistet më të njohura, për fustanin e zi tub, çantën me tegela, buzhuteritë e kostumeve dhe parfumin fenomenal Chanel 5.

ab7c07c 1681388039592 gettyimages 104402587
UNITED KINGDOM – JANUARY 01: The fashion designer and creator of the mini skirt Mary QUANT in her appartment in Dracott Place (Chelsea, London) thinking about her next creations. (Photo by Keystone-France/Gamma-Keystone via Getty Images)

Moderne dhe novatore, Mary Quant ka qenë stilistja më ikonike e modës së viteve ’60 duke shpikur minifundin.

caresse crosby mary phelps jacob first bra copy

Mary Phelps Jacob, e njohur më mirë si Caresse Crosby, ishte marrësja e parë  e një patente për sytjena moderne. Ajo ishte gjithashtu një mbrojtëse amerikane e arteve, botuese dhe aktiviste e paqes.

46 194859874

Në fillim të viteve ’30, Helene Winterstein Kambersky, zhvilloi maskarën e parë të papërshkueshme nga uji në botë.

hcdlcgb ec151

Zonja C. J. Walker) ishte një sipërmarrëse afrikano-amerikane, filantropiste dhe aktiviste politike dhe sociale. Ajo është regjistruar si milionerja e parë femër e vetë-bërë në Amerikë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness.[1]

Walker e bëri pasurinë e saj duke zhvilluar dhe tregtuar një linjë kozmetike dhe produktesh për kujdesin e flokëve për gratë e zeza përmes biznesit që ajo themeloi, Madam C. J. Walker Manufacturing Company.

sara blakely

Sara Blakely,është një shpikëse dhe sipërmarrëse amerikane që krijoi Spanx, një markë e të brendshmeve të grave për dobësimin e trupit, dhe në vitin 2012 u bë miliarderja femër më e re në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...