ngacmimi seksual te burrat

Po kur është burri ai që nuk do të bëjë seks ? Shenjë burrërie apo ngacmimi seksual ?

Kohët e fundit në Spanjë ka ndryshuar ligji ndaj dhunës seksuale: nëse nuk ka miratim nga partneri, atëherë akti trajtohet si dhunë seksuale. Ndërkohë që në Shqipëri e dijmë si qëndron situata. Dhuna nuk trajtohet si e tillë nëse vajza ka pirë, ishte jashtë duke argëtuar, kishte një veshje specifike e kështu më rradhë. Kjo tregon së sa padituri dhe konfuzion ka ende ndaj dinamikave që verifikohen gjatë një akti seksual midis një burri dhe gruaje, sidomos në humbje të kësaj të fundit.

Por, çfarë ndodh kur është një burrë që nuk dëshiron një raport seksual ?

Shoqeria jonë padyshim që ende bazohet në disa skripte seksuale, osë një bashkësi stereotipesh që karakterizojnë sjelljen seksuale te individët. Në rastin e burrave këto rregulla i vendosin gjithmonë në rolin e partnerit aktiv, gjithmonë i gatshmë të fillojë një akt seksual, i gatshëm dhe me prirje mos refuzimin e kërkesavë të një gruaje. Nisur nga të gjitha këto duket pak e çuditshme që një burrë të refuzojë apo mos dëshirojë akt seksual me një grua.

Një studim i Quinn-Nilas i publikuar në Psycology of Men and Masculinity, në të cilin u hetua mënyra se si burrat përshtaten me konceptin e seksit pa dëshirë;  pjesa më e madhe e pjesëmarrësve është përgjigjur duke thënë që ka pranuar raportin seksuale dhe nëse nuk e ka dashur vërtetë, dhe arsyet e dhëna lidhen me dy faktorë: seks pa dëshirë në marrëdhënie rastësore dhe seks pa dëshirë në marrëdhënie romantike.

Përsa i përket seksit  gjatë një marrëdhënie romantike, dalin në pah disa faktorë që kundërshtojnë seksin pa dëshirë: sepse në brëndësi të një marrëdhënie, interesi dhe dëshira e partnerit vendosen në vëmendje duke decentralizuar rëndësinë që i jepet sferës seksuale. Të kesh një akt pa dëshirë trajtohet si një akt altruizmi ndaj partnerit; nuk ka presion shoqëror, por si një detyrë ndaj përsonit që duam.  Në kuadër të respektit të reciprocitetit, burrat mendojnë që ndonjëherë është ok të themi dhe jo, sidomos nën pritshmëritë e një partnereje shumë tolerante dhe kuptuese.

Përsa i përket raporteve rastësore, për burrat, seksi pa dëshirë është në fund të ditës një mënyrë për të patur më shumë eksperiencë, bazë kjo e ndjenjës së kompeticionit që zhvillohet mes tyre. Një individ që ka patur shumë eksperienca seksuale sidomos me gra të bukura, përfiton disa benefite shoqërore si psh pranimi dhe njohja e burrërisë; kjo është një arsye e fortë për të qënë i larguar dhe margjinalizuar nga grupi i burrave virilë, padyshim dhe refuzimi i një raporti seksual.

Një faktor i rëndësishëm që del nga kjo dinamikë është dhe alkoli: konsumi i alkolit përpos faktit që është një shenjë burrërie,  trajtohet dhe si mënyrë për të larguar ndrydhjen, modifikuar pritshmëritë seksuale ndaj kërkesave të pa dëshiruara duke ulur standartin e tërheqjes. Alkoli në këtë rast edhe se ndoshta jo në lidhje të drejtëpërdrejtë, mund të jetë shumë  vendimtar për sjellje të rrezikshme që mund tëpasojnë me sëmundje seksualisht të trasmetueshme ose shtatzani të padëshiruara. Mos harroni të mbroni veten tuaj dhe partnerin. Ndërkohë që pjesëmarrësit në studim kanë thënë që një raport seksual në ndikimin e alkolit, është më pak i kënaqshëm, sepse është më e vështirë të menaxhosh situatën në gjendje të dehur.

Perceptimi i pasojave rreth raporteve seksuale pa dëshirë, përfshin vetëm këto dy mundësi. Shumë burra, normalisht i japin rëndësi të madhe miratimit të gruas për kryerjen e një raporti seksual; por nuk kanë të njejtin respekt dhe rëndësi për veten, duke mos menduar më tutje për shëndetin e tyre seksual por dhe për faktin që bëhen viktima seksuale.

Kështu që idea fillestare është që burrat nuk mund të ngacmohen dhe kjo i bën më pak të prirur që të raportojnë episode dhune seksuale. Në fakt kjo i bën të prirur të besojnë që diçka nuk shkon me seksualitetin e tyre dhe pritshmërive që kanë.  Prandaj është e rëndësishme të edukojmë të gjithë, dhe burrat , mbi rrezikun e seksit pa dëshirë, më synimin e uljes së stigmës, në mënyrë që edhe ata të ndihen të sigurt në raportimin e dhunës seksuale. Kjo temë është shumë delikate sepse historikisht gratë kanë duruar dhunime, përdhunime në grup, nga ana e të njohurvbe apo panjohurve, në luftë apo në përditshmëri, për të arritur në feminicid apo vrasjen e grave kaq të përhapur në të gjitha kulturat sot në botë. Të kuptojmë më mirë fenomenin e ngacmimeve dhe dhunës në çdo hije të saj, është e domosdoshme dhe një detyrë e çdo shteti i cili ka dëshirë të trajtohet si civil dhe human. LOVE

Zhaklin Lekatari

4 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Pergezime per blogun. E kam zbuluar kohet e fundit dhe me pelqen shume te lexoj nje blog informativ,jo vetem shqip, por shqiptarçe (i pershtatur dhe ne kulture dhe mendesi).
    Nuk mund te them se kam shume eksperience po me aq sa i njoh meshkujt shqiptar dhe me aq sa kam degjuar apo lexuar, veshtire te thone jo. Kjo jo nga mospelqimi per vajzen apo gruaja, por nga “pangopja” nese me lejoni ta quaj keshtu (qe mund te arsyetohet se vjen nga mungesa e seksit nder vite dhe parja e tij si nje gjest i fshehte, i papranuar hapur dhe dicka e piste… ~insert ketu te gjithe faktoret shoqeror e psikologjik te mentalitetit shqiptar qe na ka rritur sikur seksi eshte gjeja qe nje mashkull ka per detyre ta kerkoje dhe nje femer t’ja mohoje- gje qe sjell shume probleme kue fillon mendohet qe: ja ka aejfi po ben te veshtiren. Dhe ketu zbehet vija shume e trashe dhe kategorike e dhunes seksuale). Ketu do te doja te zgjateshe dhe ndoshta te hulumtoje e beje nje post te ri. Pse meshkujt shqiptarë jane kaq “te pangopur”.
    Ama nga ana tjeter mund te them se kur vjen puna ke vajza apo gra qe s’u pelqejne, meshkujt jo vetem qe i thone jo, por edhe i ofendojne para ose pas kraheve (se kane parasysh ate vajzen ideale, pavaresisht se dhe ata vete lene shume per deshiruar).
    Ne perfundim mund te them qe meshkujt shqiptarë (e perseris se mendoj qe ka shume te beje kultura lidhur me seksin) nuk e kane problem te thone jo kur nuk i intereson. Por kryesisht ideja e tyre eshte: si mund te refuzosh seks kur te vjen ne dere? Edhe nqs nuk je ne qejf, vjen ne momentin kur te propozohet. Me kujton veten (qe kam shume neps) kur edhe pse skam ndermend te ha dicka, po pashe dike tjeter qe ha ose nqs me ofrohet direkt me vjen oreksi. Ndjese per zgjatjen. Love.