Përveç se prindër jeni edhe çift: 10 rregullat e arta që të keni hapësirën tuaj

Shpërndaje

10 rregulla për lumturinë e mamit dhe babit

Si të ia bëjmë që mos harrojmë çiftin ? Si të ia bëjmë të mos harrojmë faktin që përpos rolit të prindit,  burri dhe gruaja janë çift dhe qëndrojnë sëbashku sepse e kanë zgjedhur dhe sepse e duan. Prandaj mund të rikujtojmë bashkë 10 rregulla shumë të thjeshta që dime, por që harrojmë të kryejmë.

  1. Merrni frymë bashkë.

Merrni frymë dhe dilni nga roli i prindërimit. Të paktën ndonjëherë.2

2. Shikoni veten në pasqyrë.

3. Shikoni partnerin tuaj

Mundohuni të shikoni njëri-tjetrin në sy dhe kur tjetri nuk e ka mendjen dhe është i zënë me punët e përditshmes.

4. Dëgjoni njëri-tjetrin.

Dëgjoni njëri-tjetrin dhe mendohuni para se të flisni.  Mos harroni që fjalët shërbëjnë për të hapur një dialog, jo për ta mbyllur atë.

5. Krijoni momente intimiteti në të cilat jeni afër dhe qeshni për gjërat e njejta.  Jini të vetëdijshëm kur ndodh kjo dhe mos merrni asgjë për të mirëqenë.

6. Krijoni momente bashkëpunimi duke i dhënë mundësinë tjetrit të të ndihmojë. E di, nëse e bëni vetë e bëni më shpejtë dhe ndoshta më mirë, por para se të ishit bashkë askush nuk ju tha që do ishte e lehtë. Për të pasur një marrëdhënie duhet të jeni një skuadër.

7. Seksi është i rëndësishëm. Por nëse për ndonjë arsye njëri nga të dy refuzon, flisni dhe vendosni një intimitet në nivele të tjera.  Mundohuni të kuptoni partnerin dhe përkedhelni njëri- tjetrin sa herë që është e mundur, mbi divan apo duke parë një film. Herët ose vonë  fwmijwt do të flejnë.

8. Një fëmijë të ndryshon shumë. Jeta të ndryshon. Komunikimi është i rëndësishëm sepse na bën të jemi në hap me ndryshimet. Nga ana tjetër ndryshimet bëjnë çdo gjë më interesante.

9. Të kesh mosmarrëveshje është normale, por mundohuni mos të mbyllni derën. Merrni kohë dhe merrni frymë. Merrni frymë dhe komunikoni.

10. Kënaquni sëbashku. Më fëmijët apo vetëm ju të dy. Buzëqeshja dhe surprizat e ndryshme e bëjnë jetën më të bukur.

Investoni dhe integroni në marrëdhënie të gjitha gjërat që doni, në këtë mënyrë do të jepni më të mirën nga vetja dhe do e mbushni marrëdhënien me vlera pozitive. Mos harroni që do ketë edhe gjëra më pak të mira që mund të zgjidhen me komunikim.  Për të pasur një marrëdhënie të mirë në dyshe duhet pasur një marrëdhënie e mirë me veten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...