Lufto padijen duke marrë njohuri bazike mbi aparatin riprodhues mashkullor

Shpërndaje

Aparati riprodhues mashkullor është bashkësia e organeve dhe strukturave që kanë si funksion riprodhimin seksual.  Gjenitalet mashkullore zhvillohen brenda dhe jashtë trupit.

Në pjesën e jashtme ne shohim penisin që përfshin: trupin, kokën dhe prepuzion ose lëkurën e lafshës ( te ata që nuk janë bërë synet) dhe scrotumin ( qeska që mban testikujt) në pjesën e poshtme.

Penisi është i përbërë nga

  • Trupi: tre trupa sfungjerorë plot me enë gjaku të cilat gjatë eksitimit mbushen me gjak duke mundësuar ereksionin. Prandaj për djemte ka shumë rëndësi, sporti, ushqimi, qarkullimi i gjakut, sepse nëpërmjet këtyre tre trupave sfungjeror ndodh ereksioni.
  • Koka: është një pjesë shumë e ndjeshme në të cilën ndodhet pjesa më e madhe e mbaresave nervore. Kjo është pjesa që ndien më shumë kënaqësi, por dhe pjesa që ndien më shumë dhimje. Rreth kokës së penisit ndodhet ajo që quhet “kurora”, një tjetër pjesë shumë delikate. Midis trupit dhe kokës ndodhet një palosje gjatësore që quhet “frenuli”, edhe kjo pjesë shumë delikate. Lëkura që mbulon kokën quhet prepuzio ( lëkura e lafshës) dhe është lëvizëse në kuptimin që mund ta tërheqesh poshtë për nevoja higjienike ose gjatë ereksionit. Kjo është lëkura që hiqet gjatë synetit.
  • Scrotumi ( një fjalë që adhuroj)  është si një qese muskulore ( sepse kontrollon dhe ngritjen dhe zbritjen e testikujve, per shembull nga ndryshimi i motit) e ndarë në dy pjesë, testikujt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...