gender gap

Në cilin shtet është më mirë që të lindësh nëse je vajzë/grua ?

E keni pyetur ndonjëherë veten se në cilën pjesë të botës është mirë të lindësh nëse je grua ? Përgjigjen e marrim nga raporti i Global Gender Gap, i vitit 2021,  përgatitur nga Forumi Ekonomik Botëror .

Si fillim po ju shpjegoj se çfarë është gender gap: ose diferenca ekzistuese midis burrave dhe grave në sektorë të ndryshëm të jetës shoqërore, të cilët kanë një impakt shumë të madh në jetën e përditshme ( shëndeti, edukimi, punësimi, aksesi në aktivitete politike dhe ekonomike).

Për çdo shtet, raporti fikson një vlerë standarte në pabarazinë gjinore, duke u bazuar në kritere ekonomike, politike, edukuese dhe shëndetësore,  duke dhënë klasifikimet për çdo shtet. Ky raportim ka filluar të bëhet në vitin 2006 më qëllimin jo vetëm monitorimin e  pabarazisë, por dhe për të projektuar politikat e duhura për ta luftuar.

 Në renditjen e përgjithshme, Shqipëria është në vendin e 25 dhe nga viti i kaluar ka humbur 5 pozita. Asnjë vend nuk ka arritur deri tani barazinë gjinore. Kuptohet që duhet shumë kohë për ta arritu këtë, por sipas studimeve të bëra nga GIWPS ( Instituti i Georgetown për gratë) dhe nga PRIO ( Instituti i paqes në Oslo) shtetet kanë tëndencë të jenë më paqësore dhe të zhvilluara,  kur gratë i kanë të gjithë të drejtat e barabarta me burrat.

Shohim pra situatën botërore sipas World Economic Forum

Vendet nordike, janë më mirat

  1. Në vend të parë Islanda për herën e 12-të, ku ligjet imponojnë paga të barabarta për burra dhe gra që japin shërbimet e njejta.  
  2. Në vend të dytë Norvegjia , ku gratë kanë të drejtë të marrin 35 javë leje lindjeje të gjitha të paguara.
  3. Në vend të tretë, Finlanda, vendi i parë evropina ku gratë kanë votuar.
  4. Në vend të katërt, Suedia, vendi me më shumë  gra ministre.  

Vendet e Azisë jugore përsëri janë vendet më të këqija, Pakistan, Irak, Yemen, Afghanistan.

Studimi gender gap vlerëson shumë dimensione dhe sektori ku gratë janë më pak të përfaqësuara, është padyshim politika. Megjithatë pabarazi të mëdha ka dhe në angazhimin dhe pavarësinë ekonomike.

Mesatarish rreth 78% e burrave adultë janë forcë pune, ndërkohë që vetëm 55% e grave janë aktive në punë. Vetëm 18,2% e kompanive në botë janë të drejtuaar nga gratë. Në fakt në shumë realitete gratë kanë më pak  përparësi sesa burrat për të aksesuar kredi, duke mos i lejuar që të hapin kompani apo të zgjerojnë aktivitetin e tyre financiar. Për shembull në 72 vende të botës, gratw  që i përkasin një grupimi të caktuar social nuk kanë  ende të drejtë të hapin një llogari bankare.

Një tjetër aspekt që ndihmon në rritjen e pabarazisë midis gjinive është puna në shtëpi, asistenca familjare e cila është e papaguar. Sigurisht që ndryshimet shoqërore kërkojnë kohë për t’u zgjidhur,  por ato duhet medoemos të shoqërohen edhe me politika që ofrojnë zgjidhje efektive: pwr shembull hapja e kopshteve në kompani apo leja e lindjes për burrat. Të gjitha këto do ishin mundësi të mira për zhvillim apo për të rritur impaktin në karrierën e grave.

Përsa i përket edukimit, janë 35 vende që kanë arritur barazinë e plotë.

90,4 % e vajzave në botë, midis moshës 15-24 vjeç janë analfabete, ndërsa 88, 2% e tyre kanë  vetwm arsim fillor. Në nivele më të larta edukimi pjesëmarrja është edhe më e ulët për të dyja gjinitë: vetëm 66% e vajzave janë të regjistruara në institucione të arsimit të mesëm dhe vetëm 40,6 % në arsimin e lartë.

Pika e fundit e analizës është shëndeti dhe jetëgjatësia: Pakistan, India, Vietnami dhe Kina janë të fundit e listës, e përkthyer ndryshe janë të gjitha vende kur gratë nuk kanë aksesin dhe shërbimin e duhur në krahasim me burrat. Pavarësisht kësaj tashmë është fakt idea që gratë jetojnë më gjatë përpos Kuwaitit, Bhitan dhe Bahrainit.

Si pozicionohet Shqipëria ?

Në listën globale të përgjithshmë të pabarazisë mbajmë pozitën e 25-të, pesë më pak nga viti i kaluar.  Përsa i përket mundësive ekonomike kemi vendin e 35-të, në mundësi edukimi kemi vendin e 42-të, shëndet dhe jetëgjatësi mbajmë vendin e 147, ndërsa në angazhim politik mbajmë vendin e 30-të.

Progresi në botë

Bazuar në datat e 107 shteteve nga viti 2006 deri nw vitin 2021, pabarazia gjinore këtë viti është 22,3 % që është 2,4 pikë më pak dhe më keq se vitet e tjera. Ky rezultat na kthen në vitin 2014 dhe përkthehet  në ulje të rritjes së zhvillimit pozitiv, që është vetëm 0,5% për vit. Si rezultat do të na duhen dhe 145,5 vite për të mbyllur këtë pabarazi, hapa mbrapa në krahasim me rezultatet e vitit të kaluar.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.