gender norms

Patriarkati dëmton dhe burrat; nuk e beson ?

Kam dyshime nëse këtë shkrim duhet ta nis duke thënë që fëminizmi i duhet dhe burrave ( ndonëse them që fjalën mund ta zhdukim duke u fokusuar te individi) apo që patriarkati dëmton dhe burrat ?

Po, sepse stereotipet gjinore ekzistojnë dhe për burrat që në fund krijuan pushtetin patriarkal, nuk e kam fjalën për ata të sotmit që e trashëguan, por për ata që e ngritën, themeluan dhe dogmatizuan. E kam fjalën për rregullat dhe konstruktet shoqërore që krijojnë idenë apo rregullat e të qënurit burrë. ( Kujdes shpesh herë dhe unë e bëj këtë gabim). Shame on me!!! Sipas këtyre rregullave një burrë është:
  • Një i fortë
  • Dominant
  • Ambicioz
  • Nuk mbështetet tek të tjerët, janë të tjerët që mbështeten tek ai
  • Nuk tregon pasiguri, fsheh pasigurinë
  • Kontrollon emocionet
  • Nuk kërkon ndihmë, por jep ndihmë

Të gjitha këto ide, që bëhen besime, dhe më pas rregulla shoqerore dhe realitete, përkthehen në sjellje të cilat anashkalojnë emocionin , vulnerabilitetin apo anën njerëzore ndaj burrave duke sjellë pasoja serioze në shoqëri.

Cfarë pasojash mund të sjellë kultursa machiste ?
  • Më shumë fshehje emocionesh
  • Ankthi nuk shprehet, por mbahet brenda si një vetë-stigmatizim
  • Nuk kërkohet ndihmë kur është e nevojshme
  • Stres psikologjik
  • Sjellje të rrezikshme si abuzimi me alkol, apo droga të tjera
  • Refuzim i ndihmës
  • Rritje të ankthit dhe parehatisë
  • Mundësi më të mëdha për ” data-type=”URL” data-id=”“>studime kanë krijuar një lidhje midis shfaqjeve të kësaj kulture mashkullore dhe machiste me nivele të ulta të higjienës mendore dhe kërkesës për të kërkuar ndihmë.

    Nëse mendoni që nuk ka lidhje kjo që po them, gaboni, sepse shpesh herë të ndihesh një burrë i vërtët, një burrë me tre “rr” ose një burrë me “B” të madhe, krijon paragjykim ndaj vetës, apo mospranim të emocionioneve apo te menaxhimit të tyre.

    Të kërkosh ndihmë ( sidomos rreth shëndetit mendor) është ende një stigmë për shoqërinë. Problemet me shëndetin mendor, por sidomos kërkesa e ndihmës shikohet si një miratim i brishtësisë, apo vulnerabilitetit që kundërshton kulturën burrërore të ndërtuar nga shoqëria.

    Të dhënat që këmi flasin dhe tregojnë që vetëvrasjet kryhen më shumë nga burrat.

    Në Shqipëri nga viti 2018 deri në vitin 2020 kemi një rritje të tyre. Sipas të dhënave nga Instat, numri i personave të vetëvrarë ka arritur në 7,5 për 100 mijë banorë nga 5,4 që ishin në vitin 2016. Këto të dhënat i referohen vitit 2020. Numrin më të lartë të vetëvrasjeve e kanë burrat, por në vendin tonë ka një rritje të fenomenit edhe tek gratë me 14% më 2019. Më të ekspozuar ndaj vetëvrasjeve është grup-mosha 55-69 vjeç me 28% të totalit të vetëvrasjeve, ndërsa Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë në raport me popullsinë. Në rang global, të dhënat mbi vetëvrasjen e burrave janë dyfish më të larta se ato të grave. 

    Jam e vetëdijshme që arsyet mbas vetëvrasjeve janë të shumta dhe nuk mund të gjeneralizohet, por situata shoqërore dhe ekonomike, por dhe presioni dhe pritshmëritë e shoqërisë ndikojnë në mireqënien e përgjithshme të një individi.

    Mara Granau, që është drejtoresha ekzekutive për Qëndren e vetëvrasjeve në Canda, thotë që shumë varet nga edukimi që kemi parë në fëmijëri dhe mënyrat që kemi mësuar për të shprehur veten dhe emocionet tona. Nuk besoj është sekret që zakonisht flasim për ndjenja dhe emocione më shumë me vajzat sesa me djemtë. Janë pikërisht këto sjellje që krijojnë steretipet gjinore që pastaj janë të rrezikshme për djemtë dhe vajzat. Sepse nëse presim që një burrë të jetë i fortë, sy patrembur, i aftë, i gjindshëm, i shkathët, njësoj presim që një grua të jetë e brishte, e embël, e ndjeshme, që e ka të nevojshme të jetë e mbrojtur nga një burrë i vërtetë.

    Të gjitha këto sjellje krijojnë presion dhe ankth të madh ndaj djemve dhe vajzave duke krijuar dy modele të ngurta ku shpesh herë nuk e gjejmë veten. Personalisht mendoj që një burrë i vërtetë është dikush që di të pranojë dhe të jetë vetja dhe mos ketë frikë të thotë mendimin e vet dhe nëse ka gjithë shokët kundra. Për mua një burrë i vërtetë është ai që është në lidhje visherale dhe me emocionet e veta pa frikë të shprehë atë që është esenca e vërtetë e tij.

    tabu.al

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Titulli i pageses

Subjekti i pageses
Vendosni emailin tuaj:

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.