childfree

Individë pa fëmijë: një udhëtim midis edukimit qytetar dhe edukimit seksualo-dashuror

“ Do vijë dita dhe do pendohesh”, “ Je njeri shumë egoist”, “ Prit je grua, do të vijë instikti i mëmësisë”. Janë disa nga frazat që dëgjojnë, midis tyre dhe unë, të gjithë ata që nuk e shohin prindërimit si një detyrë shoqërore.

Sot në botë thuhet “ childfree”, për të nënkuptuar të gjithë ata persona që janë pjellorë, por që zgjedhin të mos kene fëmijë; ose dhe ata që nuk janë, por që nuk e kanë problem që janë. Kjo lëvizje e tillë që përfshin të gjithë ata që nuk duan fëmijë, në Amerikë ka nisur para një dekade, kështu që e imagjinoni dhe vetë që në Shqipëri përpos ndonjë zëri sporadik si i imi apo ai i Iva Tiços, nuk ka zënë shumë vend. Është e vështirë të bindësh njerëzit që mund të ndihesh i realizuar edhe nëse nuk ke fëmijë, nëse nuk je çift, ose nëse je çift pa fëmijë. Është gjithashtu shumë e vështirë të kesh të dhëna të sakta, por sipas një studimi të publikuar në librin Finnish Yearbook of Population Research në Evropë, mesatarja e individëve ndërmjet 18-40 vjeç, që nuk do të ketë fëmijë është 11%. Një nga arsyet se pse është e vështirë të llogarisësh një të dhënë të tillë, është padyshim stigma sociale. Sidomos në vende tradicionale dhe patriarkale si i yni, ku seksualiteti i gruas është i kriminalizuar dhe kur roli i saj është i vazhdimësisë së species.

Po kush janë ata që nuk duan fëmijë ? Cilat janë arsyet e vërteta se pse ata nuk duan të sigurojnë vazhdimësi ? Janë njerëz që zgjedhin të mos kenë fëmijë edhe se kanë marrëdhënie shoqërore të kënaqshme ? Apo kanë bërë këtë zgjedhje sepse janë single dhe nuk gjejnë dot gjysmën tjetër ? Si e jetojnë seksualitetin e tyre ?  Kam shumë pak të dhëna për Shqipërinë, edhe në mesin e miqve të mi. Nëse hyni në forume të huaja, disa thonë që kanë qënë të tillë që në fëmijëri, disa të tjërë që kanë frikë nga shtatzania dhe lindja, të tjerë nuk duan fëmijë në një shoqëri kaq toksike dhe të sëmurë. Për të gjithë këta ka mundësi për vetë-sterilizim, si më qenin apo macen, mbyllja e gypave të Fallopit apo vazektomia për burrat.  Të gjitha këto janë operacione një drejtimëshe, pra që njëherë e bën atë zgjidhje dhe nuk ke më kthim mbrapa.

Nga ana shoqërore, subjekti më i cënuar dhe dhunuar është padyshim gruaja. Ajo fiton epitete të shumta, si “shterpë” ose si “ njeri që shkon kundër natyrës”, megjithatë dhe burrat nuk janë të paprekshëm. Krijimi i ditës botërore childfree që është 1 gusht, sikur i ka dhënë më shumë fuqi dhe pranim, këtij komuniteti i cili nuk është i lirë ta jetojë jetën sipas dëshirës. Mendoj që ajo që na mungon është ai i shkreti edukim, ose ajo edukatë qytetare, ku mëson të lesh të tjerët të jetojnë jetën e tyre dhe nëse nuk është si e jotja. Vetëm kështu mund të luftojmë stigmën duke i lejuar të tjerët, të jenë ata, që realisht janë, apo duan të jenë. Së dyti, po në të njëjtën vrimë, edukimi seksual, edukimi ndaj dashurisë, duhet të jenë të pavarura nga krijimi dhe vazhdimësia e species. Sot bëjmë seks sepse duam, jo sepse duhet.  Pra akti seksual ka tre arsye:

  1. Riprodhimi
  2. Kënaqësi dhe ndërveprim
  3. Njëra nga të dyja, mund të eksiztojë ose mos ekszistojë

Jetësimi i pikës tre, nuk i heq plotësinë apo ekzistencën, aktit di per se.

Të jesh childfree ( që nuk kanë ose nuk duan fëmjë), nuk është sinonim egoizmi. Përkundrazi, është vetëdijësim kundrejt prindërimit i cili nuk shihet si një detyrim, por si një zgjedhje e lirë.

Zhaklin Lekatari

8 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • PERSHENDETJE ZHAKLINA UNE QUHEM ENDRI JAM 15 VJEC KAM NJE PROBLEM KAM 4 VITE QE MASTRUBOJ CDO DITE A SJELL DEME?KAM NJA 2 MUAJ QE PAS MASTRUBIMIT ME DHEMB PJESA E BARKUT DHE ORGANI GJENETAL BASHK ME TESTIKUJ DHE PJESA E POSHTME E MESIT NJE DHIMBE E PAPERSHKRUESHME QE ZGJATE 3 4 MINUTA?

  • Hey Zhak! Shume e drejte cdo gje qe ke shkruar. Po eshte ne ADN e shqiptarit te fusi hundet te punet e tjetrit dhe te mos shohi punet e tij. Nuk e kuptojne qe prinderimi eshte zgjedhje dhe jo detyrim. Madje kto mendojne dhe qe grate bejne seks vetem per tu riprodhuar jo sepse i pelqen. Grate nuk mendojne kurre per seksin, prandaj duhet te rrijne te virgjera derisa te vije nje hamshor qe do behet burri i saj i cili mburret per eksperiencat e tij imagjinare dhe do ti mesoje si behet seks. Anyway spo e zgjas me.
    PS: Zhaklin mund te besh nje artikull per PMDD dhe te flasesh sepse kam vene re qe ne Shqiperi eshte pothuajse e panjohur. Shume vajza/gra mund te jene duke vuajtur nga PMDD dhe nuk e dijne.

  • Childfree mendoj se nuk ndodh ne Shqiperi pasi mentaliteti i detyron grate te bejne femije pa deshiren e tyre. Duhet shume vite ☹️

    • Pershendetje,

      mendoj qe nuk je e sakte plotesisht. Eshte e vertete qe mentaliteti ushtron presion, por berja e nje femije eshte ceshtje personale. Prandaj ka ardhur koha qe grate mos jene me viktima, por te marrin en dore jeten e tyre dhe te bejne ate qe i ben te ndihen mire.
      Ka shume vajza dhe gra te cilat, nuk kane dhe nuk duan femije. Une jam nje prej tyre.