seksi dhe coronavirus

A mund të marrësh coronavirusin nga seksi ?

Tani që po shkruaj, coronavirus është shpërndarë në më  shumë  se 150 shtete të  botës. Janë  infektuar më  shumë  se 220.000 njerëz, më  shumë  se 8000 kanë  vdekur dhe rreth 69.000 janë  shëruar. Këto numra po vazhdojnë  të  rriten ndërkohë që pandemia tashmë  na ka kapluar.

Ndërkohë  që  ndjekim këshillat e OSHB dhe institucioneve të  tjera, ndërkohë që  mbrojmë veten dhe jemi të  autoizoluar, kemi dëshirë  të  vazhdojmë  të  bëjmë  qejf, të dëfrehemi dhe të jetojmë. Në fakt sipas agjencisë Routers janë rritur shitjet e prezervativave në Kinë, nga ku Covid-19 nisi përhapjen në  gjithë  botën.

Të  gjitha këto na sjellin te pyetja: A mund të  marrësh coronavirus nga seksi? Po nga puthjet ? Po nga seksi oral ?

Përgjigja e shkurtër është  që ekspertët nuk e dinë.  Ajo që ekspertët dinë  është që nga teshtimat apo kolla e dikujt mund të  infektohemi. Prandaj disa vende si Franca, po dekurajojnë njerëzit që të puthen në  faqe.

Por, puthja me parterin është shumë  më  intime sesa puthja me një  mik apo të  afërm. Nga ana tjetër duket logjike që  nëse puth dikë të  infektuar me Covid-19, do sëmuresh edhe vetë, ndonëse ekspertët nuk i dinë  detajet. Ajo çka pohon OBSH ( Organizata Botërore e Shëndetësisë ) është  që  virusi mund të  përhapet nga kontakti i afërt me një  person, ku afërt kuptohet distanca më e pakët së  1m. Ndërkohë  që  kur puthemi i tejkalojmë  këto limite duke e vënë veten në  rrezik nëse partneri mbart virusin.

A është  coronavirus prezent në  lëngjet e tjera të  trupit si sekrecionet vaginale apo sperma ?

Edhe për këtë  gjë  ekspertët thonë  që  nuk e dinë .  Askush deri tani nuk ka bërë  ndonjë  deklaratë  mbi sigurinë e marrëdhënieve seksuale, sepse nuk ka të  dhëna mbi këtë  situatë.

Prandja nëse je i shqetësuar për shëndetin tënd, është  normale të qëndrosh larg parntnerit nëse ai shfaq shenja gripi ose corovirusi. Ndoshta është më mirë të shtyni  planet tuaja deri në një moment të dytë.

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • PËR mathëniet në çift nuk ka problem. Prërderi sa jetojnë flenë bashkë. Nuk ka problem. Ndërsa më fetare të tjera po ja dakord.