Feminizmi

Fjali që nuk duhen thënë në luftën për barazi gjinore

Feminizmi apo barazia gjinore janë ideale të vështira, të cilat duhet të nisin nga vetë vajzat dhe gratë të cilat duhet të tregojnë kujdes jo vetëm në rritjen e fëmijëve, por dhe në raportimin me partnerin e tyre. Mund të them që rruga për të arritur te barazia gjinore është e gjatë dhe e vështirë dhe kërkon vëmendje, lexim, studim dhe vetëdijësim. Prandaj më e mira që mund të bëjmë është të ia nisim nga gjërat e vogla dhe të përditshme, nga të gjitha ato sjellje apo fjali që nuk duhet të themi më.

  1. “ Bashkëshorti më ndihmon në shtëpi – ( a thua është sekretari yt)
  2. “A mund të shoqërosh ti fëmijët në shkollë sot ?”
  3. “ Bravo që po i ndërron pelenat vajzës. “
  4. “ Sot dhe mund të dal sepse gjella është gati.”
  5. “ A do ma shtrosh pak tavolinën ?”
  6.  “ Nuk ka gjë e bëj vetë më përpara sesa të ta shpjegoj ty.”
  7. “ Çorapet i ke te sirtari i parë.”
  8. “Ndize pak furrën se jam rrugës duke ardhur.”
  9. “ Më fal nuk kalova dot nga supermarketi.”
  10. “ Nuk ankohem dot sepse këmishat i hekuros vetë ai.”
  11. “ Mos e vrit mendjen se e bëj unë, shiko TV pa problem.”
  12. “ Si i lan pjatat ai, askush nuk mundet.”
  13. “ Nuk e di pse po atij i qëllon gjithmonë nderja e rrobave. i shkreti.”
  14. “ Lëre se e bëj vetë nuk ka gjë.”

Nëse mendoni që ka fjalë të tjera që nuk duhen thënë, apo fjali të tjera, jeni të lira t’i shtoni poshtë këtij posti.

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • “Burri ka obligime tjera, gruaja ka obligime të tjera” e urrej kete thenie.. Jo grate dhe burrat kane te njejta obligime.