Të ejakulosh 21 herë në muaj, ul rrezikun nga kanceri i prostatës

Shpërndaje

Duket sikur të ejakulosh të paktën 21 herë në muaj ul me 20% rrezikun për t’u prekur nga kanceri i prostatës. Studimi është udhëhequr nga kërkuesit e Universitetit të Bostonit dhe është publikuar në revistën shkencore Europian Urology. Hipoteza e ejakulimit 21 herë në muaj ( e cila largon toksinat ) duket sikur është e akredituar ndonëse nuk është kryer në gjithë popullsinë, por vetëm në një pjesë të saj.


Gjatë studimit janë analizuar 3839 rastë të burrave me kancer në prostatë. Përqindja e burrave që kanë deklaruar një ejakulim mesatar prej 13 herësh në muaj ishte 57% me moshë nga 20 deri në 29 vjeç , përqindje që ndryshoi duke shkuar në 32% nga 40 deri në 49 vjeç.


Me këto numra studiuesit kanë dokumentuar një ulje prej 20% të rrezikut nga kanceri i prostatës për të gjithë ata që ejakulonin më shumë se 21 herë në muaj dhe një ulje prej 26% të rrezikut për burrat në moshë mbi 50 vjeç që kishin ejakulime më shumë se 21 herë në muaj.


Kërkuesit kanë përfunduar duke thënë që “ deri tani ky është studimi më i besueshëm që tregon që ejakulimi ka një rol pozitiv në parandalimin e kancerit të prostatës”. Gjithashtu ata kanë shtuar që “ejakulimi i shpeshtë edhe në mungesë të sjelljeve seksuale mund të jetë një nga mënyrat më pak të kushtueshme dhe pa efekte kolaterale që ndikojnë në parandalimin dhe uljen e tumoreve me rrezik të ulët“.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...