Elektroshoku i penisit, mund të kurojë ejakulimin parakohe

Sa herë që ankohem për shoqërinë injorante që na rrethon, bëj shaka duke thënë që ekzorcizmi dhe elktroshoku janë të vetmet terapi që mund të kthellojnë shqiptarët, por do që tallu sot, tallu nesër, njëra prej tyre doli e vërtetë.

Është një studim, libanez që e mbështet këtë.

Me sa duket, neurostimulimi elektrik i tufës nervore dorsale të penisit, mund të modulojë ejakulacioni duke e vonuar atë. Kërkuesit duke marrë të dhënat e studimeve te tjera, kanë krijuar një protokoll trajtimi për ata që vuajnë nga ejakulimi parakohe.

Ejakulimi parakohe është një shqetësim i ejakulimit që prek 4 burra në 10.

Trajtimet e pranuara deri tani për kurën e këtij shqetësimi janë:

• Trajtimet që vendosen në lëkurë ( me anestetizant local)

• Dhe inibitorët e rinj të serotoninës

Efektet e ketyre terapive mbi ejakulimi parakohe jo gjithmonë janë efektive dhe kanë efekt të shkurtër në kohë, pa përmendur efektet anësore.

Për të kuptuar më mirë studimin libanez, duhet të kthehemi në kohë, dhe të shohim një tjetër studim të vitit 2017, që dokumentoi që neurostimulimi elektrik i nervit tibial të pasëm, nxiste frenimin e kontraktimeve ritmike të dy muskujve që ndikojnë në vonimin e ejakulimit.

Në këtë studim u përfshinë, 12 burra që vuanin nga ejakulimi parakohe. Stimulimi i nervit tibial të pasëm, është kryer në senca nga 30 minuta, dhe pas trajtimit, koha e ejakulimit e pacientëve ka kaluar nga 2.6 minuta në 7 minuta mbas 24 javësh. Pacientët e trajtuar nuk kanë prezantuar ndonjë ngjarje që mund të mos t’i lejonte të merrnin pjesë në terapi.

Nervi dorsal i penisit është një degëzim i nervit pudendal që transmeton sinjalin nga penisi në trungun lombosakral, që ka mundësi të menaxhojë ejakulimin.

Nisur nga këto rezultate, kërkuesit libanezë, nisën studimin e tyrë duke përfshirë pacientë me problemin e njejtë dhe duke kryer elektrostimulimin e nervit dorsal të penisit. Dy elektroda janë vendosur te pjesa e sipërme e penisit, duke vazhduar me tre seksione në javë për 24 javë, gjatë të cilave eletrostimulimi ka vazhduar për 30 min.

Elektroshok për penisin

Rezultatet janë fantastike,sepse tregojnë një përmirësim të dukshëm, nga 0.6 minuta në 5 minuta, mbas 1 viti. Pikërisht këto rezultate brilante të bëjnë të kuptosh që ka ende shumë për të mësuar dhe zbuluar rreth shqetësimit të ejakulimit parakohe. Neuromodulimi elektrik i nervit dorsal dhe i nervit tibial të pasëm, më shumë gjasa do të jetë një terapi serioze alternative për trajtimin e ejakulimit parakohe.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Titulli i pageses

Subjekti i pageses
Vendosni emailin tuaj: