Ejakulimi i vonshëm, një problem seksual i heshtur

Shpërndaje

Kur flasim për problemet seksuale te burrat, zakonisht trajtojmë ( duke përfshirë edhe Tabu Blog) ato që kanë të bëjnë me uljen e potencës seksuale, problemet me ereksionin apo ejakulimin e shpejtë. Në të vërtetë ekziston një tjetër problematikë, e heshtur, që quhet ejakulim i vonshëm, që është definuar nga Master dhe Johnson, si “ pamundësi ejakulimi” e karakterizuar nga shfaqje dhe variante të ndryshme, pra grada të ndryshme serioziteti. Këto variojnë nga ejakulimi gjatë natës ( pra i kryer pa vetëdije) deri te ejakulimi nëpërmjet autoerotizmit apo te ejakulimi i cili vjen nga praktika që kryen partneri.

Të gjithë elementët e tjerë seksualë siç janë: eksitimi apo aftësia e ereksionit, janë të paprekura. I vetmi element që ndryshon, është përgjigja ejakulatore që mund të vijë me vonesë, apo mos të ndodhë  fare.

Mund të ketë arsye të ndryshme se pse kjo ndodh: fizike, psikologjike apo të dyja; ndonëse ato fizike janë më të rralla. Të gjithë faktorët fizikë janë më të rrallë sepse shoqërohen apo ndikohen nga përdorimi i barnave, antidepresantëve, ndërhyrjeve kirurgjikale apo traumave të ndryshme.

Ndërkohë që te faktorët psikologjikë mund të permendin:

  1. marrëdhënien në çift dhe
  2. faktorët psikologjikë që ndikohen nga kjo marrëdhënie.
  3. Mund të mendojnë që vuajmë nga anaorgazma ( mungesa e orgazmës), ndërkohë që thjeshtë nuk dimë si  të dhurojmë kënaqësi ( edhe vetes edhe tjetrit ).
  4. Mund të ketë mungesë informacioni rreth dinamikave seksuale- shpesh herë për shkak të frikës apo ndjenjës së fajit- që nuk lejon eksperimentimin dhe eksplorimin e seksualitetit.
Nëse ndjenja e fajit dhe e frikës kanë epërsi, mund të jetë sepse:
  • Mund të ketë vështirësi në zhvillimin e një praktike masturbimi duke bindur veten që kemi vështirësi në arritjen e orgazmës.
  • Mund të ketë vështirësi komunikimi në çift, rreth nevojave apo dëshirave më të thella
  • Mund të kërkojmë me pavetëdije një partner më  pak joshës dhe si rrjedhojë të evitojmë raportin seksual
  • Mund të kërkojmë raporte seksuale në situata pak të volitshme
  • Mund të mos lejojmë  partneren të na stimulojë në mënyrën e duhur
  • Mund të  na fluturojë mendja në situata të tjera aspak erotike duke humbur sensin e eksitimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...