Mansplaining

Mansplaining ose kur një burrë mendon që e di më mirë se ty

Atdhe, sot do të shpjegoj se çfarë është mansplaining. Po i  drejtohem të gjitha gjinive sepse e di që disa, pavarësisht organit riprodhues që zotërojnë, nuk e dinë. Po e nis me definicionin, që vjen nga gjuha angleze ku “man” do të thotë ( burrë) dhe “splaining” ( fjalë pa kuptim), ajo sjellje që vërehet kur një burrë i shpjegon bashkëbiseduesit gjëra që ai di më mirë. Kjo sjellje është shumë e bezdishme sepse duket sikur ai që shpjegon e merr për të mirëqënë që personi tjetër është pak budalla. Zakonisht është një sjellje që bëjmë më fëmijët: edhe nëse një fëmijë të thotë që di çdo gjë mbi dinozaurët, ti jep shpjegimin tënd.  Pak sepse mendon që është një fëmijë dhe nuk i di të gjitha, pak sepse shijon autoritetin që  të bën të ndihesh mirë  duke i trajtuar të tjerët  nga lartë poshtë, sikur të jenë budallenj. Gallatë eh…. Mansplaining është e njëjta gjë, vetëm që ndodh midis adultëve.  

Por, a ekziston womansplaining ? Sigurisht që po, sepse ka vajza që i japin makinës me shpejtësi, që pinë birrë si me qënë nga Skocia, që shohin futboll, shkojnë në stadium, që bëjnë vrasje apo krime të rënda, ndonëse më të pakta në numër. Unë personalisht përpos mamit tim ( dhe ca grave të tjera jo shumë simpatike) nuk kam rastisur në situata të tipit womansplaining, por kam rastisur në shumë situata ku bëhet mansplaining. Janë situata që më ndodhin sa dal nga shtëpia dhe marr makinën për të ikur në punë.

Kujdes, sepse që të ndodhë një mansplaining duhet që të plotësohen dy kushte:

  1. Kushti i parë është që personi  që merr shpjegimin duhet të njohë mirë argumentin.
  2. Kushti i dytë është që duhet të jetë e dukshme që personi  të njohë mirë argumentin.

Për ta shpjeguar më mirë, nëse je te mekaniku sepse makina jote ka një problem, dhe ai të shpjegon se pse fishkëllojnë frenat e tu, kjo  nuk mund të quhet mansplaining. Problemi pra, nuk qëndron te shpjegimi, por te fakti që bashkëbiseduesi është në dijeni dhe ka njohuri rreth temës apo bisedës. Sigurisht kjo nuk është argument për bezdinë që të krijohet nga informacione apo një shpjegim që nuk ke kërkuar, por shpesh herë mansplaining është vetëm një mënyrë për të hyrë në muhabet.

Siç e ceka më sipër që të kemi mansplaining duhet që të përmbushet edhe pika 2, pra që shpjeguesi të jetë në dijeni që personi tjetër ka njohuri mbi argumentin. Nëse gjatë bisedës, dëgjojmë fraza të tilla si: “ Po e di, kam njohuri mbi argumentin”, ose “e kam shumë të qartë këtë temë” dhe shpjegimi vazhdon, atëherë kemi të bëjmë me një rast flagrant të manspalining.

Besoj që tashmë pika 1 dhe 2 janë të sakta sidomos me shembujt e duhur. Në fund, por jo nga rëndësia, ekziston edhe pika 3 që mund të krijojë konfuzion.

Siç e thashë edhe më lartë manslaining është shumë më i përhapur sesa womansplaining, aq shumë saqë mund të themi që burrat e bëjnë shpesh këtë gjë dhe në mënyrë spontane, shumë prej nesh, mendojnë që e bëjnë me gratë. Ose që viktimat janë gjithmonë gratë. Kush e mendon kështu e sheh botën të ndarë në dy skuadra antagoniste: burrat dhe gratë, si Tirona dhe Partizani. Në të vërtetë nuk ka ndonjë ndeshje që po luhet në skuadrat burra dhe gra. Si në aksidentet rrugore, të cilat shkaktohen më shumë nga burrat, por viktimat nga ana tjetër janë edhe burra edhe gra. Në aksidente rrugore nuk ekziston skuadra e burrave dhe grave, është vetëm skuadra e atyre që i japin makinës sikur kanë handikap mendor ( kryesisht burra) dhe skuadra e atyre që përfshihen në këto aksidente ( burra dhe gra).

E njejta vlen dhe për mansplaining. Mendoj që pjesën me të madhe të jetës kam duruar mansplaining, edhe përpara që kjo fjalë të ekzistonte. E duroj këtë sjellje në format dhe modalitete më fantaziose nga kolegë, miq, familjarë, shitësi i frutave perimeve, të panjohur. Ndonjëherë më duket sikur sapo dal nga shtëpia do të vijë dikush të më shpjegojë se pse dola nga shtëpia dhe si është mënyra më e duhur për ta bërë këtë gjë. Ndonjëherë biles të ndodh që ti i shpjegon diçka dikujt, i  cili të njëjtin shpjegim ( por shumë më të dobët) ta ripropozon duke e shitur si idenë e tij. Shpesh bëhet fjalë për burra, djem, por kjo ndodh edhe me gra, sidomos nëse janë mama shqiptare.

Tani disa prej jush do të thotë që ky post është womansplaining, por nuk është.

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.