Djegie vaginale ? Faji i cistitit

Nëse bëni pjesë në 20 % e grave që të paktën një herë në jetë kanë provuar cistitin, e dini mirë që ky  infeksion i bezdisshëm , shkakton një djegie vaginale që shoqërohet me dhimbje gjatë urinimit. Por, nëse nga një anë është e vërtetë që për shkak të fiziologjisë, ne gratë jemi më të predispozuara për infeksione të tilla, nga ana tjetër është e vërtetë që mund ta evitojmë. Ja si.

Çfarë është cistiti ?

Cistiti është një infeksion në rrugët urinare. Ai prek mukozën e fshikëzës dhe uretrës, ose tubin që trasporton urinën në pjesën e jashtme të trupit. Manifestohet me simptoma specifike si nevoja e shpeshtë për të urinuar   dhe vështirësitë për të urinuar, që ndryshe përkthehen me vajtje- ardhje të shumta deri në tualet të cilat nuk shkarkojnë pothuajsë asnjë pikë urinë. Djegie vaginale, dhimbje pelvike, urinë jo e pastër, me erë të keqe dhe shpesh here me prani të pak sasie gjaku.

Cistiti: shkaktarët kryesorë

Shkaku kryesor i cistiti ka arsye bakteriale, dhe fajtori është bakteri E Coli. Është një bakter intestinal , që nëse hyn në kontakt me vaginën dhe uretrën, mund të deportoj deri në fshikëz duke u zhvilluar.  Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të evitojmë kalimin nga anusi në vaginë . Shkaku tjetër  i cistitit  ka natyrë mekanike, dhe ndodh nga fërkimi i uretrës gjatë seksit. Prandaj ky lloj infeksioni quhet dhe “ cistititi i muajit të mjaltit”: seksi është shkaktari kryesor i cistitit pa baktere. Nuk janë pa faj dhe të gjitha ato sjellje të gabuara të cilat dobësojnë florën tonë bakteriale vaginale, e cila shërben si mbrojtëse për çdo grua. Prandaj evitoni sapunat shumë  irritues, krema të ndryshme me parfum apo regjim ushqimor të keq.

Pse cistiti shfaqet me shumë të gratë ?

Pse një infeksion kaq i bezdissëm godet më shumë gratë se sa burrat ? Arsye fiziologjike. Uretra e gruas është më e shkurtër se sa ajo e burrave, ( 3-4 cm kundrejt 10-15 cm) , prandaj kjo thjeshtëson ngjitjen e bakterieve deri në uretër.  Pastaj uretra e grave ndodhet shumë më afër vaginës në krahasim me atë të burrave, dhe kjo lehteson akoma më shumë kalimin e bakterieve nga anusi në vaginë.  Sidomos nëse nuk jeni të kujdesshme dhe flora bakteriale është dobësuar.

Cistiti: shërim dhe parandalim

Kujdesin më të madh për të kuruar dhe parandaluar cistitin duhet ta kemi ndaj rimëkëmbjes së florës bakteriale dhe ndaj higjenës intime. Nëse nuk e keni kuptuar, edhe njëherë, kini kujdes që mos dëmtoni florën bakteriale duke përdorur larës agresivë, evitoni gjithashtu të laheni nga mbrapa- para, sepse bakteriet e anusit kalojnë lehtësisht në vaginë. Mjete të tjera që mund të evitojnë cistitin , janë prezervativi dhe lubrifikanti. I pari mbron nga sëmundjet seksualisht të trasmetueshme, ndërsa i dyti ul fërkimin kundrejt uretrës. Një tjetër këshillë që dëgjojmë shpesh është urinimi mbas seksit, kjo për të shkarkuar në mënyrë imediatë të gjitha bakteret që mund të kemi marrë. Nëse simptomat e cistitit ju kanë kapluar, ajo çka mund të bëni është padyshim të pini shumë ujë, të pini çaj me hibiscus, dhe nëse simptomat vazhdojnë duhet të kontaktoni mjekun që të filloni një terapi me antibiotikë.

Zhaklin Lekatari

4 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

    • Pershendetje,

      te falenderoj shume. Mundohem t’i pergjigjem te gjitha mesazheve, por ngaqe jane shume me duhet pak kohe. Do mundohem te bej me mire.
      Faleminderit.

  • Pershendetje Zhakline,te faleminderit qe e ke prekur kte problem qe sa vjen e kap me shume vajza e gra te moshave te ndryshme.Une po bej 5 vjet qe vuaj nga cistiti.E.coli nuk me zhduket.Kam shkuar ne mjek te ndryshem,mjekime pa fund ,cajra te ndryshem dhe asgje nuk jep efekt.Se fundmi bera nje nderhyrje ne fshikez pasi nga infeksioni i zgjatur mu shfaq nje mase(beninj) dhe bera nje kure(kimio) per 3 muaj.Dhe infeksioni vazhdon serish.Me duket sikur jeta ime ka marre fund.Nuk arrij dot te shijoj dhe gezoj as femijet e mi..

    • Pershendetje Entela,

      te keshilloj me shume dashamiresi qe te drejtohesh ne ndonje vend te huaj, jashte Shqiperise. Une e kam mamin mjeke dhe me degjojne veshet lloj lloj rastesh. Ne Itali ka klinika shume te mira per shendetin e gruas dhe mundesi per te marre rezidence te perkohshme ne menyre qe mos paguash spitalin por te perfitosh nga sherbimi shendetesor qe shteti ofron.