Isha duke biseduar me nje shoqe që është beqare, e jo si une, që tashmë e kam nje penis sapiens, që më do më shumë se 20 minuta marrëdhënie seksuale, dhe që është i interesuar të ndërtojë dhe një lidhje njerëzore me mua. Kjo ngjarje e re ne jetën time, ka shtuar kuriozitetin e shumë palëve, bisedat online, chat apo telefon. Anyway, duke biseduar, folur qeshur e treguar, vjen pyetja ekzistenciale, sepse tashmë unë jam doktoresha e seksit: “ o Zhak, po sipas teje, dashuria , çfarë dreqin është ?“
Mirë. Në rregull. Mmmmm. Çfarë dreq pyetje është kjo ?
Atëherë, të duash do të thotë të ndihesh i/e respektuar i/e plotësuar, flutrat në stomak dhe këto element që të gjithë i dimë. Do thoni ju, respekti nuk është cliché dhe jo të gjithë respektojnë. Po ama, është si të thuash më pëlqen muzika. Ok të pëlqen muzika, por të pëlqen Kallashi apo Miss Kittin. Flutrat në stomak i ndjejmë kur rritet serotonina në trupin tonë dhe kjo ndodh dhe me ndonjë pëlqim apo flirt të thjeshtë. Pastaj dhe kjo të qënurit i/e plotësuar. Unë në fakt nuk ndihesha bosh, as nuk ndihem e plotësuar tani. Biles me mua ndodhi e kundërta. Kisha aq shumë angazhime e punë për të bërë, sa duhet të eliminoja diçka, që të pranoja dikë në jetën time. Por, këto janë më shumë llogjistikë se sa ndjenjë.
Pyetje e madhe dhe e vështirë. Çfarë është pra dashuria ?
Dashuri është të kalosh mirë me dikë, por dhe të mërzitesh.
Dashuri është të flasësh për gjithçka dhe të kuptosh dhe kur heshtet.
Dashuri është të mbeshtesësh më shumë se sa të durosh.
Dashuria është të ja duash të mirën tjetrit dhe të sillesh në bazë të kësaj dashurie.
Dashuria është të bësh dashuri,por dhe seks. Është të humbasësh veten dhe ndjenjat te tjetri, duke patur besimin që çdo gjë është në vendin e duhur. Pikërisht aty ku donte natyra që të ishte. Në atë vend, në atë moment.
Dashuri është të dish se çfarë mendon tjetri, pa nevojë shpjegimi.
Dashuria është të shpjegosh dhe atë që është e vështirë dhe të mundohesh të kuptosh dhe atë që nuk të pëlqen. Dashuri është të diskutosh, bisedosh apo të gjesh kompromis.
Dashuria është të angazhohesh, të jesh më i/e miri/a, jo i/e vetmi apo e vetmja.
Dashuri është t’i japësh tjetrit atë që ka nevojë pa patur nevojë të ta kërkojë.
Dashuria është kur ndan suksese dhe dështim.
Dashuria është kur kujdesesh dhe kur nuk e përdhos tjetrin.
Dashuria është të rritesh, piqesh, ndërtosh, prishësh, riparosh, investosh, përmirësosh.
Dashuria është të punosh bashkë për një objektiv të përbashkët, të ndash fuqinë dhe optimizosh resurset.
Dashuria pra është një punë.
Dashuria kërkon kohë, angazhim, energji, pasion, dedikim, sinqeritet, aftësi për zgjidhje problemi, aktivizim, angazhim në team work, aftësi në menazhim projektesh, fleksibilitet, kurse azhornimi të vazhdueshme etj etj. Sepse dashuria është një sektor ku ka shumë konkurrencë, provime, feedback, orë të gjata, dhe më e bukura e kësaj është që me dashurinë nuk paguan as faturën e ujit.
Ndoshta është pikërisht këtu që kuptohet dashuria: kur pavarësisht vetëdijësimit se sa është e vështirë të duash, nuk ke dyshime.
Të kuptosh që je aty.
Që pranon. Që e merr përsipër. LOVE
Haha i ke rene shume gjate se ceshte dashuria Zhak.
Te gjithe e dime qe si qenie te gjalla kemi sferen tone emocionale e cila ne ben te qeshim te qajme te inatosemi te merzitemi etj etj
Dmth emocionet jane pozitive ato qe i bejne mire organizmit dhe negative qe i bejne keq.
Dashuria eshte nje ndjenje emocionale pozitive nje status i caktuar mendor qe shfaqet si nje perkujdesje per dike tjeter qofte njeri kafshe apo send. Dhe ka forma te panumurta si dashuria e nenes per femije me spikatura ne bote ose dashuria per nje kafshe qe ke ne shtepi ose dashuria per nje mjet tendin , per punen shkencen profesionin etj.
Tek nje cift mashkull femer eshte njelloj nje ndjenje e gjate perkujdesje, e perkujdesja e mire ka dhe respektin brenda saj. Ka dhe tipar te forte perkujdesje seksuale te partnerit e cila e ben me te larmishme si dashuri.
Ky staus mendor eshte i gjate e intensititi i tij ndyshon here ndizet fort here fiket here zvarritet e her perteritet e here mer forma te tjera gjate viteve
Ky satus mendor eshte aq i ndyshem tek njerezit sa dikush e ka me energji te madhe dhe jep perkujdesje me bollek, dikush e ka me vogel e nuk jep dot shume dikush e ka te bere pis nga jeta e dhunuar e personit, Dikush e ka me te gjate ne kohe e dikush me te shkurter.
Le te quajme ketej e tutje dashuri kete status mendor
Dhe mendoni qe kur lidhen nje mashkull e nje femer askush nuk ja di tiparet e dashurise qe jep nje person eshte pse pamja e shfaqja e tij mund te jene premtuese. Jo me kot kane thene qe lidhja eshte fat se aq te ndryshem jane njerzit sa te besh bingo me dike eshte e veshtire. E prej kesaj gjithe jetes dashurinse i kane kenduar kane bere poezi filma pikerisht se realizimi i saj eshte llotari per njeriun e shumekush nuk e ka gjetur ate.
Bile kur dashuria fiket per njerin o per tjetrin shpehhere cifti ndahet dhe kerkon diku tjeter ta gjeje.
Por gjithsesi njerezit nuk duhet ta humbin shpresen per ta gjetur ate. Ja vlen te lodhesh e ta gjesh se eshte nje nga ndjenjat me te bukura njerezore.
Nuk e di pse, por une mendoj qe njeriu i duhur nuk ekziston. Sa me shume kalon koha apo vitet, aq me shume mesohet njeriu me nje rutine ose nje perditshmeri. Mbas njefare moshe dashuria ka te beje me pranimin e ketij personi dhe vendosjen e tij ne rutinen tende. Pra ne mendojme qe X dikush eshte i duhur per ne sepse ai i pershtatet shumices se tiparave qe ne pelqejme. Dashuria do pune, do kujdesje, do kohe, do mundim. Ndersa martesa qenka si dardha, me bishtin nga mbrapa 😛
Ku e ke treguar der me sot dashurine tende se ajo eshte me e gjere se dashuria me mashkullin. Dhe a e ke provuar veten a je konsintente ne te apo lodhesh shpejt? Rutine e perdishemeri eshte dhe dashuria ndaj i lodh njerezit.
Zhaaak,
me pelqeu teksti ! shume i vertete dhe nuancat e tua te humorit e bejne akoma me argetues. me pelqen edhe menyra se si e ke percjell, ashtu si realisht eshte ndjenja e dashurise, e bukur e pozitive, por impenjative dhe qe kerkon ivestim te vazhdueshem.
te pershendes dhe uroj pune te mbare!
me pelqen pafund vertetesia qe mbart cdo shkrim i joti! hugs
Aww shume faleminderit per komplimentet. LOVE
Haha na tranove hahaah
Hahahahaa
Nuk thua shyqyr.
Dashuria per mua eshshte dicka e pa kuptimt dhe ndodh vetem neper perralla
Gabohesh shum do e kuptosh me kalimin e kohes
Pershendetje, ju lutem kuptoni qe perceptimet mbi boten jane personale, nuk lindin nga e njejta fabrike.
Prsh une dua nje djal dhe e dua fort kam shum frik mos e humbas dhe ai nuk me shkulet nga mendja gjate gjithe dites nates dhe bej cdo gje per ta pare pavarsishte se eshte larg e dua por pyetja ime eshte a eshte dashuri e vertet kjo💑
Pershendetje,
nga pershkrimi yt me duket me shume si obsesion, se sa dashuri e vertete.