Dashuria shumëpalëshe ose polyamory është ajo marrëdhënie që përfshin më shumë se dy individë, të cilët janë në dijeni dhe pranojnë ekzistencën e njëri-tjetrit. Pluridashuria është padyshim një term i huaj që mund të përfshjë një grup marrëdhëniesh, ose një individ i cili zgjedh të ketë shumë marrëdhënie, një individ i cili nuk ka zgjedhur monogaminë. Kjo marrëdhënie shpesh herë përfshin, miqësinë, dashurinë, përfshirjen emocionale dhe seksin.
Pluridashuria apo dashuria shumëpalëshe nuk është ajo që në botë njihet si swinging ( lëkundje në shqip). Swinging është ajo marrëdhënie ku një çift ndryshon partner, ndërkohë që të gjithë ndodhen në vendin e njejtë, ose ndërrimi i partnerëve bëhet në të njëjtin vend për të gjithë. Swinging apo lëkundja, ka të bëjë kryesisht me seksin rekreativ apo çlodhës, ndërkohë që individët që praktikojnë pluridashurinë ndajnë emocione dhe ndjenja seksuale.
Të gjithë kemi dëgjuar kohët e fundit për treshen që jeton në Libofshë të Fierit dhe për marrëdhënien e tyre treshe. Të tre janë në një marrëdhenie dashurie dhe japin kontributin e tyre, financiar , emocional e kshu me rradhë. Kjo quhet pluridashuri. Një pluridashuri mund të jetë dhe një marrëdhënie ku burri dhe gruaja jetojnë bashkë, ndërkohë që individi tjetër jeton në një tjetër shtëpi. Partneri ose partnerët e tjerë nuk marrin pjesë në rritjen e fëmijevë ( nëse kanë) dhe nuk jetojnë më çifitin. Në këtë lloj marrëdhënie nuk ka gënjeshtra, mashtrime apo fshehtësi. Të gjithë partnerët janë në dijeni të ekzistencës së njëri –tjetrit.
Në pluridashuri, dashnorët mund të kenë seks të kundërt apo të njëjtë. Mund të ketë një shumëllojshmëri identitete dhe gjini seksuale. Prapë ka një ndryshim më swinging, ose lëkundjen e cila pranon më lehtësi biseksualitetin te femrat por jo te meshkujt.
Në përgjithësi themeluesit e pluridashurisë, thonë që derisa ka komunikim e trasparencë, ndjenja si xhelozia, posesiviteti dhe refuzimi mund të kapërcehen. Nuk jam e sigurtë nëse kjo është e vërtetë, sepse nuk kam qënë kurrë në një marrëdhënie të tillë, prandaj kini kujdes, dhe informohuni plotësisht nëse kjo është ajo që dëshironi të provoni. Këshilla numër dy ka të bëjë padyshim me preservativin dhe masat mbrojtëse. Mos harroni jemi të gjithë gënjeshtarë të mundshëm. Mbro dhe duaj veten.
Jep koment