A jam shtatzënë ?

Shpesh herë më pyesni, duke më treguar herën e fundit që keni pasur marrëdhënie intime, nëse jeni shtatzënë, duke parë që cikli ju është vonuar. Në këtë post, do mundohem të jap disa informacione që të ndihmojnë të kuptosh nëse je shtatzënë.

Cili aktivitet seksual çon në shtatzani ?

Po, sepse disa aktivitete seksuale sjellin shtatzaninë, disa të tjera jo.

NUK NGELIM SHTATZËNË NGA:

  • Puthje
  • Masturbim me partnerin
  • Seks oral
  • Seks anal
  • Kur sperma ndodhet në vaskën apo pishinën ku po noton ti

MUND TË MBETESH SHTATZËNË NGA:

  • Seksi vaginal me nje penis
  • Çdo aktivitet në të cilin sperma ejakulon në vaginë ose pranë saj

Mund të ngelem shtatzanë nëse përdor metoda kontraceptive ?

  • Po, sepse asnjë metode kontraceptive është 100% efikase. Shtatazania ndodh kur njëra nga metodat dështon ( çahet prezervativi) ose kur metoda përdoret në mënyrën e gabuar, si pilula.

A mund të ngel shtatzanë gjatë ciklit ?

  • PO. Sepse sperma mund të jetojë deri në pesë ditë në trupin e njeriut. Prandaj është e mundur që, nëse sperma ndodhet në trupit tënd, gjatë ovulimit, ajo të bjerë në kontakt me një vezë.

A mund të mbetem shtatzënë nëse është hera e parë që bëj seks vaginal ?

  • PO, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në herën e parë që të mbron nga shtatzania. Ka mundësi shtatzanie sa herë që kryen seks vaginal të pambrojtur.

Si mund të kuptoj që  jam shtatzënë ?

  • Lodhje
  • Marrje mendsh
  • Gjoks i fryrë apo i butë
  • Kapsllëk ose gazra
  • Përzierje në stomak
  • Urinim i shpeshtë
  • Dhimbje koke
  • Dhimbje te pjesa fundore e barkut
  • Dhimbje shpine
  • Luhatje humori
  • Mungesë cikli

 Më është vonuar cikli. Jam shtatzënë ?

  • Mundet. Ka shumë arsye se pse vonohet cikli- edhe nëse e ke të rregullt. Ndryshimi i regjimit ushqimor, ushtrime ose stresi mund të shkaktojnë vonesa. Shumë simptoma të shtatzanisë janë të ngjashme me ato të ciklit, ose që keni një tjetër shqetësim. Një test shtatzanie është e vetmja gjë që mund ta konfirmojë.

Kam patur marrëdhënie intime para dy netësh. Jam e merakosur mos kam ngelur shtatzënë. Ka diçka që mund të bëj?

  • Nëse partneri yt ka ejakuluar brenda ose afër vaginës, ndërkohë që ti  NUK po përdorje metoda mbrojtëse, PO mund të kesh mbetur shtatzënë, por mund të përdorësh pilulën e emergjencës.
  • Pilula e emergjencës është si një plan B dhe merret deri në 48 ore mbasi ke kryer marrëdhënien. Sa më shpejtë të merren, aq më efektive janë.

Si mund të kuptoj që jam shtatzënë ?

  • E vetmja mënyrë për ta ditur më siguri është të besh një test shtazanie.
  • Testi i shtatzanise është nje pajisje plastike në të cilën urinon. Ajo identifikon nivelin e hormonove duke treguar nëse je shtatzënë apo jo.
  • Testet e shtatzanisë janë shumë të sigurta nëse përdoren siç duhet.

Ku mund të blej një test shtatzanie ?

  • Testi i shtatzanisë mund të blihet në farmaci.
  • Testi i shtatzanisë mund të bëhet dhe në klinikë ose te mjeku gjinekolog.

Testi i shtatzanisë mund të mos jetë efektiv deri në dy javë pas marrëdhënies së dyshimtë.

Sapo bëra një test shtatzanie dhe është pozitiv. Çfarë të bëj tani ?

  • Si fillim mos bëj panik. Është normale të shqetësohesh dhe të mos dish si te reagosh apo çfarë të bësh.
  • Ti je i vetmi person që mund të marrë një vendim rreth shtatzanisë, por ka miq, familjarë, njerëz dhe organizata që mund të ndihmojnë.
  • Drejtohu prindërve ose partnerit, në varësi të situatës. LOVE

Zhaklin Lekatari

2 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Pyetja ime eshte mbi kete teme eshte: Sa jane shanset qe te kesh ngelur shtatzene nese partneri ka perdorur pull out method(asnje metode tjeter kontraceptive) dhe ka ejakuluar ne pjesen e siperme te trupit( pra jo ne vagine dhe as afer saj)?
    Gjithashtu, sa kohe pas kryerjes se marredhenies mund te fillojne te ndihen shenjat e para te shtatzanise?
    Also,
    Keep up the good work! 🙂

    • ahahaha Faleminderit.

      Shanset qe te kesh ngelur shtatzene me metoden e terheqjes, jane tw pakta. Kjo edhe pse precum ose lengu qe del para ejakulimit nuk permban sperme. Gjithashtu, ndonese te rralla, ka raste kur fekondimi ndodh edhe nese sperma ka ejakuluar jashte por shume prane vagines.
      Nuk duhet harruar ama, qe nje pjese e mire e cifteve perdorin metoden e terheqjes si parandalim per shtatzanine. Po bashkangjis dhe nje link per metoden e terheqjes.

      Duhen te pakten dy jave per te bere testin dhe kuptuar qe jemi shtatzene.

      https://tabu.al/metoda-e-terheqjes-dhe-kontraceptivet/

      Gjithe te mirat