abuzimi dixhital

Abuzimi dixhital- dhuna në epokën e internetit

Abuzimi dixhital

E mban mend herën e fundit që kalove një ditë pa e parë kompjuterin apo telefonin ? As unë. TEKNOLOGJIA, komunikimi, mesazhe, rrjete sociale. Të gjitha këto element janë integruar shumë mirë në jetën tonë. Ne i duam. I presim. Vdesim fare për to. Por nëse disa gjëra rreth teknologjisë janë fantastike, disa të tjera nuk janë. Njëra nga këto është abuzimi dixhital.

Çfarë është abuzimi dixhital ?

Abuzimi dixhital është çdo abuzim që ndodh nëpërmjet teknologjisë ( kompjuter, telefon, rrjete sociale, email etj). Përpara se të flasim për gjera të tjera duhet shpejguar se çfarë është abuzimi në rradhë të parë.

Abuzimi është akt, veprim apo shprehje që kalohet në masa, përdoret pa vend e pa qenë nevoja në krahasim me atë që është normale dhe e zakonshme. Me fjalë të tjera abuzimi nënkupton shpërdorim të të drejtave dhe lirive të tjetrit. Në një gjendje të të abuzuarit abuzuesi/ja është ai i cili vepron, kryen aktin apo shprehet keq, kurse i/e abuzuari/a është ai/ajo mbi të cilin/ën bie veprimi, akti apo shprehja abuzuese.

Tani ndërkohë që definicioni në Wikipedia e tregon shumë mirë se çfarë është abuzimi, ka mënyra të ndryshme se si ky abuzim mund të ndodhë. Zakonisht këto mënyra ndahet në tre grupe kryesore: presion, privatësi, dhe ngacmim/shantazhim.

Pse është kaq e rëndësishme ?

Për shumë arsye. E para mbi të gjitha- abuzimi dixhital është një flamur i kuq. Kjo tregon që nëse dikush është abuzues dhe abuziv nëpërmjet teknologjise, me shumë gjasa do të jetë dhe në jetën reale. Një pjesë e mirë e atyre që kanë përjetuar abuzim dixhital, ka shumë mundësi ta kenë përjetuar ose ta përjetojnë në të ardhme, në forma të ndryshme. Një partner abuziv, abuzim fizik dhe abuzim seksual.

Abuzimi dixhital ka efektet e veta: i bën njerëzit të ndihen të frikësura, me ankth, depresivë dhe të tmerruar në ndonjë rikthim në jetën virtuale. Të gjitha këto efekte kanë pasoja serioze. Të gjithë kemi degjuar histori mbi cyber bulling të cilat kanë përfunduar dhe me ndonjë vetëvrasje. Nuk justifikohet me “ishte vetëm një shaka” apo “ishte thjeshtë një batutë”. Linçimi dixhital nuk është kurrë një batutë.

Çfarë mund të bëjmë ?

Shumë gjëra. Si fillim duhet të kuptosh që nuk është asnjëherë faji yt. Nuk është faji yt nëse dikush abuzon, të kërcënon ose ngacmon. Në fund janë ata që duhet të ndryshojnë. Thënë kjo ka disa gjëra që mund të bësh për të mbrojtur veten:

  1. Vendos kufij dhe thuaj JO

Vendos kufij dhe thuaj njerëzve që nuk kanë të drejtë t’I kalojnë. Nëse nuk të dëgjojnë, largohu. Njerëzit duhet të respektojnë vendimet dhe kufijtë e tu.

  1. Mos e nda me të tjerë passwordin tënd

Duke u lidhur me kufijtë, dashuria ndaj dikutj tjetër nuk ak kurrë nevojë të tregohet në këtë mënyrë. Mos nda informacione private më të tjerë.

  1. Blloko, dokumento, raporto

Nëse dikush të ngacmon, bllokoji. Sot mund të bllokosh numra, adresa email, përdorues në rrjete sociale etj.

  1. Thuaj dikujt

Nuk është asnjehrë veprim i mençur të mbajmë gjerat për vete, sidomos nëse dikush të dëmton. Hapu me dikë të ciliti beson, prind, mësues, shok, shoqe, por dhe dikujt që është pjesë e një shoqate.

  1. Mos merr pjesë, dil jashtë

Mos merr pjesë në sjellej abuzive. Largohu. Mos ndihmo në përhapjen e sjelljeve abuzive me komente, like apo share. Nëse sheh dikë që abuzohet online, kontakto me të dhe jepi ndihmën tënde, ose kontakto më dikë tjetër që mund ta suportojë. Mos harro të raportosh.

  1. Ndihmo të tjerët

Nëse ke mundësi të degjosh dhe besosh dikujt , bëje. Jepi opsione dhe support. Kjo do të thotë që dhe nëse ata janë të frikësuar të raportojnë, dhe ti mendon të kundërtën, të respektosh vendimet e tyre. Ti je për support, jo për të treguar çfarë të bëjnë.

Abuzimi dixhital ose abuzimi në forma të ndryshme nuk është kurrë faji yt. Merr kohë për të kuptuar kufijtë e tu. Nëse të ndodh diçka mos e mbaj për vete, kërko ndihmë nga dikush tek i cili beson.

Zhaklin Lekatari

3 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Po ka edhe detaje të tjera. Përshëmbull të mospërfillshmit në jetën e përditshme sikur kan gjetur një mënyr për të jetuar me dixhitalizimin… Atë e sheh rëndom në komentet idiote ose tek statuse e përsëritshme. Ose tek miqësia që kërkojnë me ‘vip’ në fb….. Ose ose tek fotot me ngjyra që përcjellin

    • Ke shume te drejte, por ky eshte nje tjeter aspekt i efektit qe dixhitalizimi ka te ne. Por jam shume dakort me pjesen e komenteve, me pjesen e miqesive vip dhe e fotove me ngjyra. Good point.

  • Pershendetje jam nje vajz 18 vjeqe kam bere mardhenie me te dashurin pra kam hupur virgjerin por pastaj kemi bere dhe dy her tjera mardhenie asnjeher nuk me ka derdhur mbrenda i dashuri heren e fundit kemi bere dy dit para se te me vije cikli tani kan kaluar dy dit dhe cikli nuk me ka ardhur a osht normale mu vonu cikli pas mardhenies ju lutem tregomni jam shum ne nstres.