modifikimi i dates se menstruacioneve

A mund të ndryshojmë datën e ardhjes së menstruacioneve ?

Kjo është një pyetje që më bëhet shpesh, sidomos në sezonin e verës, por me thënë të drejtën duke mos qenë pionere e barnave dhe medikamenteve, nuk këshilloj ndërhyrje në sistemin endokrin ndonëse nën kontrollin e mjekut.

Megjithatë, shtyrja e menstruacineve është e mundur dhe për këtë arsye, po ndaj me ju info të vyera, të përgatitura me shumë dashuri nga Dr. Arbi Qinami, obstetër gjinekologe në Varshavë.

Pushimet e shumëpritura po afrojnë dhe ti po rri me laps e letër apo kalendar në dorë për të llogaritur kur ti planifikosh që të mos bësh “xing” me menstruacionet dhe ti shijosh sic duhet ato pak ditë?🩸🪄🗓 Epo, falë shkencës kjo është diçka lehtësisht e arritshme.💡 Ka disa mënyra për të shtyrë datën e menstruacioneve me disa ditë, në mënyrë që të shijoni pushimet, një weekend apo dhe dasmën tuaj. Kjo arrihet nëpërmjet perdorimit të hormoneve, në ditë të caktuara me doza të caktuara.

1. Nqse aktualisht po perdorni kontraceptivë me dy përbërës (estrogjene+progesterone), thjesht mos bëni pushimin e planifikuar 7 ditësh. Pra, perdorni 21 tabletat dhe vazhdoni pakon tjetër pa bërë pushimin. Pushimin mund ta bëni në çdo moment, ose pasi të mbaroni të gjithë pakon. Kjo varet nga ju dhe s’ka asnjë problem.💊

2. Nqse po përdorni kontraceptivë me një përbërës (vetëm progesterone), veproni si më lart.🔖

3. Nqs nuk po përdorni asnjë lloj kontraceptivi atëherë na vijnë në ndihmë hormone të tjera. Mund të përdoren derivate të progesteronit (norethisterone, medroksyprogesteron ose progesteron natyral). Tabletat merren 3 ditë para datës kur mendoni se do ju vijnë menstruacionet dhe i perdorni për jo me shume se 15-20 ditë. Menstruacionet do rikthehen pas 3-4 ditësh nga momenti i ndërprerjes së hormoneve.🔐🔓

Por, kjo nuk është një menyrë që mund të perdoret nga të gjitha. Eshtë e kundraindikuar tek pacientet: obezë, me rrezik të lartë të trombozës apo histori tromboze në familje, bartëse të trombofilive apo kushte të tjera që rrizin rrezikun e trombozës.❗️❗️❗️

Keto medikamente jepen me recetë nga mjeku, pas vizitës dhe pasi janë analizuar prania apo jo e faktorëve të mësipërm. Lloji i progesteronit që jepet është i ndryshëm tek paciente të ndryshme.📝

Kujdes!!!! Mos merrni barna, kontraceptivë, hormone apo çdo medikament tjetër pa u këshilluar më parë me mjekun përkatës !!!!

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.