Truri dhe testikujt kanë më shumë ngjashmëri sesa mendonim

Shpërndaje

Kush është organi më i madh seksual ? Truri ! Sa të ngjashëm janë truri dhe testikujt ? Me sa duket shumë.

Kjo të paktën është përgjigja e një grupi studiuesish nga Portugalia,  të cilët kanë ekzaminuar ngjashmëritë midis dy organeve. Studimi nisi nga dëshira për të zbuluar lidhjen që ekziston midis dy organeve, sidomos duke u bazuar në info që dimë tashmë: si inteligjenca dhe përqëndrimi, aktiviteti i spermës, çrregullimet seksuale që lidhen me çrregullime neurologjike. Ndonëse janë dy organe të ndryshme, truri dhe testikujt, kanë një strukturë biologjike shumë të përafërt dhe në realitet kanë shumë ngjashmëri.

Te dy këto organe kanë një strukturë të përbërë nga qeliza strukturore dhe funksionale; të dy kanë një metabolizëm të lartë pa të cilin nuk funksionojnë dot; të dy kanë një metabolizëm që varet nga sasia e seleniumit, të dy organet i përgjigjen negativisht stresit dhe të dyja organet janë të mbrojtura nga mburoja anatomike.

Përpos këtyrë ngjashmërive, studiuesit kanë kërkuar dhe ngjashmëritë gjenetike duke zbuluar që truri dhe testikujt ndajnë 264 gjene. Me pak fjalë këto dy organe ndajnë numrin më të lartë të gjeneve në krahasim me inde të tjera. Nuk mbaron me kaq, sepse duke analizuar proteomën (proteinat që përbëjnë një organizëm) e të dy organeve, është kuptuar që nga 14 315 dhe 15 678, nga proteomat e trurit dhe testikujve, 13 442 janë të përbashkëta për të dyja indet, duke i bërë organet më të ngjashme në trupin e njeriut.

Ngjashmëria midis trurit njerëzor dhe testikujve shpjegohet nga konvergjenca ( afrim, prirje për bashkim, ecje drejt afrimit dhe bashkimit) biokimike dhe nga aktvizimi  indeve të tyre në proçesin evolutiv të krijimit të specieve të reja. Prandaj, nëse ju ka ndodhur të mendoni me testikuj, mos u shqetësoni, nuk është psikologjike, por fiziologjike.

202100524 515478052938231 8343391492387659203 n

3 KOMENTET

    • Testikujt nuk jane njesoj, njeri eshte gjithnje me i madh, kryesisht i djathi, kjo sepse do ishte e pamundur te ecje nese ato do kishin te njejten madhesi dhe lartesi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...