Mëso mbi ciklin mensrual

Mëso më shumë mbi ciklin menstrual

Cikli menstrual është një faktor i rëndësishëm që tregon për shëndëtin e përgjithshëm. Shpesh herë nga profesionistët quhet dhe shenja e gjashtë jetike, pikërisht sepse përfshin shumë pjesë të trupit femëror. Menstruacionet ndryshojnë nga muaji në muaj sikurse nga trupi në trup, apo nga një grua në tjetrën. Mënyra më e mirë për të kuptuar ciklin tënd menstrual ( koha nga një menstrucion te tjetri) dhe menstruacionet në përgjithësi, është duke e dokumentuar atë.  

Ovulimi

Kur një vajzë e re arrin pubertetin, ajo fillon të ovulojë. Ovulimi quhet ajo fazë gjatë së cilës një vezë e pjekur lirohet nga vezoret ( organet riprodhuese ). Nëse veza gjatë zbritjes në tubin fallopian fekondohet nga spermatozoidi, atëherë ndodh shtatzënia. Veza e fekonduar i bashkohet mitrës dhe më pas placenta zhvillohet. Nëse veza nuk fekondohet atëhere ajo shpërbëhet dhe fillojnë menstruacionet.

Cikli menstrual

Mëso mbi ciklin mensrual
Cfare eshte cikli menstrual, po menstruacionet ?

Cikli menstrual është periudha nga një menstruacion te tjetri dhe fillon me ditën e parë të një menstruacioni dhe përmbyllet me ditën e parë të menstruacionit tjetër. Një cikël menstrual mesatar zgjat 28 ditë. Mesatarisht pothuasë 97% e grave ovulojnë në ditën e 14, dhe kjo është koha kur shfaqen sindromat pre-menstruale, shqetësime në pjesën e barkut, pak gjakderdhje ose dhe asnjë simptomë. Një grua ka më shumë gjasa të mbetet shtatzënë nëse kryen marrëdhënie disa ditë para ovulimit ose ditët e para të tij.

Menstruacionet

Menstruacione, periodat, ato, janë pjesë e ciklit të një gruaje, janë një shkarkim i mitrës dhe janë tregues i pjellorisë së një gruaje. Gjatë çdo cikli mujor, endometriumi ( shiko në foto) përgatitet për të ushqyer nje fetus. Rritja e nivelit te estrogjenit dhe progesteronit ndihmon në trashjen e mureve të tij. Nëse fekondimi nuk ndodh, endometriumi së bashku me gjakun dhe mukusin nga vagina dhe qafa e mitrës përbëjnë rrjedhjen menstruale dhe largohen nga trupi përmes vaginës.

Kur fillojnë menstruacionet

Mesatarisht nje grua e re përjeton menarkën rreth moshës 12 vjeçare. Kjo ndodh rreth 2-3 vjet pasi gjinjtë e saj fillojnë të rriten. Kjo periudhë shoqërohet gjithashtu me rritje te qimeve në zonën e pubisit dhe sqetullave. Stresi, ushtrimet dhe dieta mund të ndikojnë në fillimin e menstruacioneve të nje vajze.

Kur duhet të shkojmë te mjeku

  1. Nëse menstruacionet nuk kanë ardhur deri në moshën 16 vjeçare
  2. Nëse menstruacionet ndalen për më shumë se 90 ditë
  3. Nëse menstruacionet të zgjasin më shumë se 7 ditë
  4. Nëse cikli menstrual është më I shkurtër se 21 ditë dhe më I gjatë se 45 ditë
  5. Nëse menstruacionet e tua të shkaktojnë dhimbje dhe parehati duke ndërhyrë në aktivitetet e përditshme
  6. Nëse ke humbje gjaku midis menstruacioneve

Cikli menstrual tregon dhe kohën e ovulimit apo dritaren e pjellorisë që nga shumë çifte përdoret si një metodë për planifikimin familjar. Gjatë ditëve të ovulimit ka më shumë mundësi të mbeteni shtatzënë, por kjo nuk do të thotë që nuk ka rrezik gjatë ditëv të tjera.

Nëse jeni duke marrë kontraceptivë hormonal kini parasysh që cikli juaj mund të variojë. Duhet ta flisni me mjekun tuaj. Gjithashtu kini parasysh që cikli juaj mund të ndryshojë nga ai i familjarëve të tjerë. Dokumentoni ciklin tuaj dhe drejtohuni te mjeku për çdo ndryshim apo parregullsi.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Titulli i pageses

Subjekti i pageses
Vendosni emailin tuaj:

Recent Comments

Your Header Sidebar area is currently empty. Hurry up and add some widgets.