A mund të marrësh një IST pa pasur marrëdhënie seksuale ?

Shpërndaje

Nuk është sekret që një nga këshillat kryesore që jep çdo edukator seksual ka të bëjë me seksin e sigurt. Pavarësisht këshillave të vazhdueshme, shumë njerëz vazhdojnë ende të mos dinë që disa IST –si klamidia, gonorrhea, herpes, HIV, HPV dhe sifiliz- merren edhe pa kryer marrëdhënie seksuale.

E di, bota është një vend i frikshëm, prandaj edukohuni dhe mësoni disa mënyra se si mund të merren IST.

Nga puthjet: përveç mononukleozës ( sëmundja e puthjes) , mund të merrni një herpes oral nga puthja me një person që mund të jetë i infektuar.  E njëjta mund të ndodhë nëse ndani shkëlqyesin, zbutësin, pijet, ose lugë dhe pirunj, prandaj kini kujdes se me kë ndani pështymën/salivën.

Masturbimi: edhe nëse nuk jeni angazhuar në seks me penetrim, çdo veprim që ju vë në kontakt me lëngjet biologjike të dikujt tjetër – ( masturbim, seks oral, shkëmbim i lodrave seksuale) – ju rrezikon infektimin, nëse partneri është i infektuar. Në situata  të tilla këshillohet prezervativi ose prezervativi oral.

Tatuazh dhe pirsing: nëse jeni dashamirës i tatuazheve dhe shpimit të lëkurës, kini kujdes që të gjitha pajisjet që përdoren mbi ju  të jenë të sterilizuara më parë.

Depilimi: Depilimi mund të ju krijojë disa prerje të vogla, kështu që shkëmbimi i briskut të rrojes gjithashtu mund të ju ekspozojë në infeksione që mund të merrni nga gjaku.

Shkëmbimi i çarçafëve dhe peshqirëve: Parazitët që shkaktojnë trikonomiasin, mund të përhapen nëpërmjet materialeve tekstile, prandaj kini parasysh këtë informacion nëse dëshironi të përdorni peshqirin e partnerit tuaj.

Pa asnjë dyshim që pyetja “ je testuar për IST” duket si një mirazh për shoqërinë, monogame, mononukleare, heteronormative, super tradicionale shqiptare, prandaj vetë-informimi dhe parandalimi janë dy metoda perfekte për të evituar problematika shëndetësore dhe serioze. Mund të ndodhë që ju vetë të keni një infeksion kështu që duhet të kini parasysh që këto këshilla t’i praktikoni edhe tek të tjerët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...