Seksi në kohën e #coronavirus

Shpërndaje

E kush do mendonte që do vinte koha dhe seksi do ishte një problem kaq i madh. Ta bëjmë apo mos ta bëjmë ? Siç e kam thënë nuk ka të dhëna që pohojnë që Covid-19 mund të trasmetohet edhe nëpërmjet lengjeve biologjike të trupit, por nga ana tjetër nuk ka as fakte që e mohojnë një gjë të tillë. Prandaj, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Nga ana “praktike” mbi seksualitetit në çift në kohën e coronavirusit, këshilla e parë është të kemi sjellje të vetëdijshme brenda çiftit:

  1. Nëse partneri ka temperaturë ose ka simptoma reale që na drejtojnë te coronavirus, sugjerimi është të mos praktikojmë asnjë akt seksual.
  2. Kujdesi nuk është asnjëherë i tepruar. Çifti duhet të qëndrojë një një vend të sigurt: nëse njëri nga partnerët është i detyruar të jetë në kontakt ( pune ) me persona të tjerë,  seksi, është padyshim një vendim që merret bashkë dhe që duhet biseduar mirë.
  3. Këshilla tjetër është e lidhur më të parën. A ka vërtetë vlerë që të jetojmë një moment të veçantë siç është ai që i dedikojmë dashurisë, por duke e jetuar me frikë dhe merak ?

Nëse përgjigjja është jo, duhet të zhvillojmë, osë forcojmë një pjesë tjetër të lidhjes në çift, një pjesë më afektive dhe më intime, që prek më shumë telat e shpirtit nëpërmjet një mjeti shuuumë të fuqishëm, dialogut.

  1. Nëse nuk jetojmë në shtëpinë e njejtë duhet të jemi vazhdimisht në kontakt, sipas menyrës më të thjeshtë, duke zgjedhur orare të koordinuara dhe duke i respektuar ato.
  2. Të mundohesh të ndash edhe në largësi, momente nga jeta private. Video-thirrjet ndihmojnë.
  3. Duhet të jemi PERGJEGJËS, sidomos ata që nuk kanë një partner fiks. Duhet të kujdesen për shëndetin e tyre.
  4. Evitoni raportet e rastit dhe rezistojini tundimeve kompulsive.

Asgjë nuk do të zëvendësojë atë që ndodh në takimin midis dy trupave, sepse mungojnë prekja, ngrohtësia, era e tjetrit, lëvizjet sensuale që aktivojmë kur jemi fizikisht pranë dikujt që duam.  Por, pavarësisht  kësaj duhet të vazhdojmë të duhemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...