Madhesia e penisit eshte gjenetike

A është gjenetike madhësia e penisit ?

Edhe para edhe gjatë karantinës pyetja që kam marrë dhe marr më së shumti ka të bëjë me madhësinë e penisit. A është i madh sa duhet, a do rritet, si rritet ? Askush deri tani -as unë- nuk e kisha pyetur veten nëse madhësia e penisit është gjenetike ?

Nuk është surprizë fakti që madhësia e penisit është një tematikë që ka shumë kërkime, aq shumë, sa ka studime midis lidhjes së madhësisë së këmbë dhe asaj të penisit. Megjithatë sipas fakteve të sotme, gjenet luajnë një rol të rëndësishmë në madhësinë e organit gjenital.

Sipas një zbulimitë papritur, duket se djemtë e marrin materialin gjenetik nga mamatë e tyre. “ Kjo është një zonë që nuk kuptohet shumë mirë, por gjenet e përfshira në rritjen e penisit dhe gjymtyrëve, vinë nga kromozomi X” thotë Darius Paduch, drejtori i shëndetit seksuale dhe mjekësisë në Weil Cornell.

 Burrat kanë një kromozom X, ndërsa gratë kanë dy. Meqënëse djemtë gjithmonë trashëgojnë kromozomon X nga e mamaja, përzgjedhja e tij është e rastësishme, kjo mund të shpjegojë pse një vëlla mund të ketë një penis më të madh dhe tjetri mesatar.

Kjo nuk do të thotë që nuk trashëgoni asgjë nga baballarët tuaj. “Nëse babi ka një penis të madh, ka gjasa që dhe i bir të ketë madhësi të ngjashme” thotë Paduch.

Megjithatë ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në madhësinë e penisit përpos gjeneve të mamit dhe babit. Një studim mbi kafshët i kryer nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore në UK zbuloi se nëse, gjatë rritjes së fetusit nivelet e hormoneve të njohura si androgjene janë të ulta, gjatësia e penisit mund të ketë pengesa.

Në fund të fundit duhet të dimë, që madhësia e penisit e një personi është jashtë kontrollit të atij personi. Sigurisht, shumica e burrave përfundojnë të bien brenda diapazonit “mesatar”. Por, në fund të ditës, madhësia ka shumë pak rëndësi. Në fund të fundit, numri i centimetrave që ka dikush nuk thotë asgjë për shtytjen e tyre seksuale, pjellorinë e tyre ose aftësinë e tyre për të kënaqur partnerin.

Zhaklin Lekatari

2 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.