Menopauza është ajo periudhë në të cilën vitet e pjellorisë janë drejt fundit, është e kundërta e pubertetit. Disa gra përjetojnë eksperienca negative ndërkohë që i afrohen asaj. Ndërsa disa të tjera e shohin si një periudhë shumë të bukur të jetës së tyre. Menopazua i jep fundit viteve pjellore, dhe mbas përfundimit të saj nuk duhet të merakosesh më për shtatzani të padëshiruar. Menopauza është një proçes që fillon në fund të 40tave ose në fillim të 50tave, por mund të ndodhë dhe më herët ose më vonë. Menopauza është gjithashtu një proçes i ndarë në tre faza të ndryshme.
Perimenopauza
Kjo është dhe faza fillestare e menopauzës kur dhe ndodhin ndryshimet më të mëdha në trup. Kjo fazë zgjat nga 4 deri në 8 vite. Një nga elementët dallues të kësaj fazë është pikërisht ndryshimi i ciklit menstrual. Perimenopauza mbyllet si cikël kur ndalet dhe cikli menstrual. Përgjatë këtyre viteve gratë mund të përjetojnë vapë të menjëhershme, djersitje gjatë natës dhe nivel më të ulët estrogjeni. Sasia e ulët e estrogjenit mund shkaktojë një hollim dhe thatësi në indet vaginale duke e bërë më të vështirë marrëdhënien seksuale. Gjithashtu në këtë fazë gratë përjetojnë probleme me gjumin, ndryshim të disponimit, shtim në peshë, hollim në flokë dhe lëkurë të thatë.
Të gjitha këto simptoma krijojnë siklet te disa gra. Nëse përjeton diçka të tillë atëherë duhet patjetër të drejtohesh te doktori për të gjetur një zgjedhje dhe terapi. Disa gra përdorin terapi hormonale në mënyrë që të zëvendësojnë estrogjenet e humbura dhe simptomat e menopauzes.
Megjithatë ky trajtim është i diskutueshëm kështu që flit me doktorin tënd për të gjitha opsionet që ke.
Menopauza
Quajmë menopauzë të gjithë proçesin, por në fakt teknikisht është periudha 12 mujore mbas menstruacioneve të fundit. Në këtë pikë të jetës, cikli menstrual ka përfunduar dhe ditët e tua të pjellorisë kanë marrë fund.
Post Menopauza
Gjatë pjesës tjetër të jetës do të jesh një grua në post menopauzë. Simptomat e perimenopauzës kanë pothuajse mbaruar. Megjithatë ka problematika të tjera që gratë në fazën e postmenopauzës përjetojnë. Në këtë fazë të jetës është mirë të fokusohemi tek ato shqetësime që mund të parandalohen duke bërë analizat e rastit. Është e rekomandueshme që të kryhen mamografia, testi i tiroides, kolonoskopia e të tjera, sidomos nëse keni një historik sëmundjesh në familje. Gjatë kësaj faze dhe kockat janë një tjetër element të cilit duhet ti kushtojmë vemendje. Osteoporoza është ajo sëmundje në të cilën kockat humbin masë, duke i bërë më të ndjeshme dhe dobëta, pikërisht për shkak të humbjes së estrogjenit që pësojmë gjatë menopauzës. Ndërkohë që në çdo kohë ajo që nuk duhet të ndajmë është një regjim i rregullt ushqimor dhe aktivitet fizik. LOVE
[…] Menstruacionet janë një proçes biologjik që shoqërojnë jetën e një gruaje deri sa fillon menopauza, ai moment kur nuk do të kemi më cikël dhe […]