Kur flasim për kontraceptivët, metoda e tërheqjes shikohet si një mënyrë e pabesueshme dhe e rrezikshme, që duhet përdorur kur nuk kemi tjetër zgjidhje. Faktikisht në jetën reale gjërat nuk qëndrojnë kështu.
Alba dhe i dashuri i saj e kanë përdorur për vite me rradhë pa pasur aksidente. Silvia dhe i dashuri i saj tre. Mirela për një dekadë dhe në tre marrëdhënie të ndryshme. Unë dhe këto gra bëjmë pjesë në atë që quhet “gjenerata e tërheqjes ose indietros”, një gjeneratë grash për të cilat tërheqja para ejakulimit është metoda kryesore kontraceptive.
Ndoshta është e çuditshme të flasësh duke parë që kjo metodë përdoret vetëm “kur nuk ke më mirë”duke parë që shihet si sjellje e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Një kërkim i “Qëndrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve” ka zbuluar që kjo metodë është më e përhapura midis të rinjve amerikanë ( dhe jo vetëm). Kjo metodë nuk është e përhapur vetëm tek të rinjtë por dhe te adultët, 60% e grave amerikane kanë pranuar që e kanë përdorur si metodë të paktën një herë në jetë. Kjo përqindje mund të jetë dhe më e madhe po të mendosh që pjesa më e madhe nuk e shohin si metodë kontraceptive. Një gjë që këto studime nuk kanë treguar është se sa e besueshme është kjo metode duke e krahasuar me metodën më të besueshme në ditët e sotme: prezervativin.
Metoda e tërheqjes është e suksesshme sa prezervativi në parandalimin e shtatzanisë, sipas një studimi të vitin 2014, të publikuar nga Contraception, një studim ndërkombëtar mbi metodat kontraceptive. Kur praktikohet në mënyrën e duhur vetem 4% e çifteve janë përballur me shtatzani të padëshiruar, në mënyrën e gabuar shifra rritet në 18%. Në rastin e prezervativit përqindjet janë 2 dhe 17 % pra një diferencë shumë e vogël.
Arsyeja se pse kjo metodë nuk këshillohet ka të bëjë kryesisht me rrezikun nga sëmundjet seksualisht të trasmetueshme. Megjithatë dhe nëse rreziku i vetëm do të ishte shtatzania e padëshiruar, artikujt mbi këtë argument adresojnë lexuesin në metoda të tjera.
Një tjetër arsye ka të bëjë dhe me interesat e kompanive të mëdha. Të gjitha kompanitë që prodhojnë prezervativa ose pilula kanë interes të financojnë studimet lidhur me produktet e tyre dhe kjo metodë padyshim që nuk gjeneron asnjë të ardhur. Pastaj ka dhe një mungesë besimi te burrat, të cilët trajtohen si maniakë që nuk e kontrollojnë dot veten kur eksitohen. Çdo gjë do të varej nga ata, të cilët shpesh herë nuk e praktikojnë në mënyrë korrekte apo nuk mund të kontrollohen ose thjeshtë nuk duan.
Në realitet asnjë metodë kontraceptive nuk është 100% e sigurt, as prezervativi e as pilula. Të gjitha këto metoda kanë përqindjen e tyre të gabimit, por të gjitha janë të përdorura dhe është shumë e rëndësishme që të jepen informacione të sakta rreth kësaj.
Si përfundim po e mbyll me rezultatet e një studimi të rëndësishëm të bërë në vitin 2009, që thotë që nëse më shumë njerëz do të dinin që kjo metodë e zgjatur në kohë dhe e kryer në mënyrën e duhur, ul dukshëm rriskun ndaj shtatzanisë, do të fillonin ta përdornin në mënyrën më të mirë.
Të refuzoh të përdorësh këtë praktikë është e kotë. Është një metodë që nuk do të zhduket kurrë, por mënyra në të cilën flitet ose nuk flitet për të, bën që ajo të përdoret në mënyrën e gabuar. Nuk mund të deyrojmë të tjerët të sillen në njëfarë mënyrë, por mund të japim informacione të sakta ose të mos fshehim fakte. Mjekët kanë si detyrë të mësojnë pacientët që të zgjedhin metodën që ju përshtatë më mirë. LOVE
Dua te theksoj se jam vete e para praktikuese e metodes se terheqjes por gjithesesi nuk jam plotesisht dakort me promovimin e saj. Pasojat qe mund te vijne duke perdorur kete metode,sidomos ne marredhenie te rastesishme kur partneri nuk njihet, jane shume te medha per ta marre persiper kete risk. Eshte metode shume efikase por gjithmone nese realizohet sic duhet. Por per tu mbrojtur ne radhe te pare nga semundjet seksualisht te transmetueshme dhe ne radhe te dyte nga shtatzani te padeshiruara, nuk do te doja tia lija ne dore dhe te isha teresisht e varur nga aftesia e partnerit tim ne kete metode. Ne thelb kjo eshte nje metode qe e perdor “Ai”,jo “Ajo” dhe as bashkarisht. Ne nje marredhenie te gjate dhe te qendrueshme ,kur partneri njihet dhe frika e semundjeve nuk eshte aq e madhe apo shtazania jo aq e frikshme, kjo metode eshte idealja. Por per mendimin tim jo e sigurte ne rastet marredhenieve rastesore
Faleminderit per komentin. Ajo qe ke thene qendron dhe eshte shume e sakte.
Dhe me mashkullin e sigurte e te paster e bera me terheqje ka rrezik se here here nje pjese e spermatozoideve dalin me shpejt se ejakulacioni normal. Dhe fekondimi ndodh sikur e ke bere tamam.
shum e sakt kjo qe sapo ke shkruar
sepsse te ndihmon shum sidomos ndaj semundjeve qe jan plus edhe nga shtatzanit e padeshiruara ne cift
Pershendetje Zhaklin,
Jam nje djal 22 vjecar dhe doja te pyesja per dicka. Kam kryer marredhenie me te dashuren time duke perdorur kontraceptive emergjente per te. A ekziston mundesia qe te kete ngelur shtatezane? Nuk ka pasur “ejacuation” nga ana ime por nje jav pas kesaj ka patur dhimbje koke dhe marrje mendsh