Pse janë të dhimbshme menstruacionet ?

Shpërndaje

Një numër i madh grash gjatë menstruacioneve vuan nga dhimbjet në pjesën fundore të barkut, nga dhimbjet e kokës ose dhe nga shumë shqetësime të tjera. Zakonisht bëhet fjalë për dhimbje të durueshme, që shfaqen në një numër të madh personash të gjinisë femërore, të cilat zgjasin një apo dy ditë. Këto dhimbje mund të shfaqen dhe gjatë ovulacionit ( ditët e pjellorisë) apo ditët para menstruacioneve.

Simptomat më të zakonshme që lidhen me ovulimin janë:

  • dhimbje në pjesën e barkut
  • rritje e vëllimit të gjinjve apo fortësi e tyre
  • rritje e dëshirës seksuale

Ndërkohë gjatë ditëve që paraprijnë menstruacionet, shumë gra vuajnë nga ajo që quhet sindroma pre-menstruale. Këto simptoma shfaqen rreth dhjetë ditë para fluksit dhe zhduken në ditët e fundit të menstruacioneve. Simptomat më të zakonshme të lidhura me sindromën pre-menstruale janë:

  • Cefalea ( dhimbje koke)
  • Mbajtje ujrash
  • Fryrje të këmbëve
  • Ankth
  • Depresion
  • Sjellje jo stabile
  • Irritim

Të gjitha këto janë probleme fiziologjike që lidhen me ndryshimet hormonale.

262310946 293774469327648 2005184998202694977 n 1

Menstruacionet me dhimbje janë flamuri i kuq i një patologjie

Kur dhimbjet e menstruacioneve janë shumë të forta, dhe shqetësimet aq të rëndësishme saqë nuk të lejojnë që të kryesh punët e zakonshme të ditës, atëherë mund të flasim për dismenorrea. Bëhet fjalë për një shqetësim gjinekologjik shumë të përhapur sidomos gjatë kohës së rinisë që shkaktohet nga çlirimi i i një substance që quhet prostaglandina që e bën mitrën të kontraktohet duke ulur kështu oksigjenimin e saj.

Dismenorrea ndahet në:

  • primare, kur dhimbjet nuk shkaktohet nga ndonjë arsye organike e dukshme
  • sekondare, në këtë rast dhimbjet seksuale varen nga disa anomali si endometriosa, neoplasia uterine, adenomiosa etj

Përpos dismenorreas ekzistojnë dhe shumë anomali të tjera gjatë ciklit menstrual që nuk është e thënë që të shoqërohen me dhimbje.

  • amenorrea ose mungesa e menstruacioneve për periudha të gjata kohe. Mund të ndodhë për motive fiziologjike, shtatzëni ose menopauzë, për shkak të humbjes së madhe në peshës apo për shkak të aktivitetit sportiv në nivel profesional.
  • spotting ose humbje gjak të koauguluar midis një menstruacioni dhe tjetrit. Këto humbje mund të kenë arsye fiziologjike ( ciste, vaginit, fibroma uterine ose arsye të tjera si stresi, çrregulime ushqimore ose perimenopauza)
  • polimenorrea ose një ndryshim në fluksin menstrual që vjen më  shumë së një herë në muaj (për shembull çdo 15 ditë). Mund të jetë një situatë e cila nuk fsheh ndonjë patologji, por mund të jetë për shkak të disa lëkundjeve endrokrine ose sëmundjeve të ndryshme gjinekologjike.
  • ipermenorrea ose fluksi menstrual i bollshëm. Ndodh sepse mitra nuk është një gjendje të bllokojë humbjen e gjakut dhe mund të jetë një faktor që na tregon që ka prezencë poliposh uterine, adenoma apo patologji gjenitale të ndryshme.

Nëse këto situata shfaqen shpesh është e këshillueshme që të drejtoheni te mjeku gjinekolog.

4 KOMENTET

  1. Pershendetje… para nje jave kryeva mardhenie seksuale me te dashuren… me prezervativ … por prezervativi mu ca brenda ne vagine…pa ditur vazhdja akoma dhe kur erdhi momenti qe u orisha nuk e derdha brenda por jashte … kur e nxorra pashe qe me ishte care prezervativi …por kam frike pasi vagina ishte shume e lagur ne ate moment… tn pas nje jave pasi kryem mardhenie e dashura ka dhimbje barku te perziera lodhje gjokse te fryra dhe te forta.. por gjithashtu eshte ne date fiks per ti erdhur peridoat m sakte ka kaluar nje dite … por nuk po i vine … ka mundesi te kete ngelur shtatzane?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...