menstruacione

Pse na shfaqen menstruacionet ?

Ardhja e menstruacionit të parë, na tregon që trupi është rritur dhe është i gatshëm për një shtatzëni dhe ardhjen e një fëmije: cikli mensrual është shenjë e pjekurisë seksuale.

Ardhja e menstruacioneve të para ndodh gjatë një periudhë transformimi për gjithë trupin. Gjatë kësaj fazë kemi një ndryshim të gjinjve, shfaqen qimet pubike, vithet marrin një formë më ovale dhe fëmërore, vezoret nisin të prodhojnë progesterone dhe estrogen dhe shfaqen menstruacionet e para.

Cikli menstrual pra, është një mekanizëm shumë delikat që kujdeset që sistemi ynë i riprodhimit të jetë funksional.

Menarka: menstruacionet e para

Me fjalën menarka, tregojnë menstrucionet e para në jetën e një gruaje. Zakonisht cikli i parë menstrual shfaqet midis moshës 11-16 vjeçare dhe ndonëse nuk ka një rregull fiks, sepse varet nga faktorët trashëgues, nëse cikli nuk ka ardhur deri në moshën 18 vjeçare, duhet të drejtohemi te mjeku gjinekolog.

Pavarësisht moshës se kur shfaqen, bëhet fjalë për një periudhë ndryshime fundamentale që shënojnë kalimin nga fëmijëria në pubertet dhe jetë adulte. Për këtë arsye ekspertët bien dakord me faktin që mamatë duhet të mundohet të përgatisin bijat për këtë ndryshim, para se ai të ndodhë, duke i qetësuar dhe shpjeguar se çfarë do të ndodhë.

Menstruacionet e para mund të kenë karakteristika të ndryshmë në varësi të vajzave: disa prej tyre mund të kenë dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, të tjera në pjesën e poshtë të kurrizit, ndërsa disa të tjera nuk paraqesin asnjë simptomë. Disa vajza do kenë flukse abundante gjaku, ndërsa disa të tjerë do të kenë gjakderdhje më të lehtë.

Ka disa elementë që na bëjnë të kuptojmë që po afrohet menarka:

  1. Zhvillimi organeve të jashtme gjenitale, rritja e gjëndrave mamale * gjoksi) të cilat shfaqen një vit para menarkës
  2. Shfaqja e qimeve në zonën e sqetullave dhe zonën pubike 2-3 vite para ardhjes së menstruacioneve
  3. Një intensifikim i prodhimit të djersës sidomos në zonë e sqetullave

Mungesa e shfaqjes së menarkës deri në moshën 16 vjeçare quhet, amenorrea primare.

Sa zgjasin menstruacionet:

Kohëzgjatja mesatare e menstrucioneve është 4-5 ditë dhe ndryshon nga gruaja në grua, por mund të ndryshojë dhe gjatë jetës.

Mbas moshës 35 vjeçare, cikli menstrual ka tëndencë të shkurtohet dhe të jetë më pak abundant. Mbas shtatzënisë kemi gjithashtu disa ndryshime, si për shembull gjatë gjidhënies, kur për shkak të uljes së prodhimit të estrogjeneve menstruacionet mund te jënë të çrregullta. Megjithatë ndryshimet pas shtatzënisë janë të përkohshme.

Sa gjak humbasim gjatë menstruacioneve ?

Çdo grua humbet një sasi të ndryshme gjaku, çdo muaj por mendohet që humbjet mesatare variojnë nga 40 deri ne 100ml, sasi të cilës I shtojmë flukset e tjera vaginale dhe indit endometrial. Pra gjatë jetës ne humbasim 24 litra gjak dhe kemi rreth 400/500 cikle, një numër shumë më I madh se e kaluara, kur jeta e njeriut ishte më shkurtër  

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.