10 rregulla për lumturinë e mamit dhe babit
Si të ia bëjmë që mos harrojmë çiftin ? Si të ia bëjmë të mos harrojmë faktin që përpos rolit të prindit, burri dhe gruaja janë çift dhe qëndrojnë sëbashku sepse e kanë zgjedhur dhe sepse e duan. Prandaj mund të rikujtojmë bashkë 10 rregulla shumë të thjeshta që dime, por që harrojmë të kryejmë.
- Merrni frymë bashkë.
Merrni frymë dhe dilni nga roli i prindërimit. Të paktën ndonjëherë.2
2. Shikoni veten në pasqyrë.
3. Shikoni partnerin tuaj
Mundohuni të shikoni njëri-tjetrin në sy dhe kur tjetri nuk e ka mendjen dhe është i zënë me punët e përditshmes.
4. Dëgjoni njëri-tjetrin.
Dëgjoni njëri-tjetrin dhe mendohuni para se të flisni. Mos harroni që fjalët shërbëjnë për të hapur një dialog, jo për ta mbyllur atë.
5. Krijoni momente intimiteti në të cilat jeni afër dhe qeshni për gjërat e njejta. Jini të vetëdijshëm kur ndodh kjo dhe mos merrni asgjë për të mirëqenë.
6. Krijoni momente bashkëpunimi duke i dhënë mundësinë tjetrit të të ndihmojë. E di, nëse e bëni vetë e bëni më shpejtë dhe ndoshta më mirë, por para se të ishit bashkë askush nuk ju tha që do ishte e lehtë. Për të pasur një marrëdhënie duhet të jeni një skuadër.
7. Seksi është i rëndësishëm. Por nëse për ndonjë arsye njëri nga të dy refuzon, flisni dhe vendosni një intimitet në nivele të tjera. Mundohuni të kuptoni partnerin dhe përkedhelni njëri- tjetrin sa herë që është e mundur, mbi divan apo duke parë një film. Herët ose vonë fwmijwt do të flejnë.
8. Një fëmijë të ndryshon shumë. Jeta të ndryshon. Komunikimi është i rëndësishëm sepse na bën të jemi në hap me ndryshimet. Nga ana tjetër ndryshimet bëjnë çdo gjë më interesante.
9. Të kesh mosmarrëveshje është normale, por mundohuni mos të mbyllni derën. Merrni kohë dhe merrni frymë. Merrni frymë dhe komunikoni.
10. Kënaquni sëbashku. Më fëmijët apo vetëm ju të dy. Buzëqeshja dhe surprizat e ndryshme e bëjnë jetën më të bukur.
Investoni dhe integroni në marrëdhënie të gjitha gjërat që doni, në këtë mënyrë do të jepni më të mirën nga vetja dhe do e mbushni marrëdhënien me vlera pozitive. Mos harroni që do ketë edhe gjëra më pak të mira që mund të zgjidhen me komunikim. Për të pasur një marrëdhënie të mirë në dyshe duhet pasur një marrëdhënie e mirë me veten.
Jep koment