Vaginizmi dhe shqetësimet nga dhimbja

Shpërndaje

Vaginizmi është pamundësia totale ose e pjesshme e penetrimit, për shkak të një forcimi të pavullnetshëm të muskujve të vaginës. Këta muskuj, në kondita normale, janë nën kontrollin e vetëdijshëm të gruas, e cila mund ti relaksojë dhe kontraktojë sipas dëshirës. Nëse kemi të bëjmë me vaginizëm, ky kontroll mbi muskujt, nuk është më i mundur, dhe në tentativën e parë ose vetëm mendimi i penetrimit, bën që muskujt të kontraktohen në mënyrë autonome, duke e bërë penetrimin të pamundur.

Vaginizmi mund të lexohet si një reagim global ndaj frikës ose si një metodë mbrojtjeje nga një “agresioni” ose një pseudo “agresioni” ( penetrimi). Kjo mund të paraqitet edhe se, në të vërtetë personi dëshiron të ketë marrëdhënie seksuale, apo edhe nëse gruaja e jeton mirë raportin seksual dhe përjeton orgazëm në të gjitha ato situata ku nuk ka penetrim.

Shkaqet e vaginizmit

Vaginizmi shfaqet gjatë raportit të parë ( vaginizmi primar) dhe është shpesh shkak i asaj që quhet ” martesa e bardhë”. Megjithatë simptomat mund të shfaqen dhe nëse personi ka pasur eksperienca të tjera të mëparshme ( vaginizmi sekondar). Kjo mund të vijë si përgjigje mbrojtjeje ndaj një partneri të ri, por dhe ndaj partnerit të vjetër me të cilin ka pasur ndryshime në marrëdhënie. Shpesh kontraktimet janë aq të forta sa nuk lejojnë as vizitën te mjeku gjinekolog. Si për shumë problematika të tjera seksuale, përgjigja përfundimtarë merret vetëm mbas një vizite te mjeku përktës. Së dyti, kur problematika nuk ka lidhje me ndonjë problem fiziologjik ose me një tjetër patologji mjëkësore (si endometrioza, infeksioni vaginal, sëmundje neurologjike apo të sistemit imunitar

Terapia te mjeku psikolog, shpesh herë shkon paralel me atë fizike, nëpërmjet ushtrimeve graduale, që bëhen vetëm ose me parterin. Pikërisht për të fuqizuar pavarësinë dhe vetëdijësimin e organeve gjenitale dhe për të ulur nivelin e ankthit dhe stresit të lidhur ngushtë me penetrimin. LOVE

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...