Çfarë është kjo “No Nut November” ?

Shpërndaje

Çdo nëntor, një grup djelmoshash në Internet sfidojnë njëri- tjetrin duke mos ejakuluar gjithë muajin. As masturbim e as raporte seksuale. Është një sfidë relativisht e re që quhet “No Nut November”. Arsyet që nxisin këta djema që të pranojnë sfidën janë të shumta. Disa mendojnë që rrit forcën dhe energjinë apo dhe përqëndrimin.

E vërteta është që nuk ka prova shkencore që tregojnë që kur heq dorë nga ejakulimi ke përmirësime në shëndet. Biles në përgjithësi studimet tregojnë që autoerotizmi sjell përmirësimë në shëndet. Mund ta lexoni këtu.

Megjithatë ideja që të heqësh dorë përkohësisht nga mastrubimi, nuk është e sotme. Nëse kthehemi në kohë, shkojmë të grekët dhe romakët, të cilët besonin që abstinenca seksuale para një garë të rëndësishme, ishte arsye e fortë suksesi. Megjithatë deri sot, prova empirike mbi efektet pozitive të abstinencës nuk ka. Sikurse nuk ka prova që abstinence përmirëson shëndetin.

Në të kundërt studimet  e sotmë tregojnë që masturbimi ( jo kompulsiv, por i shëndetshmë) nuk krijon probleme të mëdha, por lidhet me benefite të mëdha. Për shembull dihet që orgazma dhe ejakulimi i shpeshtë, është i lidhur me uljen e rrezikut të kancerit të prostatës dhe të një jet më të gjatë. E lexoni këtu.

Pyetja që mund ti bëjmë vetes në fakt është: Masturbimi është i mirë për shëndetin apo një person i shëndetshëm masturbohet ? Nëse masturbimi NUK  do të ishte i rrezikshëm, atëherë nuk do të kishtë data pozitive. Prandaj duke parë që studimet janë të lidhura dhe shpesh herë nuk mund të themi nëse është ky apo ai faktor, jemi të sigurt që masturbimi nuk dëmton shëndetin. Prandaj ka ardhur momenti, një herë e përgjithmonë që mos merakosemi kaq shumë, duke jetuar këtë nentor të qetë dhe të lumtur. LOVE  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...