Cfarë kuptojmë me “orientim seksual”?
“Orientimi seksual” është një term që shpesh përdoret për të përshkruar tërheqjen romantike, emocionale apo seksuale të një personi ndaj një personi tjetër. Dikush që tërhiqet nga dikush tjetër i të njëjtit seks ka orientim homoseksual dhe mund të quhet ‘gay’(femra dhe meshkuj),ose lezbike. Individët që tërhiqen nga persona të seksit të kundërt kanë orientim heteroseksual. Orientimi seksual është një proces që thellohet vazhdimisht me kalimin e kohës dhe individët që tërhiqen si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat quhen biseksualë. Orientimi seksual është i ndryshëm nga identiteti gjinor, i cili i referohet ndjesive të brendshme që tregojnë se dikush është mashkull apo femër. Orientimi seksual është një koncept relativisht i ri. Në fakt, edhe pse sjelljet brenda të njëjtit seks kanë ekzistuar gjithmonë, ideja e identitetit homoseksual ose e një personi homoseksual është vetëm 100 vjeçare.
Koncepti i orientimit seksual ka të bëjë me shumë më tepër se sa thjesht sjellje seksuale. Përfshin si ndjenja ashtu edhe identitet. Disa individë mund ta identifikojnë veten e tyre si “gay”, lesbike ose biseksualë edhe pa u përfshirë në ndonjë aktivitet seksual. Disa njerëz besojnë se orientimi seksual është i lindur dhe i përcaktuar; mirëpo orientimi seksual zhvillohet përgjatë jetës së dikujt. Individët ndoshta ndërgjegjësohen në momente të ndryshme të jetës së tyre se janë heteroseksualë, gay, lesbike ose biseksualë.
Cili është shkaku që personat kanë orientim seksual të posaçëm?
Ka teori të panumërta përsa i përket origjinës së orientimit seksual tek individët. Shumë shkencëtar të ditëve të sotme pranojnë se orientimi seksual ka shumë gjasa të jetë rezultat i bashkëveprimit të një kompleksiteti faktorësh rrethues, njohës dhe biologjikë. Në shumë persona, orientimi seksual, formohet që në moshë të vogël. Ka gjithashtu prova të cilat sugjerojnë se faktorët biologjikë, duke përfshirë ato gjenetikë ose hormonal të lindur, luajnë një rol domethënës në seksualitetin e personave.
Është e rëndësishme të njihet se ka shumë arsye përsa i përket orientimit seksual të individëve, dhe këto arsye mund të jenë të ndryshme për njerëz të ndryshëm.
A është një zgjedhje orientimi seksual?
Jo, qëniet njerëzore nuk mund të zgjedhin për të qënë homoseksualë, apo heteroseksualë. Për shumicën e njerëzve, orientimi seksual shfaqet që në adoleshencën e hershme, pa patur eksperiencë të mëparshme seksuale. Megjithatë ne mund të zgjedhim për tu sjellë në bazë të ndjesive tona apo jo. Psikologët nuk e konsiderojnë orientimin seksual si një zgjedhje të ndërgjegjshme e cila mund të ndryshohet në mënyrë të vullnetshme.
Çfarë e shkakton Homoseksualitetin/Heteroseksualitetin/Biseksualitetin?
Askush nuk e di shkakun e heteroseksualitetit, homoseksualitetit ose biseksualitetit. Dikur mendohej se Homoseksualiteti ishte rezultat i dinamikave të familjeve të trazuara ose zhvillimit të shtrembër psikologjik. Tashmë është e qartë se këto supozime bazoheshin mbi mungesën e informacionit dhe paragjykimeve. Aktualisht ka një interes të ripërtërirë për sa i përket kërkimeve për etiologjitë biologjike për homoseksualitetin. Megjithatë, deri më sot, nuk ka studime të përsëritura shkencore që mbështesin ndonjë etiologji biologjike specifike për homoseksualitetin. Në mënyrë të ngjashme asnjë shkak psikosocial ose prej dinamikave familjare nuk është identifikuar, duke përfshirë këtu historitë e abuzimeve seksuale në fëmijëri. Abuzimi seksual nuk duket se është më i përhapur tek fëmijët që kur rriten identifikohen si gay, lesbike ose biseksuale më shumë se sa tek fëmijët që identifikohen si heteroseksualë.
A mundet terapia, të ndryshojë orientimin seksual?
Jo; edhe pse shumica e homoseksualëve e jetojnë jetën e tyre në mënyrë të lumtur dhe të suksesshme, disa homoseksualë ose biseksualë mund të kërkojnë të ndryshojnë orientimin e tyre seksualë përmes terapisë, shpesh të detyruar nga familjet e tyre ose nga grupet fetare të cilët i shtyjnë të vepronjnë në mënyrë të tillë. Realiteti është se homoseksualiteti nuk është një sëmundje. Homoseksualiteti nuk kërkon trajtim dhe nuk është i ndryshueshëm. Gjithsesi, jo të gjithë meshkujt homoseksualë, lesbiket dhe biseksualët që kërkojnë asistencë psikologjike mjeksore profesionale, duan të ndryshojnë orientimin e tyre seksual. Meshkujt homoseksualë, lesbiket dhe biseksualët mund të kërkojnë ndihmë psikologjike gjatë procesit të të dalurit hapur, apo për strategji që duhet të ndjekin në lidhje me paragjykimin. Por shumica e tyre shkojnë në terapi për të njëjtat arsye dhe probleme jetësore të cilat shtyjnë dhe njerëzit heteroseksual për të kërkuar ndihmë profesionale psikologjike
Ekziston ende Stigma (turpi) për Homoseksualitetin?
Po. Frikërat dhe keqkuptimet për homoseksualitetin janë të shpërndarë gjerësisht. Ato sjellin sfida të tmerrshme për zhvillimin dhe ruajtjen e një imazhi personal pozitiv për personat Gay, Lesbike ose Biseksualë dhe shpesh edhe për familjet e tyre. “Homofobia” është një term që i referohet frikës dhe paragjykimit irracional kundër personave homoseksualë.
Cili është pozicioni i Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë në lidhje me këtë Stigmë (turp)?
Në 1992, Shoqata Amerikane e Psikiatrisë, duke njohur fuqinë e stigmës kundrejt homoseksualitetit, lëshoi deklaratën e mëposhtme:
“Ndërsa homoseksualiteti në vetvete nuk nënkupton asnjë mangësi në gjykim, qëndrueshmëri, siguri, ose aftësi të përgjithshme sociale ose profesionale, Shoqata Amerikane Psikiatrike i bën thirrje gjithë organizatave ndërkombëtare shëndetësore dhe psikiatërve individualë në vende të tjera, të nxisin shfuqizimin në vendin e tyre të legjislacionit që penalizon veprimet homoseksuale mes adultëve me pëlqim të ndërsjellë në ambiente private. Dhe për më tepër APA i bën thirrje këtyre organizatave dhe individëve të bëjnë çështë e mundur të zbusin stigmën (turpin) që shoqëron homoseksualitetin kurdo dhe kudo që mund të ndodhë. ”
Një njohje e tillë organizative e homofobisë ka qenë shumë e rëndësishme gjatë procesit të ndryshimit të qëndrimit kundrejt homoseksualitetit.
A është e mundur të ndryshohet Orientimi Seksual (“Terapia Riparuese”)?
Nuk ka asnjë provë shkencore të botuar deri më sot që mbështet efikasitetin e “terapisë riparuese” si një nga trajtimet për ndryshimin e orientimit seksual, dhe as nuk është e përfshirë në Raportin e Detyrave të APA’s, Trajtimet e Çrregullimeve Psikiatrike. Ajo çka është më e rëndësishme, është fakti se ndryshimi i orientimit seksual nuk është objektiv i përshtatshëm për trajtimin psikiatrik. Disa mund të kërkojnë konvertim në heteroseksualitet për shkak të gjithë vështirësive me të cilat përballen si pjesëtarë të një grupi të stigmatizuar. Eksperienca klinike tregon se ata që e kanë integruar orientimin e tyre seksual në pikëpamje pozitive të vetëfunksionimit kanë një nivel psikologjik më të shëndetshëm se ata që kanë bërë të kundërtën. “Psikoterapia pranuese për homoseksualitetin” mund të jetë e dobishme gjatë procesit të “daljes”, duke ushqyer një zhvillim pozitiv psikologjik dhe duke mbështetur kapërcimin e efekteve dhe pasojave që lë prapa stigmatizimi. Një nga deklaratat e lëshuara nga Bordi për pozitën zyrtare të Shoqatës, në Dhjetor 1998 thoshte:
Shoqata Amerikane e Psikiatrisë kundërshton çdo trajtim psikiatrik, si “riparues” ose “konvertues”, që bazohet mbi hamendësimin se homoseksualiteti në vetvete është çrregullim mendor, ose mbi hamendësime të mëparshme se pacienti duhet të ndërrojë orientimin e tij/saj seksual.”
A është homoseksualiteti sëmundje e mendjes apo problem emocional?
Në të dyja rastet përgjigja është “Jo!”. Psikologë, psikiatër dhe profesionistë të tjerë të specializuar në shëndetin mendor pranojnë se homoseksualiteti nuk është sëmundje, ç’rregullim mendor apo problem emocional. Më shumë se 35 vjet kërkimesh të mirë-organizuara shkencore kanë treguar se homoseksualiteti, në asnjë këndvështrim nuk ka të bëjë me ç’rregullime apo me probleme emocionale e sociale. Më parë është menduar se homoseksualizmi ishte sëmundje pasi profesionistët e shëndetit mendor e kishin favorizuar këtë informacion.
Në të kaluarën, kërkimet mbi homoseksualët dhe biseksualët kryeshin vetëm tek personat të cilët ndiqnin terapi, nga ku vjen dhe favorizimi i konkluzioneve të mësipërme. Kur kërkuesit filluan të merrnin të dhëna nga persona të cilët nuk ndiqnin terapi, zbuluan se ideja që homoseksualizmi ishte sëmundje kishte qenë e gabuar.
Në 1973 Bordi i Drejtuesve të Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë e hoqi homoseksualitetin nga Manuali Zyrtar i Diagnozave, Manuali Diagnostifikues dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore, Botimi i dytë (DSM II). Ky hap u ndërmor pas një analize të literaturës shkencore dhe konsultimeve me ekspertë të fushës. Ekspertët zbuluan se homoseksualiteti nuk i plotëson kriteret për tu konsideruar sëmundje mendore.
Për më shumë se 25 vjet, shoqatat së bashku u kërkuan profesionistëve të shëndetit mendor të zhduknin njollën e sëmundjes mendore me të cilën, akoma shumë njerëz lidhin orientimin homoseksual.
A mund të jenë meshkujt gay, lezbiket dhe biseksualët prindër të mirë?
Po. Studimet krahasuese midis fëmijëve të rritur nga prindër homoseksualë dhe heteroseksualë treguan se nuk kishte asnjë zhvillim të ndryshëm midis dy grupeve në katër zonat më kritike siç janë: inteligjenca e tyre, gjendja psikologjike, gjendja shoqërore dhe popullariteti midis shokëve. Gjithashtu duhet nënvizuar fakti se orientimi seksual i prindërve nuk ndikon tek ai i fëmijëve.
Një mit tjetër i cili gabimisht i është caktuar meshkujve gay, është fakti se kanë më shumë tendencë në ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve në krahasim me meshkujt heteroseksualë. Nuk ka asnjë të dhënë ku të tregohet se homoseksualët apo biseksualët kanë ngacmuar seksualisht më shumë fëmijë sesa meshkujt heteroseksualë.
Çfarë është “Dalja nga Sirtari”?
“Dalja” është një term që përdoret për të përshkruar eksperiencën në të cilën një person identifikohet si gay, lesbike ose biseksual. Kjo nuk ndodh vetëm një herë, por është një proces identifikimi si gay, lesbike ose biseksual tek familja, miqtë apo pjesëtarë të tjerë të rëndësishëm të botës sociale të gjithsecilit, që zgjat gjatë gjithë jetës. Eksperienca e “daljes” së secilit është unike dhe procesi gjithmonë stimulon ankth si edhe siguron mundësi për pushtetëzim personal dhe rritje emocionale. Ka shumë burime të disponueshme për njerëzit gjatë procesit të “daljes”. Shiko më poshtë për disa nga këto burime.
Përse disa meshkuj gay, lezbike dhe biseksualë u tregojnë njerëzve për orientimin e tyre seksual?
Sepse ndarja e këtij aspekti me të tjerë është shumë i rëndësishëm për shëndetin e tyre mendor. Në fakt, procesi i identifikimit të lezbikeve, meshkujve gay dhe biseksualëve, i cili quhet “coming out”, lidhet ngusht me gjendjen psikologjike. Sa më pozitiv të jetë identifikimi i tyre aq më i mirë është shëndeti i tyre mendor dhe aq më i lartë bëhet vetvlerësimi i tyre.
Përse për disa gay, lezbike dhe biseksualë është i vështirë procesi i “coming out” (daljes nga sirtari)?
Për disa prej tyre ai është i vështirë dhe për disa jo. Zakonisht lezbiket, meshkujt gay dhe biseksualët ndihen të frikësuar, të ndryshëm dhe të vetmuar kur vënë re për herë të parë se orientimi i tyre seksual ndryshon nga norma e shoqërisë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata të cilët e vënë re këtë gjatë fëmijërisë ose adoleshencës, e cila nuk është ndodhi e pazakontë. Në varësi të familjes dhe komunitetit, ata mund të kenë vështirësi të luftojnë kundër paragjykimit dhe mungesës së informacionit në lidhje me homoseksualitetin.
Fëmijët dhe adoleshentët, veçanërisht ndihen shumë të dobët ndaj stereotipizimit. Ata gjithashtu frikësohen nga mospranimi i familjes, miqve, kolegëve të punës dhe institucioneve religjoze. Disa homoseksualë shqetësohen për faktin se mund të humbasin vendin e punës apo të persekutohen në shkollë nëse orientimi i tyre seksual do të dilte ne dritë.
Fatkeqësisht homoseksualët dhe biseksualët gjenden në një rrezik më të lart dhunimi fizik dhe dhune psikologjike në krahasim me heteroseksualët. Studimet e bëra në gjysmëvitet ’90 treguan se rreth 1/5 lezbike të cilat morrën pjesë në kërkime dhe më tepër se ¼ e meshkujve gay pjesmarrës kishin qenë viktima të krimeve kundrejt orientimit të tyre seksual. Në një studim tjetër zhvilluar në 500 të rinj, gjysma e të cilëve morrën pjesë në studim pranuan që kanë përjetuar një formë të agresionit anti-homoseksual, duke filluar nga dhuna verbale deri në dhunë fizike.
Cila është eksperienca e prindërve të personave Gay/Lesbike/Biseksualë?
Kur njerëzit “dalin” përpara prindërve të tyre, mund të jetë një sfidë e madhe emocionale për të gjithë të përfshirët. Shumica e prindërve janë të shqetësuar për mirëqenien e fëmijëve të tyre, duke pranuar vështirësitë që sjell të qenit pjesëtar i një grupi të stigmatizuar. Shpesh prindërit i tremben refuzimit nga familjarët e tjerë, miqtë apo grupet sociale ose fetare. Ajo çka është më e rëndësishme është se fëmijët duhet të dinë se ata kanë mbështetjen dhe dashurinë e prindërve të tyre. Psikoterapia familjare ose individuale mund të jetë shumë e dobishme kur bëhet fjalë për pyetje ose shqetësime për një fëmijë homoseksual.
Çfarë mund të bëhet kundër paragjykimeve dhe diskriminimit të homoseksualëve dhe biseksualëve?
Këkrimet tregojnë se personat të cilët kanë sjellje pozitive kundrejt homoseksualëve dhe biseksualëve janë ata të cilët njihen mirë me të paktën një ose dy prej tyre, të cilët mund të jenë miq, kolegë pune apo familjarë. Për këtë arsye, psikologët besojnë se reagimet negative bazohen vetëm tek steretipizimet dhe mungesa e informacionit. Prandaj, mbrojtja kundër dhunës dhe diskriminimit janë shumë të rëndësishme, siç është edhe për grupet minoritare. Disa shtete e përfshijnë dhunën kundrejt një individi në bazë të orientimit të tij seksual si “krime urrejtjeje” dhe në shumë shtete janë vendosur ligje kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual.
Që nga marsi i vitit 2010 Shqipëria është një ndër vëndët që ka miratuar ligjin kundër diskriminimit të minoriteteve seksuale.
Përse është e rëndësishme që shoqëria të jetë e informuar mbi homoseksualitetin?
Të edukosh të gjithë njerëzit rreth orientimit seksual dhe homoseksualitetin ka gjasë të ulë paragjykimin kundër homoseksualëve. Një informim i detajuar mbi homoseksualitetin është veçanërisht i rëndësishëm për të rinjtë të cilët janë në fazat e para të zbulimit të orientimit të tyre seksual, qoftë ai homoseksual, biseksual apo heteroseksual. Frika se informimit do t’i bëjë njerëzit më homoseksualë nuk është e vërtetë; informacioni nuk mund te ndryshojë orientimin seksual të dikujt.
A janë të gjithë homoseksualët dhe biseksualët të prekur nga HIV-i?
Jo. Ky është një mit shumë i përhapur. Në të vertëtë, rreziku ndaj ekspozimit të HIV-it lidhet me sjelljen e një personi, jo me orientimin e tyre seksual. Ajo çfarë duhet mbajtur mend rreth HIV/AIDS-it është se mund të mbrohesh duke kryer marrëdhënie seksuale të sigurta dhe nga mospërdorimi i drograve.
Ky shkrim është shkëputur nga platforma: Historia ime.
[…] fëmijët, apo se cilat janë gabimet që nuk duhet të bëjmë. Mënyra se si përjetojmë seksualitetin personal, por dhe shoqëror, është rezultat si jetës tonë, traditës, kulturës dhe modeleve […]
Prsh zonja zhaklina Po ju shkruaj per te saten Here rreth sexit anal. Si JU kam treguar njifem qe SA vite me nji mashkull esht i mir me te gjitha temirat.ka nji Penis super te mir ku me that mendja tja gelltis me gjith sperm.te lutemme trego se si te veproi un .dua te me kryej Aktion final por kam nji frik si te veproi me rrespekt:anonym