Eksperienca seksuale femërore është një temë me interes të madh. Prej vitesh ekspertët kanë pyetur veten mbi faktorët që ndërhyjnë dhe ndikojnë sjelljen seksuale të grave. Në fakt kjo sjellje është e karakterizuar nga një dimension shumë subjektiv që vlerëson eksperiencë seksuale në bazë të stimujve të marrë dhe në bazë të kontekstit emotiv dhe lidhjeve njerëzore; vetëbesimi ka një ROL TË QËNËSISHËM dhe bazik në përjetimin e seksualitetit, duke vendosur nëse do ndihemi rehat apo jo në një situatë private.
Të gjithë këta faktorë ndikojnë në elemente si dëshira seksuale, eksitimi, orgazma, duke vendosur si rrjedhoje kriteret e pergjithshme ndaj raportit seksual por dhe përjetimet ndaj tij.
Dëshira seksuale femërore, është totalisht e ndryshme nga ajo e burrave, sepse ndikohet nga ndryshimet hormonale, nga fazat e ndryshme fiziologjike apo emotive të lidhura me ciklin, shtatzaninë, menopauzën e kshu me rradhë. Prandaj erotika, dëshira për një bashkim emocional, mund të kompensojnë ato ndryshimet hormonale të cilat paraqiten me kalimin e moshës.
Revista angleze Healthista, në bashkëpunim me Lady Prelox ( si Viagra për gratë) ka bërë një sondazh, duke patur si objektiv, hetimin e detajeve të jetës seksuale të lexuesve të saj. Përgjigjet e ardhura janë të 1300 grave nga 25 deri ne 55 vjec; 90 % ka deklaruar që janë në një marrëdhënie afatgjatë.
Nga rezultatet doli në pah që gjysma e grave nuk janë plotësisht të kënaqura me jeten seksuale. 32 % të tyre kanë thënë që “është mirë, por që mund të jetë më mirë”; ndërsa 18% kanë deklaruar që “kanë një seksualitet të mërzitshëm dhe të pakënaqshëm”. Këto të dhëna janë padyshim të lidhura me shpeshtësinë e marrëdhënieve seksuale që ato kanë patur, në fakt më shumë se 1 grua mbi dhjetë, e martuar apo bashkëjetuese, nuk ka bërë seks prej më shumë se një viti, ndërsa një e treta vetëm dy herë në muaj.
Të dhëna të tjera interesante dalin dhe për shpeshtësinë e orgazmës: pjesa me e madhe e lexueseve ka deklaruar që e arrin ndonjëherë gjatë raportit seksual, ndërsa 1 mbi dhjetë ka thënë që e përjeton rrallë, ndërsa 1 grua mbi 20 ka thënë që ka bërë sikur ka patur orgazëm gjatë raporteve seksuale. (faking it)
Duke parë këro rezultate nuk është e habitshme që pothuajse 1/3 e grave ka afirmuar që ka një nivel shumë të ulët dëshire, nderkohë që 10% nuk ka dëshirë fare. Këto përgjigje duket sikur janë të lidhura ngushtë me përjetimin e një jete seksuale të pakënaqshme, që sjell një ulje dëshire dhe si pasojë uljen e raporteve seksuale.
Ndonëse kohët kanë ndryshuar ende gratë e jetojnë seksualitetin e tyre me turp dhe silklet, dhe thjeshtë biseda për të krijon parehati. Kjo ndodh për shkak të mentalitetit të sëmurë, patriarkal, fallso moralist, të prapambetur, pa mendim kritik, shtypës, diktatorial dhe shumë demode, që sjell represion të seksualitetit dhe vështirësi në shprehjen e asaj çka kërkojnë vërtetë ose se çfarë duan të ndryshojnë, Prandaj është i rëndësishëm edukimi seksual, i cili hap debatet mbi kënaqësinë femërore dhe mashkullore, në mënyrë që gratë të ndihen më të lira për të shprehur seksualitetin e tyre pa asnjë lloj presioni, por vetëm për kënaqësinë personale. LOVE
My favorite season is the fall of patriarchy…
Sa gjynah per femrat qe nuk arrijne orgazmen ose me sakte sa keq qe nuk kane dike qe ti bej te arrij orgazmen por vetem shikojne perfitimin e tyre dhe nese ata arrijne ate cka duan nuk u intereson per gje tjeter…shyqyr zoti (nqs ekziston edhe ky)jam e bekuar me nje te dashur qe nuk eshte pjese i atyre llojve❤❤shume dashuri per ty zhaklin?
sa mir orgazma po knaqeshe??
?
e lumtur A hahahha
Si te arrise nje femer orgazem?