Deshira seksuale te burrat

Dëshira seksuale mashkullore: edhe burrat janë të brishtë

Dëshira seksuale është një fenomen kompleks. Një kombinim faktorësh fiziologjikë, psikologjikë, relacionalë dhe ambientalë, të lidhur ngushtë midis tyre. Nëse kjo lidhje dhe kjo varësi është me e qartë në universin femëror, është shumë më e paqartë dhe e nënvlerësuar në atë mashkullor. Të gjitha studimet e këtij lloji, i kanë dhënë rol mbizotëruese faktorëve biologjikë, duke ulur në mënyrë drastike, rëndësinë e faktorëve emotivë dhe çdo derivati tjetër.

Fatmirësisht gjërat po ndërrojnë. Joana Carvalho e Pedro Nobre, profesorë në Universitetin e Portugalisë, kanë propozuar një model të ri studimi të seksualiteti mashkullor. Larg mitit që ka në qëndër penisin dhe lëvizjet mekanike. Larg mitit që redukton dëshirën në një përgjigje të menjëhershme ndaj stimujve dhe prezencës së hormoneve. Ndërkohë modeli i ri që prezantohet është më i artikuluar dhe merr parasysh të gjitha aspektet që mund të ndikojnë në nivelin e dëshirës. Fokusi qëndron te mosha, prezenca e problemeve të një natyre mjekësore ose psikologjike, kënaqësia në çift, informacione të deformuara rreth seksit ose mendime nga më të ndryshmet gjatë seksit.

Rezultati më interesant që del në pah është rendësia që kanë dimensioni konjitiv dhe emotiv. Për shembull informacionet e deformuara mbi seksualitetin, të ndërtuara përgjatë eksperiencave të ndryshme por dhe për shkak të paragjykimeve të ndryshme kulturore, mungesa e mendimeve erotike gjatë raportit ose dhe prezenca e mendimeve negative, kanë një impakt shumë të fortë mbi dëshirën mashkullore.

Edhe amerikani David Rowland, një një studim të ngjashëm, që trajton seksualitetin dhe problemet e seksualitetit të burrave, ka evidentuar rolin pozitiv dhe negativ që luajnë emocionet në jetën seksuale të një burri.

Prandaj është shumë e rëndësishme që mjekët të kenë parasysh situatën dhe studime të tilla sidomos në raste terapie. Të përballesh me mjekime, medikamentë të ndryshme, duke e parë burrin si një makineri erotike, është shumë e rrezikshme.   LOVE

Zhaklin Lekatari

2 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.