Diferenca midis seksit, seksualiteti dhe edukimit seksual

Shpërndaje

Nëse doni që të kujdeseni për shëndetin seksual tuaj dhe të fëmijëve tuaj është e rëndësishme të kuptoni dallimin midis seksit , seksualitetit dhe shëndetit seksualhttps://tabu.al/cfare-apo-si-eshte-nje-marredhenie-e-shendetshme/. Ndonëse këto terma shpesh keqpërdoren, seksi është një pjesë e vogël e seksualitetit të një personi.

Seks 
?Seksi përcakton karakteristikat biologjike që identifikojnë gjininë seksuale të një personi që në lindje. Pra mashkull apo femër, ose ndryshime biologjike si penisi apo mitra. Ky term shpesh përdoret për të nënkuptuar “aktivitet seksual” ose “ marrëdhënie seksuale”. Është shumë e rëndësishme që të përdorim terminologjinë e duhur për të mos cënuar komunikimin. Kur përdorim termin “seks” flasim për meshkuj dhe femra, ndërsa kur përdorim fjalët “ marrëdhënie seksuale” nënkuptojmë sjellje si puthje, prekje apo përkedhelje.

Seksualizëm apo seksualitet 
?Seksualiteti është një pjesë e rëndësishme dhe qëndrore e çdo qënieje njerëzore. Seksualiteti i një personi përfshin çdo gjë, që nga gjinia e tyre biologjike, identiteti gjinor, orientimi seksualhttps://tabu.al/identiteti-seksual-hajde-ta-shpjegojme/, deri te shtatzania dhe riprodhimi. Ndërkohë që seksualiteti përfshin shumë dimensione, nuk është e thënë që të gjitha këto të kanalizohen ose shprehehen. Seksualiteti ynë ndikohet nga ndërverprimi i faktorëve biologjik, social, ekonomik, politik, kulturor, etik, ligjor, historik, fetar dhe shpirteror.
Si edukatorë, prindër, miq e mikesha duhet t’i mësojmë fëmijëve njohuri sidomos mbi shëndetin seksual dhe jo vetëm për seksin apo marrëdhënien seksuale. Shëndeti seksual përfshin informacione mbi higjenën personale, marrëdhëniet e shëndosha, seksualitetin, miratimin, shendetin mendor, pëlqimin, etj.


Shëndeti seksual 
?Shëndeti seksual i një personi përfshin mirëqënien e tyre fizike dhe mendore, emocionale dhe sociale. Kujdesi për shëndetin tuaj seksual është pjesë e rëndësishem dhe pandashme e shëndetit dhe mirëqënies tuaj. 
Mësimdhënia e shëndetit seksual do të thotë të sigurohemi që fëmija juaj ka njohuri, aftësi për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të tjerëve, sot dhe mot. LOVE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...