Lojëra me thithkat

Shpërndaje

Thithkat janë një pjesë shumë e rëndësishme (për të dyja gjinitë) dhe shpesh e anashkaluar gjatë aktit seksual ose paralojës. Përfshirja e gjinjve dhe thithkave ( dhe jo vetëm e zonës gjenitale)  gjatë aktit seksual, mund të sjellë orgazma intensive që përfshijnë ndjesi në të gjithë trupin. Disa njerëz janë në gjëndje të arrijnë orgazma vetëm nga prekja e gjinjve apo thithkave.  Ndjeshmëria e thithkave mund të ndryshojë nga individi në individ dhe mund të ndikohet nga hormone, mjekimet, ciklet menstruale, shtatzania, menopauza e kshu me rradhë.

Gjatë eksitimit, për shkak të çlirimit të oksitocinës thithkat ngrihen ( sepse eksitohen) dhe pa stimulim të drejtëpërdrejtë. Oksitocina bën pjesë në grupin e hormoneve “ që të bëjnë të ndihesh mirë”  ose “ hormoni i dashurisë” pikërisht sepse çlirohet vazhdimisht gjatë eksitimit.  Duke intensifikuar këtë ndjenjë me stimulimin e thithkave, çlirimi i oksitocinës mund të jetë më intensiv.

Thithkat janë pjesa ku janë të përqëndruara të gjitha nervat e gjjinjve.  Thithkat dhe zona përreth kanë një sistem ndijor shumë kompleks i cili përgjigjet ndaj stimujve të ndryshëm. Para angazhimit në këtë praktikë të re, bisedoni me partnerin rreth qëllimeve dhe mbani një komunikim të hapur gjatë gjithë kohës duke treguar atë që ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen. Kjo do të ndihmojë në krijimin e një atmosfere relaksuese e cila është shumë e rëndësishme për të ndjerë përfitimet e plota të prekjeve. Disa nga teknikat mund të përdoren edhe gjatë masturbimit, megjithëse disa thonë që arrijnë të eksitohen vetëm nëse stimulohen nga partneri.  Ki durim, ndonjëherë stimulimi i thithkave mund të kërkojë më shumë kohë se sa ai i gjenitaleve.

Lëpirja mund të jetë një mënyrë e ngadaltë dhe e butë për të filluar këtë lojë. Ndonëse mund të jetë gudulisëse, përdorimi i një  metodë ritmike mund të të ndihmojë t’i dorëzohesh kësaj ndjenje. Puthjet dhe tërheqjet vetëm me buzë, ose përdorimi i gishtave me butësi në zonën e dalë janë gjithashtu metoda shumë të mira. Mund të vazhdosh duke përdorur gjuhën dhe gojën për të lëpirë, thithur dhe kafshuar më shumë butësi. Kujdesu që të komunikosh vazhdimisht me partnerin për të kuptuar se si janë duke e shijuar eksplorimin. LOVE

10 KOMENTET

  1. Zhaku gje nje mashkull dhe bej seeks mos u merr me keto gjera
    Duke u marr me keto debilitete je shume e eksitur dhe I versulesh njerez qe jane ne punen e tyre
    Lere reheat ciftin Luiz Kiara por versulu Kristin o se Bertit dhe Mos vibratorin ne qafe qe e performs dhe si varese dhe si eksituese
    Sa per dijeni injorante je ti jo popull qe votoj Luizin
    Punen qe ben ti Zhaku e kane bere qe ne kohe te pellazgeve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in që të reduktojë mesazhet e padëshiruar. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komenteve tuaja.

Lajme Të lidhura

15 Mite që na bëjnë të verbër për trupin e tjetrit

Në Shqipëri flasim për seks vetëm për t’u skandalizuar....

Mitet e lashta dhe absurde për trupin femëror

që në të kaluarën kanë ndikuar rëndë në jetën...

Ri(e)volucioni seksual

Pavarësisht përparimeve të bëra nga lëvizjet për çlirim seksual...

Aborti: E drejta e gruas apo e shoqërisë? Tabutë rreth aborteve në Shqipëri

Aborti mbetet një nga temat më të diskutueshme në...

Nëse gratë janë të barabarta, pse kanë frikë të ecin natën?

Kur barazia mbetet vetëm teori dhe siguria është privilegj...

Si do të dukej Shqipëria pa asnjë grua për një ditë ?

Le të imagjinojmë një eksperiment social ekstrem: gratë në...