30 vite dita ndërkombëtare e puthjes

Nuk ka asnjë arsye se pse mos puthemi, edhe në kohë pandemie. Sidomos sot, në 30 vjetorin e ditës ndërkombëtarë të puthjes, që një herë në vit na kujton të duhemi dhe të puthemi më shumë. Ka lindur në Angli në vitin 1990, dita ndërkombëtare e puthjes që festohet çdo 6 korrik, sepse në fund është puthja ajo që ka pushtuar mëndjen dhe shpirtin e poetëve, shkrimtarëve, artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Zanafilla e puthjes ka humbur në netët e kohëve antike, por latinët e kishin të rëndësishëm, saqë e kanë ndare në tre lloje të ndryshme. Osculum puthja midis të njohurve dhe të afërmve. Basium puthja për ata me të cilët kemi më shumë konfidencë, dhe puthja erotike suavium. Çdo kulturë në botë e sheh puthjen njëkohësisht si aksion, por dhe si vullnet. Zakonisht sa më e zhvilluar dhe komplekse të jetë shoqëria, aq më shumë e integruar është puthja në sjelljet e përditshme.

Kur flasim për dashuri puthja është një sjellje intime, prandaj jo pa qëllim ekziston dhe “puthja franceze”, e cila është shpikur nga anglezët për të paragjykuar sjelljet franceze tepër të interesuara ndaj dashuriçkave. Buzët nuk janë vetëm një nga zonat më erogjene të trupit, por dhe më të ndjeshmet. Për këtë arsye, puthja në ballë, në dorë, në faqe, na bën të kuptojmë më shumë mbi personin më të cilën po e ndajmë. Është një sjellje dashurie, shpesh herë që nuk mbaron kurrë, si ajo e nënës për të sapolindurin.

Mos harrojmë shkëncën që thotë që puthja i bën mirë shëndetit, e para sepse vë në lëvizje 35 muskuj, por dhe sepse është gjimnastikë kundër rrudhave. Puthja rrit vetëbësimin dhe sistemin imunitar, ul nivelin e cortisolit ( hormoni i stresit) dhe rrit oskitocinën (hormonin e dashurisë). Puthja favorizon qarkullimin e gjakut duke ngadalësuar plakjen e lëkurës-  si një mezoterapi tradicionale me pak fjalë. Shkenca thotë edhe që e zgjat jetën me 5 vite, prandaj me virus apo pa virus, me maskë apo pa maskë, puthuni dhe duani veten dhe njëri-tjetrin.  

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.