Prezervativat kanë masa! E dini ? Disa prej jush po sepse e kam thënë herë të tjera. Prezervativat kanë masa si veshjet. Penisat janë të ndryshëm, si çdo pjesë e trupit të njeriut. Janë të ndryshëm në gjatësi dhe diametër.
Pse të zgjedhim masën e duhur ?
- Sepse masa e duhur nuk të bezdiz
- Sepse nuk rrezikon që të iki
- Sepse një prezervativ më i vogël nuk e mbulon penisin dhe rrezikon çarjen
- Një prezervativ me masën e duhur ka më shumë gjasa që të të mbrojë
Nuk do rri këtu duke bërë një shkrim nëse përmasat e penisit kanë rëndësi apo jo, megjithëse Kamasutra ka një kapitull dedikuar përmasave të penisit dhe vaginës. Në fund ama thuhet që e rëndësishmë është ta dëgjosh tjetrin dhe që t’i dhurosh atë që mendon që do i pëlqejë.
Të gjitha kompanitë që prodhojnë prezervativa e kanë një ide se cilat janë masat që shiten më shumë dhe ato janë nga 52 deri te 56. Si fillim nuk mund të identifikohen me masat e pantallonave, por me masën e diametrit të penisit.
Ka shumë variabla kur flasim për prezervativë:
- Diametri i penisit
- Gjatësia e penisit
- Trashësia e prezervativit
- Materiali i përdorur
- Lubrifikanti që përdoret
- Maja e prezervativit që prêt majën e pensit
Të gjithë këto faktorë e bëjnë prezervativin të jetë i rehatshëm apo irritues. Ka disa vagina dhe penisa që nuk tolerojnë asnjë lubrifikant, ndërsa disa penisa duan një formë më të rehatshme. Megjithatë gjëja e parë që duhet kontrolluar është diametri dhe gjatësia e penisit nëse ai është më i madh se 20 cm.
Kalojmë te analiza e studimeve mbi masën e penisit. Këtu gjëndet studimi.
Gjatësia mesatare, pra ajo që ka më shumë se 50% e burrave është 13,12 cm.
Vetëm 5% ka një penis që shkon është 10.5 cm ose 19 cm
Vetëm 15% ka një penis që është 11,5 cm ose 15 cm
Diametri mesatar, ajo që ka 50% e burrave është 11.66 cm
Vetëm 5% e penisit ka një diametër që shkon nga 10 cm deri ne 13.6 cm
Vetëm 15% ka një penis me diametër 9,8 deri ne 12, 8
Si shndërrohen të gjitha këto permasa në masë prezervativi ?
Si fillim mund të shkarkosh file e krijuar nga Mysize për të matur penisin.
Si përkthehen këto matje në prezervativa.
7 – 10 cm ⇒ 47 mm
10 -11 cm ⇒ 49 mm
11 – 11,5 cm ⇒ 52/53 mm
11,5 – 12 cm ⇒ 57 mm
12 – 13 cm ⇒ 60 mm
13 – 14 cm ⇒ 64 mm
14 -15 cm ⇒ 69 mm
Këto janë matje jo plotësisht të sakta, psh një penis 12.5 cm mund të ndihet shumë mirë me masën 56, megjithatë është e rëndësishme të bëhen matje të mira dhe prova, sepse marka të ndryshme kanë diferenca milimetrike që në fund të ditës bëjnë diferencën në jetën seksuale.
Prandaj mos u ndalni vetëm te një brand, provoni disa derisa të gjeni atë që ju përshtatet
Si të masësh diametrin dhe të zbulosh masën ?
- Merr një metër rrobaqepsie
- Prit që penisi të jetë në ereksion
- Mat bazën, pikërisht aty ku do të qendrojë baza e prezervativit
- Përdor shkallën e Mysize për të kuptuar se cila është masa që bën për ty
Për 15 cm penis duhet 69mm të themi kur ta blejmë?
Artikuj shume i rendesishem – faleminderit! Desha te shtoj edhe nje rekomandim: firma mysize ofron prezervativet ne paket me gjeresite te ndryshem. Nuk e di a ka ne Shqiperi – po blihet ne Amazon per shemebell.