Fjala “sexting”, vjen nga bashkimi i dy fjalëve të tjera të gjuhës angleze “sex” (akti seksual) dhe “texting” (publikimi i një teksti).
Prandaj kuptimi i kësaj fjale është dërgimi ose pranimi i imazheve/videove me përmbajtje seksuale ose që kanë në lidhje me seksualitetin. Shpesh foto dhe videot realizohen me telefonat inteligjentë (smartphone) dhe ndahen po nëpërmjet tyre në rrjete sociale ose aplikacione me mesazhe të menjëhershme.
Shpeshherë edhe nëse përmbajtja i dedikohet dhe dërgohet një personi, ndodh që ajo ndahet me persona të tjerë (të njohur ose të panjohur); ndoshta duke qëndruar online për shumë kohë, ndoshta duke i krijuar probleme të gjithë pjesëmarrësve. Atij që e mori dhe atij që e shperndau.
Kini parasysh që çdo pamje që përmban pamje të minorenëve përbën vepër penale!
Por çfarë na shtyn t’i dërgojmë dikujt tjetër foto dhe video me përmbajtje seksuale ?
Nëse kjo gjë bëhet midis adultevë, mund të jetë një mënyrë e mirë për të mbajtur raportin në gjallëri, psh një raport në largësi. Ndërsa kur bëhet fjalë për adoleshentët, gjërat ndryshojnë.
Sigurisht qe midis arsyeve ndodhet dëshira për të eksperimentuar seksualitetin, dëshira për miratimin e dikujt apo vëmendje ose për të dhënë një “provë dashurie”. Fokusi ynë duhet të jetë mbi faktin që për një adoleshent, ky lloj komunikimi nuk është i rrezikshëm, sepse për ta, KJO, nuk është një sjellje seksuale e vërtetë. Me siguri sepse nuk kuptojnë që edhe jeta online, është jetë reale. Për një adoleshent kjo gjë është një mënyrë për të testuar kufijtë, për t’u afruar me seksin, por pa e bërë me të vërtetë, për t’u argëtuar, për të larguar turpin.
Rreziqet nga ana tjetër janë të shumta sepse bota online nuk është një vend i sigurt dhe i mbrojtur. Për më tepër shpejtësia e një foto mesazhi është më e madhe se sa reflektimi mbi veprimin e bërë. Një tjetër faktor është dhe lëkundja e marrëdhënieve shoqërore ose romantike: një foto e nisur sot, mund të na kthehet në makth nëse raporti me atë person mbaron ose ndryshon.
Ky fenomen është rritur bashke me përdorimin pa frena të teknologjisë, dhe nëse nuk mund ta evitojmë, të paktën duhet të tregohemi më të kujdesshëm. Si fillim fotot nuk duhet të përmbajnë imazhin e fytyrës ose të portretit të protagonistit. Duket si diçka e thjeshtë, por ndonjëherë, pak kujdes më shumë, mund të bëjë diferencën.
Në fund, për ta përmbledhur: sa nevojë kemi që t’i besojmë plotësisht dikujt tjetër ? Sepse baza është pikërisht kjo: besimi.
Jep koment