seksi oral

Test: 20 pyetje +1 mbi seksin oral

Dihet që seksi oral kërkon fantazi. Duhet të gudulisësh, ngacmosh, thithësh, kafshosh me lehtësi dhe  të ushqehesh me uri. Duhet të lagësh me pështymë të nxehtë një vulvë të drobitur për ta lëpirë më pas me bindje deri në kënaqësi. Duhet të thithësh një penis të fryrë dhe eksituar, duke e ndjerë që ndodhet brënda faqes dhe duke u eksituar gjatë veshtrimeve të përbashkëta, të lumtur nga emocionet e ndjera.  Seksi oral është një shkëmbim frutdhënës lëngjesh dhe disponimi.

Por është dhe lodhje, lodhje fizike.

Shumë individë ndalen së bëri seks oral për shkak të lodhjes së menjëhershme. Muskujt e gjuhës fillojnë e dhembin, dhe gjuha e shpejtë dhe e aftë, kthehet një një copë mishi që me zor lëviz. Një mëkat për të dyja palët. Për atë që po priste të fillonte gallata por dhe për atë që  përgatitej të dhurontë kënaqësi, dhe që në vend të kënaqësisë ngeli me nofull të ngrirë.

Kështu që pyetjet e këtij testi do ju ndihmojnë që një ngjarje e tillë mos përsëritet më. Përgjigjet do tregojnë nivelin tuaj të stërvitjes, sepse çdo gjë nis aty. Për metodat e përmirësit lexo tabu.al  Tani për tani, kryeni testin, mblidhni numrin e herëve që jeni përgjigjur me “PO” dhe pastaj lexoni shpjegimin. Enjoy.

Test përshtatshmërie ndaj seksit oral

  1. Je në gjendje të mprehësh gjuhën ? Duhet të ngjasojë me majën e një shigjete, e drejtë, paralele me dyshemenë dhe e shpejtë. Mundohuni ta bëni para pasqyrës. Provoni më sy mbyllur ose mundohuni të simuloni një majë shpate. Tani hapsi sytë dhe kontrolloni.
  2. Dini ta vendosni gjuhën në vendin e pushimit ? Mos harroni që për gjuhën ka vetem një pozitë korrekte pushimi. Në qiellëz. E vendosni gjuhën tuaj në mënyrë spontane aty ?
  3. Arrini të prekni anët e buzës me majën e gjuhës ? Që herën e parë ?
  4. Arrini të levizni gjuhën pavarësisht nofullës ( pjesës së poshtme) ? Bëni këtë test: më gjuhën poshtë, në pjesën e dhëmbëve të poshtëm, mundohuni të shqiptoni gërmën “K”, duke e shqiptuar mirë dhe më gojën hapur. Me gjuhën e mbështetur në pjesën e poshtme dhe gishtin tregues mes dhëmbëve, mundohuni të shqiptoni gërmët “N”, “L”, “T”, “C” dhe “D”. Vetëm tingullin e gërmëve dhe jo shqiptimin e tyre pra ttt jo ttëja. Ndërkohë që bëni këtë, lëvizin nofullat ? Po gjuha e prek gishtin ? NUK duhet të ndodhë. Tani përpara pasqyrës, mundohuni të thoni kanë; nëse nofulla lëviz, do të thotë që gjuha NUK lëviz në mënyrë të pavarur.
  5. Arrini të hapni gojën, të zgjasni pak buzët duke sjellë gjuhën në kontakt me buzën e sipërme,  duke mbajtur gojën e hapur ?
  6. Arrini të shqiptoni tingujt ”T”, “C”, “D”, “L” dhe “N” pa prekur dhëmbët me gjuhë ?
  7. Arrini të krijoni një gropë në gjuhë ?
  8. Gërhisni ?
  9. Mund të fishkëlleni duke përdorur gjuhën pa ngushtuar buzët ?
  10. Arrini të prekni grykën me një gisht pa ju ardhur për të vjellë ?
  11. Vuani nga dhimbjet e fytit dhe ftohjet ?
  12. Kur rrudhni buzët, buza e poshtme dhe e lartme kanë të njëjtën gjerësi ?
  13. Je në gjëndej të shtysh gjuhën e sipërme drejt hundës ?
  14. Merrni frymë ndërkohë që përtypeni ?
  15. Pertypni mirë ushqimin përpara se ta kaperceni ?
  16. Mund të hani një tas me corn flakes pa qumësht ? Mund të hani pa pirë ?
  17. Mund të flisni duke i ndarë mirë fjalët pa i “ngrënë” gërmat ?
  18. Jeni të gatshmë të flisni në çdo situatë pa marrje goje ?
  19. Jeni në gjendje të flisni në çdo situatë pa zë hundor ?
  20. Jeni në gjende të mbani gjuhën në qiellëz kur flisni ?
  21. Keni një frymë gojë aromatike ?

FUND

15-21 përgjigje pozitive

Nëse je përgjigjur me “PO” në më shumë se 14 pyetje, më thërrisni. Më shkruani, më dërgoni një kartolinë, bëhuni të gjallë sepse do ju bëj  të famshëm. Duhet të vazhdoni të jepni kontributin tuaj në botë. Dhënie kënaqësie, misioni juaj.

8-14 përgjigje pozitive

Jë në rrugën e duhur për t’u bërë pronar i gjuhës. Posti i ardhshëm do jetë për ju, ushtrime për muskujt gjuhe, që të keni breshkën dhe në gjuhë.

0-7 përgjigje pozitive

Nëse doni të merrni në duart tuaja të ardhmen tuaj orale, duhet të ja nisni që tani. Filloni duke marrë konfidencën me gjuhën në pozitën fillestare ( qiellëz) . Punoni, ushtroni dhe bëni përsëri testin. LOVE

Testi është marrë nga vëllimi “ORAL SEX”, Marcy Michaels e Marie DeSalle, Shtepia Botuese  Alberto Castelvecchi, 2009

Zhaklin Lekatari

10 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.