abc i seksit

Si të përshtatemi gjatë seksit pa menduar për moralin ?

Në shumë vende të botës morali është i barabartë me uljen apo jo të pantallonave për mos të thënë hapjen e këmbëve. Shpesh herë një gabim tjetër është asocimi i moralit me fenë. Por e verteta është që ka katolikë, muslimanë, jewish, etj etj të cilatë janë të moralshëm, nga ana tjetër ka kristianë, muslimanë, ateistë të cilët janë thjeshtë imoralë. E njejta gjë vlen dhe për njërëzit që janë seksualisht aktivë dhe për ata të cilët nuk janë. Morali, të paktën nga perspektiva personale, është aftësia për të respektuar dhe për t’u kujdesur për qëniet njerëzore që na rrethojnë. Morali ka shumë pak të bëjë me mënyrën se si ne e përjetojmë seksualitetin, ka të bëjë vetëm nëse  me të thyejme një pakt apo një marrëveshje që kemi me dikë tjetër.

Sa herë që shkruaj diçka për blogun bëj kërkimë në internet rreth seksit apo se si ai përjetohej në të kaluarën. Nuk ke si mos habitesh me këshillat që jepeshin në të kaluarën  rreth numrit të marrëdhënieve seksuale, apo këshillave për masturbimin, disa prej tyre vërtetë absurde. Por, nga ana tjetër për kohën e tyre, të gjithë këta mjekë apo shkrimtarë ishin ekspertë. Ata ishin të bindur që kishin përgjigjet e duhura. Ajo që dua të them është që kohërat ndryshojnë shumë shpejt, ashtu dhe zakonet apo veprimet e njerëzve duke bërë që ajo ç’ka themi sot, ndoshta të behët démodé apo e pakuptimtë në të ardhme. Pra, nuk jam duke u munduar të shkruaj “ Dhjete rregullat e seksit “, sepse librat apo shkrimet janë një reflektim i kohës sonë dhe nuk i dihet kurrë se si do të ndryshojnë kohët në të ardhme.

Ka shumë arsye të ndryshme se pse njerëzit bëjnë seks, disa prej tyre kanë të bëjnë me dashurinë ndërsa disa prej tyre jo. Shume prej nesh bëjnë seks sepse është gallatë dhe kënaqësi, sidomos me dike që dhe duam. Seksi është gjithashtu një aktivitet që njerëzit e  bejnë kur kanë nevojë urgjente të kenë shkëmbime fizike ose të çlirojnë energji erotike . Disa njerëz nga ana tjetër bëjne seks për t’i bërë qejfin partnerit ndërsa të tjerë sepse duan të fitojnë siguri. Ka dhe shume çifte që bëjnë seks sepse duan fëmijë dhe ky lloj seksi i bën partnerët që të afrohen akoma më shumë më njëri –tjetrin.

Seksi pra ka kuptime të ndryshme sipas situatave.  Shpesh herë mund ta gjejmë  veten në një situatë ku seksi na ndihmon të rregullojmë marrëdhënien,  ndërsa ndonjëherë seksi mund të krijojë ankth dhe vetmi. Edhe në një marrëdhënië, seksi ka kuptime të ndryshme, shpesh herë në fillim të saj ai mund të japë energji ndërsa më vonë në kohë  të japë siguri dhe qetësi. Në pjesën më të madhe të marrëdhënieve afatgjata seksi mund të bëhet pak i mërzitshëm, shpesh herë ai përmirësohet vetë ndërsa herë të tjera duhet anagazhim nga të dyja palët.

Një tjetër fenomen të cilin e praktikoj dhe vetë, është paragjykimi kur vjen puna te ndjenjat sidomos te të rinjtë, duke i konsideruar ato si dashuri fëminore dhe romantike. Kjo në fakt është absurde sepse ndjenjat më të fuqishme në jetë shpesh herë ( bazuar në çifte reale ) janë dashuria dhe ana romantike e saj. Edhe kur jemi të rinj dhe të dashuruar seksi mund të jetë i mirë apo i keq, fizik apo sentimental. Për shumë njerëz diferencën midis një seksi të mirë dhe të keq e bën kujtimi i miqësisë, dashurisë dhe argëtimi.

Është e rëndësishme dhe të kuptojmë që kur rritemi në moshë pritshmëritë tona për seksin mund të ndryshojnë. Për shembull kur je 17 ose 18 vjeç thjeshtë akti ose shtrirja me dikë në krevat është një arritje e madhe, ndërkohë që kur je 34 vjeç dhe ke eksperience prêt që jeta seksuale të të cojë në vende të ndryshme nga ato ku ke qënë.  Kur je më i rritur mund  dhe  të kërkosh disa cilësi specifike në një partner.  Lajmi i mirë është që në çdo moshë njeriu kërkon që seksi të jetë special.

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.