dilema e paragjykimit

Kapitulli alpha, dilema e paragjykimit.

Nga ana emocionale seksi mund të jetë aq i  fuqishëm sa TI e lejon,  pooor,  fat të mbarë nëse mendon të bësh seks pa lidhje (edhe minimale) emocionale. Emocionet që vijnë si pasojë e një marrëdhënie seksuale mund të jenë magjike, të këndshme dhe fantastike. Por,  ndonjëherë  mund të jenë dhe të shpifura. Për shembull,një marrëdhënie shumë e gjallë mund të dështojë dhe të ndryshojë duke të lënë bosh dhe vetëm. Po e njejta marrëdhënie mund të digjet e shkatërrohet papritur duke lënë pasoja aq të mëdha sa do të dëshiroje më mirë të vdisje. Lotët ndonjëherë rrjedhin nga vënde aq të thella, që nuk  dije që ekzistonin, dhe të bëjnë ta pyesësh veten nëse do ndalojnë ndonjëherë. Të bërit dashuri ama  mund të jetë  një mundësi e mirë për të punuar ndaj frikave dhe krizave personale, gjithashtu mund të jetë një vend ku rritemi, falim, kënaqemi dhe gjejmë miqësi.

Pjesa më e madhe e shoqërisë sonë bën shpesh komente rreth jetës seksuale së të tjerëve. Marrim si shembull  Polin, një djalë qe punon si  IT,  i qetë, studioz, tip nerdy; marrim shembull dhe Tanin, i cili punon në një kompani private. Poli duhet të marrë pjesë në olimpiadë që të ja gjejme bicepsin, ndërsa Tano duke sikur ka dalë nga revista Mens Health, por në jetën seksuale Poli mund të bëjë seks çdo natë më të dashurën e tij, ndërsa Tani mund të jetë ende i virgjër. Tani nga ana tjetër mund dhe të ketë frikë që dikush,. herët a vonë do të zbulojë faktin që jeta e tij seksuale është më shumë masturbim dhe filma porno.  Ky blog pra është për Polin, për të dashurën e tij, është për Tanin dhe për të gjithë ata që janë kuriozë dhe që duan ta shijojnë seksin akoma më shumë.

Një gjë që duhet patjetër të mos harrojmë është se pamvarësisht moshës ka gjithmonë kohë për të pasur një jetë seksuale plot me fitore.

Zhaklin Lekatari

1 koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.