Menu Shen Valentini nga Tabu Blog dhe Papare

Shqiptart e bojn ma s’miri

Shën Valentini është momenti i duhur për të shpalosur aftësitë në gatim, sepse të gjithë e dimë që dashuria fillon nga stomaku. Prandaj për të joshur partnerin, mund të ia nisim nga kuzhina, duke përdorur ushqime afrodiziake që mund të nxisin një erotizëm përfekt për ditën kushtuar dashurisë.

Gjithsesi, duke parë që unë jam e mirë për të shijuar, më shumë sesa për të dhënë këshilla apo receta gatimi; këtë herë kam bashkëpunuar me blogun më të shijshëm të gatimit që mund të gjeni në hapësirat mediale. “Papare dhe Beauty of Small Things” ose “ papare, bukuria e gjërave të vogla”, të cilën mund ta gjeni në Instagram.

Bashkë me Mirelën ( paparen), kemi vendosur të propozojmë një menu shumë të thjeshtë me receta afrodiziake që janë të lehta dhe të shpejta në përgatitje. Fik dritat, vendos një muzikë në sfond, mbush gotat me champanjë, verë, ose ndonjë liker apo pijen që propozon Mirela- më shumë se unë- dhe shijoni mbrëmjen dhe ushqimin që ke përgatitur vetë.

Antipastë- Mouse avocado me karkaleca

Çfarë nevojitet: Spec djegës pluhur, 1 avocado e vogël, kripë, ½ limon lëkura dhe lëngu , vaj ulliri, majdanoz, 6 karkaleca.

Marinojmë karkalecat me kripë, piper, limon dhe vaj ulliri. I vendosim në frigorifer për disa orë.  Avokadon e bluajmë në blender me limon, kripë, piper , spec djegës dhe vaj ulliri. Vendosim në pjatë kremin e avokados dhe sipër karkalecat pasi i kemi pjekur disa minuta në tigan ose skarë.  

Pjata e parë- Risotto me fiq të thatë, kardamon dhe djathë pikant

Çfarë nevojitet: 100 g oriz carnaroli, 6 fiq të thatë , 100 g djathë pikant , 50 ml pana, 50 g gjalpë, Verë e bardhë, 50 g fleta bajame , kripë, piper, ujë.

Kaurdisim në tigan kardamonin pasi e kemi shtypur së bashku me orizin me gjysmën e gjalpit. E rregullojmë me kripë dhe piper, shtojmë fiqtë e thatë dhe e shuajmë me verë. Sapo vera të avullojë, shtojmë ujin pjesë pjesë derisa orizi të ziejë plotësisht. Në fund e pasurojmë shijen  me pana, djathin pikant dhe gjalpin e mbetur. E shërbejmë me fleta bajame të pjekura.

Pjata kryesore- Salmon me shparguj ne skarë

Çfarë nevojitet: 2 feta salmon, ½ tufë shparguj , 100 g kos i trashë, 2 lugë mustardë, 1 lugë mjaltë, 1 lugë bar qepe, ½ tufe kopër, 1 lugë lëng limoni lëkurë, vaj ulliri, kripë.

Përgatisim salcën duke bashkuar në një tas : kosin, mustardën, mjaltin, barin e qepës, kopër, kripë, piper, lëkurë dhe lëng limoni, vaj ulliri dhe e përziejmë mirë me tel kuzhine. Pjekim në skarë shpargujt dhe salmonin dhe i vendosim në pjatë. I shërbejmë me salcën.

Embësira- Mouse me çokollatë, spec djegës dhe luleshtrydhe

Çfarë nevojitet: 50 g çokollatë e zezë, 100 ml pana ëmbëlsire, pak spec djegës pluhur, 4 luleshtrydhe, mente

Presim çokollatën në copa, vendosim panën të ngrohet në një tenxhere të vogël derisa të arrijë vlimin, shtojmë specin pluhur dhe çokollatën. E largojmë nga nxehtësia, e përziejmë derisa të tretet plotësisht. E ftohim në frigorifer për disa orë. Me ndihmën e dy lugëve i japim formë dhe e vendosim në tas ku kemi shtuar më parë copa luleshtrydhe.  E zbukurojmë me degë mente.

Pija- Afrodiziake

Çfarë nevojitet: 2 cm xhenxhefil, 2 karafila, ½ lugë e vogël me shafran, pak piper i zi, 1 qitro, 2 lugë mjaltë, 100 m ujë

Vendosim ujin të ziejë, shtojmë karafilat dhe xhenxhefilin e copëtuar , e ziejmë 2 minuta. E ftohim pak dhe shtojmë piperin, shafranin dhe mjaltin. Pasi ftohet plotësisht e kullojmë lëngun, shtrydhim qitron dhe e bashkojmë me lëngun. E shërbejmë me copa akulli dhe mente.

Zhaklin Lekatari

10 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • Pershendetje pothuajse jam gati 17 vjeq qe 2 muaj teresteroni me eshte ulur a ka mundsi ta di a eshte pershak te adoleshences apo duhet te konsultohem me mjekun falemnderit

    • Pershendtje, gjate adoleshences, testosteroni ngrihet nuk ulet. Ku e kuptove ti qe eshte ulur ?

      • Ne mengjes nje dite nuk me eshte ngritur dhe kjo me ka ngjallur dyshime a ka mundsi qe te jete nga disa barna qe perdor per dhembje koke se ne efektet ansore te barnave shkruan qe zvoglon deshiren per seks

        • Nje mengjes, apo nje ngjarje sporadike nuk duhet te na trembe. Nuk jemi perdite nejsoj.

    • Nuk eshte e thene, jo te gjithe aseksualet kane testosteron te ulet, ne kete rast djali eshte adoleshent, duhet te flase me prinderit dhe te shkoje te andrologu.

    • Deri ne kete moshe gjithmone me kan terhequr femrat seksualisht ne maksimum por kam filluar ta pi dhe duhanin si dhe perdor barna per kokdhembje mendoj se gjitha kto e shkaktojne ndoshta impotencen

      • Ndikojne, varet dhe nga mosha, regjimi ushqimor, regjimi mendor. Te gjithe keto faktore ndikojne.

  • Nese nje femer bon masturbim po ende ska kry mardhenie seksuale me askend po thjesht duke ja lipir ose duke ja prekur a mundet me udemtuu virgjiniteti

    • Idriz ti e more nje bllok dje ne Instagram, mendon qe jam budallaqe une ?