Ide per Shen Valentin

Ide “papare” për të kaluar Shën Valentinin

Ndonëse unë nuk jam personi më romantik në këtë dynja, kam vendosur të  nxis dashurinë e ndjekësve në Tabu Blog me disa ide për Shën Valentin. Duke parë që shpesh herë kur propozoj ide, mesazhi që marr është: “ Njerëzit s’kanë bukë të hanë, me ça merreni ju”- kam vendosur që të gjitha propozimet të jenë dashamirëse ndaj portofolit. Prandaj, ndonëse të gjithë duan të celebrojnë dashurinë e tyre në Paris, nga ana tjetër qëndron dhe fakti  që, gjithmonë sipas opininit tim, Shën Valentini është festa më konsumiste dhe kapitaliste nga të gjitha. Si rrjedhojë, para se të dorëzohesh sepse nuk je i pavarur ekonomikisht ose sepse me zor mbyll muajin, vidh idetë e Tabu Blog për një Shën Valentin si ia u ka ënda.

Dhurata ekonomike

Shko te Jumbo, me më pak se 1000 lekë të reja, mund të pajisesh me një filxhan  dhe me bojën e duhur. Shkruaj emrin  e partnerit, datën e rëndësishme ose ndonjë frazë motivuese që tjetri  ka shumë qejf.  Për ta bërë mesazhin permanent duhet ta pjekësh  filxhanin në një furrë, me 250 gradë, për dy orë. Në këtë mënyrë do ju kujtojnë gjithmonë, ju dhe dhuratën tuaj.

Festa ekonomike

Të gjithëve na pëlqen ushqimi që të shëndosh dhe ka plot kalori. Patatina, kotoleta pule, fruta të thata dhe oreo. Çdo gjë që do i bëjë të lumtur.

Një ese dashurie

Edhe nëse nuk je Alban Skenderaj, ka mënyra shumë kreative  për t’i bërë dikutjtc të kuptoj se çfarë ndienje ke për ta.  Prandaj mund të marrësh një këngë të njohur dashurie, dhe ta përshtasësh me situatën tënde.  Mund ta regjistrosh me telefon ose ta performosh para partnerit. Është e sigurt që do gajaseni, sidomos nëse nuk keni zë bilbili.

Mbush dhomën me tullumbaca me mesazhe në brendësi

Do të nevojiten disa copa letre,  mbi të cilat mund të shkruash çdo gjë që të pëlqen shumë nga partneri yt. Vendosi këto mesazhe dashurie brenda tullumbacave, shperndajini në dhomën apo abjentin tuaj.  Në shikim të parë ato do duken si dekor për Shën Valentinin, por njëhërë që kanë shpërthyer, mesazhi juaj i dashurisë do të jetë i qartë.

Krijo një kala batanijesh dhe shiko një maratonë filmash

Ndoshta e keni harruar se edhe pushimi apo koha kur nuk bëjmë asgjë është e rëndësishme ( nihil dulcis, lat). Prandaj, merr ca batanije, ca kokoshka, futu në Netflix nëse keni dhe duke përkëdheluni duke parë filma.

Mbulo pasqyrën me mesazhe

E keni parasysh atë bllokun e verdhë që përdoret nëpër zyra për mesazhe apo  për kujtesa të vogla ? Shkruani ose bëni një listë të vlerave që pëlqeni të partneri. Nëse doni të tregoheni shumë të embël, ngjitini në formë zemre.

Fik dritat, ndiz qirinjtë

Çfarë është më romantike se qirinjtë ? Nëse ke plan të gatuash një vakt të mirë, të shikosh një film, ose të bësh muhabet, bëje me drita fikur. Ndiz disa qirinj, aromatik nëse mundesh, ose me aromë vagine, sepse do e bëjnë ambjentin shumë romantik.

Mëngjes në krevat

Nuk ka nevojë të kaloni orë  të tëra duke përgatitur mëngjese të shijshme.  Një omletë me vezë ose dhe mengjes tipik me petulla dhe djathë janë ide fantastike.  Pikë shtesë për ata që i bëjnë në formë zemre. Shumë e ekzagjeruar për gustot e mia, por romantike.

Krijo një mur Valentini

E keni parasysh murin e Facebook ose Instagram, ku postojmë fotot dhe momentet më të bukura? Printimi i tyre apo detaje të marrëdhënies tuaj mund të jenë prezente në murin e Shën valentinin.  Vendosi sipas kronologjisë së ngjarjeve dhe kujtoni bashkë momentet më të bukura. Murin mund ta realizoni me fleta apo copa kartoni.

Mbushni një kavanoz me dëshirat tuaja

Merrni një kavanoz dhe mbusheni me copëza letre mbi te cilat keni shkruar zotime dashurie. Pra një masazh, një puthje, një seks oral, një gatim, një muzikë, një film, një kërcim sebashku. Secili nga ju duhet të marrë biletat me rradhë.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Titulli i pageses

Subjekti i pageses
Vendosni emailin tuaj:

Miqt e Tabu-s