Baby prostituta

Seks në këmbim të një telefoni të ri ? Adoleshentë në shitje apo prostituim ?

Adoleshentë, të rinj e të reja që ofrojnë shërbime seksuale në këmbim të një telefoni, mbushje, apo ndonjë dhurate tjetër. Problemi i baby prostitutave,  apo i tregut të Instagramit si treg i gjësë së gjallë, nuk është vetëm shqiptar, por një fenomen botëror që fatkeqësish përfshin të dyja gjinitë dhe mosha shumë të reja. Janë të rinj që shumicën e kohës as nuk e dinë se çfarë po bëjnë, sepse e mendojnë si një lojë, si një sfidë, si një mënyrë për të bërë ca lekë me moshatarët apo me të rriturit. Nga e di këtë ? Nuk mendoj që në kronikat e muajve dhe ditëve të fundit nuk ka pasur raste të tilla. Për të mos folur për të gjithë shembujt e vajzave të show bizit të cilat nga vitet ’90 e tutje kanë qënë të gjitha të dashurat e djemve të fortë. Sot është në modë që i dashuri yt, të ketë lekë të pa justifikuara, makina me vlera marramendëse, shtëpia të pafundme, udhëtime, aksesorë, dreka e darka të pafundme. Të tjerët më shkollë janë leshko.

Kjo situatë është shumë, tepër e rrezikshme. Nga një anë, ke krahët e një seksualiteti të shpejtë, të një seksualizimi të tepërt, të përdorimit të trupit si të një objekti për të marrë miratim, vlerësim, famë, popullaritet, rol social, para e pushtet. Mjafton të hyni në Instagram për të kuptuar që sot për t’u bërë të famshëm, jemi të gatshëm të japim çdo gjë. Është sikur trupi mos ketë më asnjë vlerë, si të jetë një pajisje e vjetër te tregu i Pazarit të Ri, sikur të jetë një mjet këmbimi për të arritur objektivat që i kemi vënë vetes.

Kujdes, nuk duhet të mendojmë që janë vetëm adoleshentët të cilët shrytëzohen dhe shesin trupin në apartamentet e mijëra pallateve bosh në Tiranë, të mbushur më adultë që shfrytëzojnë nevojën e tyre dhe varfërinë e një konviktoreje. Po flas për vajza dhe djem që bëjnë seks në këmbim të alkolit, të një vize noç, të një tavoline në zonën VIP ose për ndonjë dhuratë, aksesorë, lekë të thata apo dhe favore në shkollë, si kalim provimi. Ky është një fenomen në rritje e sipër, i cili nuk prek vetëm ata që janë të varfër, por nga të pasurit e deri te ata që kanë një nivel shoqëror dhe ekonomik më të ulët.

Pjesa më e frikshme është  e ardhmja e marrëdhënieve të tyre, por dhe reaksionet e tyre. Duket sikur sot kjo është mënyra se si njohim dikë, kjo është mënyra se si behëmi miq e shoqërohemi, ky është modaliteti, për veprime ndërpersonale. Nuk mendoj që shumica e tyre e dinë ose janë të vetëdijshmë për aksionet e tyre. Nuk besoj se e mendojnë që trupi i tyre nuk ka më vlerë. Sepse nevoja për stimuj, nevoja për adrenalinë, nevoja për të dalë nga rutina dhe mërzia, nevoja të për të mbushur orët e gjata, i çon në takime nëpërmjet whatsappit apo IG.

Duhet, që ne si adultë, të reflektojmë se cilat janë arsyet që të rinjtë e shesin veten me vlera minimale, pa respekt ndaj vetes dhe trupit, duke zhdukur konceptin e intimitetit, etikës, publikes dhe privates. Duke jetuar një seksualitet pa ndjenja, të strumentalizuar dhe jo të shijuar. Mos ndoshta kjo ndodh sepse jetojmë në një shoqëri e cila nuk ka më përmbajtje, nuk ka më kufij, kur çdo gjë ndahet me të tjerët,  dhe si rrjedhojë çdo gjë është e lejueshme ? Ka një shbërbërje të pikave të referimit. Familja e ndarë, shkolla me programe shekullore, fëmijë të vetmuar, shoqëri indiferente dhe e pamundur të ndërhyjë kur duhet. Por nga ana tjetër, ne nuk flasim për gjëra të tilla, se na ofendohen prindërit, modelet, vipat, moralistët, dhe të gjithë strucat që mendojnë që këto gjëra nuk ndodhin dhe se faji është i democracisë apo sistemit të ri politik.

Zhaklin Lekatari

4 komente

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • “Mos ndoshta kjo ndodh sepse jetojmë në një shoqëri e cila nuk ka më përmbajtje, nuk ka më kufij, kur çdo gjë ndahet me të tjerët, dhe si rrjedhojë çdo gjë është e lejueshme ?”

    Sigurisht… Gjithcka vjen si pasoje e te mos pasurit parime apo kushtezime morale, familjare, ose fetare.

    • Feja eshte shpikje. Mjafton edukimi dhe etika per te qene te zhvilluar dhe civilizuar.

    • Do te doja qe te kisha me shume komente te tilla, seps eme pelqen debati dhe idete e ndryshme.
      Kjo sjell ndryshim dhe zhvillim.

      • Kjo ndodh sepse ne shoqerin qe jetojme ne familja esht gjeja me e pavler . Femrave nuk i interson qe x esht i martuar ka femi dhe ajo si dashnore po i shkatrron lumturin jeten dhe po fut nje te keqe te madhe ne shtepi duke e shkatrruar pergjithmon femi qe rriten me prinder te divorcuar me shembull te keq dhe gjith te keqijat e tjera qe sjell dashnori ose dashnorja (Po flas per ciftet e martuara)
        Shoqeria jon po ngatrron civilizimin me degjenerimin
        Njeriu esht i lir te bej cfare te doje dhe ta jetoj jeten e vet pa cenuar dhe prekur jeten time .
        Me vjen shum keq per adoleshentet qe jan ber prostituta me gjith kuptimin e fjales vetem per te shkuar dhe ato ne jug per te pasur cel te shtrenjt dhe foto te bukura ne insta . Shikoj vajza 12 vjece kan nderruar 3 te dashur se nk i pelqenin ne seks . Me fal se u zgjata kam vajze vet dhe pervec ksaj mendjemadhsie te hapur qe ka ky brez dhe esht gjeja me e i mire duhet te vendoset pak moral etik dhe privatsi