Orgazam mashkullore

Orgazma mashkullore- ejakulimi dhe orgazma mund të mos përputhen

Orgazma e burrit është më mekanike sesa ajo e gruas. Ky është një nga mitet më të përhapura, por dhe më i vërteti.  Tashmë e dimë që trupat e gruas dhe burrit janë të ndryshëm, reagojnë ndryshe dhe kanë hapësirë kohe të ndryshme për të “mbledhur” veten.  Nëse është e vërtetë që universi i orgazmave fëmërore është i ndryshëm, duhet të dimë që edhe burrat kanë një mekanizëm kompleks në krahasim me atë që mendojmë ne.

Në disa raste orgazma dhe ejakulimi nuk përputhen

Po, një burrë mund të ejakulojë pa ndierë orgazmën dhe viçeversa ( anasjelltas) , e dinit ? Unë e dija, por nuk e kam trajtuar kurrë si temë ( ndonëse e kam permendur këtu), derisa një ndjekës ma vuri në dukje.  E thamë që një burrë mund të ejakulojë (derdhë spermë për ata që nuk kuptojnë) pa ndierë kënaqësi dhe viceversa. Sipas një studimi  të bazuar në përgjigjet e burrave dhe grave ( 10 mijë orë regjistrim të personave që masturbojnë dhe bëjnë seks në një laborator), u zbulua që 12 % e meshkujve të ekzaminuar ishin në gjendje të ndienin orgazmën pa ejakulim. Gjithashtu ishin në gjëndje që pa humbur ereksionin të arrinin deri në 4 orgazma në një orë e gjysëm raport seksual. Këto janë metoda të atij që quajme seksi Tantrik, por ne po flasim për një patologji.

Çfarë ndodh te burrat para së të ndodhë orgazma ?

Burrë i stimuluar= burrë i eksituar

Eksitimi mund të arrijë nga stimuj të ndryshëm, edhe vizual. Kjo do të nxisë më shumë qarkullim gjaku në tru dhe do të forcojë dhe rrisë madhësinë e penisit. Do të kemi atë që quajmë ereksion.  Koha gjatë të cilës ndodhin këto ndryshime është personale dhe ndryshon nga personi në persona, nga organizmi në organizëm.  Ereksioni i penisit është një refleks i pakontrolluar që lejon penetrimin, orgazmën dhe ejakulimin.

Çfarë ndodh te burrat mbas orgazmës

Orgazma mashkullore, sikurse ajo femërore është një shpërthim i vërtetë, një kënaqësi fizike dhe psikologjike , e cila përfshin pjesë të ndryshme të trurit. Mbas orgazmës  penisi zvogëlohet duke u kthyer në formën e tij orgjinale. Koha që duhet për të pasur përsëri një ereksion është shume subjektive dhe varet nga njeriu në njeri.

Burrat mbas orgazmës e fikin mendjen

Sipas studimit të bërë nga Inserm ( institute National de la Sante et de la Recherche Medicale), mbas orgazmës, mendja e një burri ndien një nevojë madhore për t’u fikur . Kërkimi ka analizua trurin e burrave gjatë dhe mbas orgazmës, duke treguar që pjesa e mendimeve, fiket në mënyrë imediate mbas raportit, kjo sepse amigdala ( ajo pjesa që filtron ngjarjet) i dërgon trurit mesazh për t’u qetësuar.  Ndërkohë truri, po në këtë fazë prodhon serotoninë dhe oksitocinë, dy substance që shtyjnë burrin të pushojë

Orgazëm pa ejakulim­: avantazhi

Nëse ju ka ndodhur që të keni një orgazëm të kënaqshme por pa shpërthimin final, mos u shqetësoni. Ekzistojnë edhe orgazma pa ejakulim, gjatë se cilës burri ndien kënaqësi por nuk ejakulon, ndërsa ejakulimi anaorgazmik, është e kundërta, ndodh ejakulimi por pa orgazëm.  Me lehtësi mendon se si opcioni i parë ka avantazh ndaj raportit.

Orgazëm dhe ejakulim: Varet nga muskujt

Themi që orgazma ndodh në mendje, ndërsa ejakulimi në prostatë. Muskujt e gjëndrave të prostatës gjatë kontraktimit lëshojnë lëngun seminal. Orgazma përfshin mendjen,  aq shumë saqë mund ta krajasojmë me intensitetin e njejtë që ka një krizë epilektike. Gjatë fazës para ejakulimit, gjëndra Cowper lëshojnë lëng pre-seminal, që nuk është spermë, por ndonjëherë dhe mund të ketë spermatozoidë dhe të fekondojë.

Ejakulimi është i shëndetshëm dhe nëse bëhet vazhdimisht lejon që prostata të jetë e pastër dhe sperma aktive dhe e shëndetshme. Shpesh ndodh që burrat të mundohen të zgjasin këtë moment, për të pasur një marrëdhënie sa më të gjatë. Prandaj, djem dhe vajza, burra dhe gra, mos hyni në krizë nëse përjetoni nëj raport pa spërkatje finale, sepse kënaqësia ka forma të ndryshme.

Eksperienca juaj- dëshmia e një ndjekësi

Në adoleshencë mësova se si të arrij orgazmën pa ejakulim. Në fillim më dukej diçka e bukur dhe e veçantë, por më pas lexova se shumë studiues besonin se ajo teknikë mund të ishte e dëmshme, madje dhe të shkaktonte impotencë. Kështu që nuk e praktikova më. Ndërsa përsa i përket të kundërtës ( ejakulim pa orgazëm), mund të them se më ka ndodhur.  E fundit ishte rreth tre ditë më parë por shkaqet nuk ia di. Megjithatë unë besoj se ka të bëjë shumë me lodhjen dhe eksitimin e pamjaftueshëm. Keto janë prezente sa herë që më ka ndodhur.

Çfarë thotë eksperti- Obs-Gjin Ardi Prushi

Mjeku specialist thotë që orgazma e thatë apo ejakulimi retrograd, është ajo patologji e cila konsiston në një problem të muskulit të qafës së fshikëzes së urinës, ku gjatë aktit seksual përsoni arrin në orgazëm por nuk arrin të ejakulojë dhe sperma të mos dalë jashtë nëpërmjet uretrës, por të kthehet në fshikëzën e urinës.  Është një patologji e cila nuk ka asnjë lloj problematike veç atij të infertilitetit. Zakonisht këta djema bëjnë takim me mjekun urolog , androlog, gjinekolog infertilist, kur duan të kenë një fëmijë por nuk munden. Në këto raste teknika si IIU apo FIV janë zgjidhje.

Zhaklin Lekatari

Jep koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.